Këngëtarja e njohur Samanta është ndër më të pëlqyerat në skenën shqiptare. Ajo për vite me rradhë ka qënë aktive, ndërsa këngët e saj kanë marrë miliona klikime në YouTube. Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, Samanta ka bërë të ditur se po përgatitet për projektin e ri.

Pamja që ajo ndau me fansat ishte nga një vend i punuar me dru, kurse në tavolinë ishin të vendosura produktet e bukurisë. Me sa duket shumë shpejt do të kemi një hit nga ana e saj. Kënga e saj e fundit mban titullin “NKN” , një bashkëpunim me Skerdin.