Të ardhurat nga arkëtimet e filmave në Kinë në vitin 2020 i kanë kaluar 18 miliardë juanë, (afërsisht 2.76 miliardë dollarë), me katër filma që kanë kontribuuar për rreth gjysmën e shifrës në fjalë. Të dhënat janë konfirmuar nga “China Movie Data Information Network”, citon “Xinhua”.
Filmi “The Eight Hundred”, i Guan Hu, ka përparuar në klasifikimin vjetor të “box office”, duke arkëtuar mbi 3.1 miliardë juanë deri në ditët e fundit të vitit. Pas tij renditet filmi komedi, “My People, My Homeland” dhe podiumi plotësohet me filmin e animuar “Jiang Ziya: Legend of Defication”, që kanë arkëtuar respektivisht mbi 2.8 miliardë dhe 1.6 miliardë juanë. (Irma)