Hong-Kongu po përgatitet për kremtimin e 25-vjetorit të kthimit të tij në gjirin e atdheut më 1 korrik. Me këtë rast, Rrjeti Global Televiziv i Kinës (CGTN) ka eksploruar evolucionin demografik të Hong-Kongut për të kuptuar se si ka ndryshuar popullsia gjatë këtyre 25 viteve, sipas Departamentit të Regjistrimit dhe Statistikave të Hong-Kongut.

Popullsia e përgjithshme

Sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 2021, popullsia e Hong-Kongut është afro 7.4 milionë, 1 milion më shumë se 25 vite më parë.

Hong-Kongu ka dendësinë më të lartë të popullsisë në botë, mesatarisht me 6.656 persona për një kilometër katror në vitin 2021.

Popullsia nga përkatësia etnike

Kinezët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë së Hong-Kongut, ndërsa rreth 8 për qind të tjerë janë jo-kinezë. Pakicat etnike të rajonit formojnë një komunitet plot gjallëri. Filipinasit dhe indonezianët janë dy grupet më të mëdha të pakicave etnike, përkatësisht me 2.7 dhe 2 për qind të popullsisë. Pjesa kryesore e tyre punojnë si shërbëtorë shtëpiakë.

Shtetësitë kryesore të popullsisë jo-kineze në Hong-Kong 1996-2021

Popullsia nga gjuhët

Përzierja e kulturave të pasura në Hong-Kong është pjesë përbërëse kryesore e karakterit të tij unik. Në këtë rajon gjuhët e shkruajtura zyrtare janë kinezishtja dhe anglishtja, ndërkohë që të folura janë ato mandarinë, kantoneze dhe anglishte. Gjuha mbizotëruese në të folur është kantoneze, që përdoret nga 88.2 për qind të popullsisë. Para kthimit të Hong-Kongut në vitin 1997, vetëm 1 për qind e popullsisë në moshën mbi 5 vjeç fliste mandarinën si gjuhë të parë, por 25 vite më vonë, ky tregues u dyfishua. Ndërkohë, përqindja e hongkongasve që mund të flasin mandarinë u shtua nga një e katërta në vitin 1996, në mbi 50 për qind në vitin 2021. Profesionistët tregjuhësh që flasin anglishten, kantonezen dhe mandarinën luajnë një rol të rëndësishëm në ndërmarrjet që merren me biznes në Hong-Kong ose me pjesën kontientale të Kinës dhe rajonin e Tajvanit.

Popullsia sipas grupmoshave

Popullsia në Hong-Kong është në plakje. Përqindja e banorëve të moshës nën 15 vjeç u ul nga 19 për qind në vitin 1996, në 11 për qind në vitin 2021. Në të kundërt, të moshuarit e moshës mbi 65 vjeç u shtuan nga 10 për qind në 20 për qind gjatë së njëjtës periudhë. Duke pasqyruar këto dy ndryshime, mosha mesatare e popullsisë u rrit nga 34 në vitin 1996 në 46.3 në vitin 2021. Popullsia e vjetëruar është rrjedhim i përqindjes së ulët të lindshmërisë dhe i jetëgjatësisë më të madhe. Përqindja e lindshmërisë në Hong-Kong është ndër më të ulëtat në botë. Ajo u pakësua edhe më tej gjatë pandemisë COVID-19. Kur përqindja e përgjithshme e lindshmërisë ra nga 1064 për 1.000 femra në vitin 2019 në 774 në vitin 2021, përqindja bruto e lindjes shënoi rekordin më të ulët me 5 lindjeve për 1.000 femra në vitin 2021.

Jetëgjatësia e parashikuar nga koha e lindjes

Banorët e Hong-Kongut gëzojnë jetëgjatësi, falë përmirësimit të masave publike të shëndetësisë, furnizimit të ushqimeve dhe trajtimit të sëmundjeve kronike. Në vitin 2021, jetëgjatësia e parashikuar nga koha e lindjes ishte 83 vjeç për burrat dhe 88 për gratë, një rritje prej 6 vitesh e më shumë në krahasim me 25 vite të kaluara. Jetëgjatësia e parashikuar nga koha e lindjes në Hong-Kong është më e lartë në botë, sipas Bankës Botërore.

(foto nga VCG)