Një festival ku bëhen bashkë instrumentistë, këngëtarë, DJ, aktorë, kërcimtarë, piktorë, karikaturistë dhe animatorë. Organizatorja e festivalit Iris Canaj për CMG tregon se ky festival ka mbledhur artistë të njohur dhe të rinj.

Iris Canaj (Foto: Koliberfilms)

Iris Canaj (Foto: Koliberfilms)

"Ideja e organizimit të një festivali të tillë ka vite se ky ishte edicioni i 4-të. Ne kemi pasur edicionin e parë tek Monumenti i Kulturës tek Radio Trana dhe gjithmonë kam menduar që duhet të jetë pranë një monumenti kulture, për të promovuar trashëgiminë kulturore, vlerat arkitekturore, historinë që Tirana apo Shqipëria mbart duke i promovuar këto nëpërmjet një arti bashkëkohor interesant, interaktiv siç është arti i rrugës, që përfshin disiplina të ndryshme pasi bën bashkë artet vizuale, muzikore dhe ato skenike që bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj, të rinj dhe të afirmuar. Një festival që nxit atraksionin kulturor në trashëgiminë kulturore materiale dhe atë jomateriale, por ne bëmë dhe një pikë kyçe për pormovim duke qenë se lidhe artistë vendas me ata të huaj. Lidh gjithashtu nëpërmjet Workshopeve publikun me artistët dhe i bën këta të kuptojnë të gjithë proçesin deri në realizimin e një pune artistike. Pra publiku bëhet dëshmitar i të gjithë proçesit që nga performanca që bëjnë muzikantët deri tek lyerja e një muri apo telajo që bëjnë artistët pjesë të festivalit” shprehet Iris Canaj.

Ka artistë të cilët i bashkohen për herë të parë këtij festivali, ndërsa nuk kanë munguar as ata që kanë qenë të pranishëm në edicionet e tjera. Ka një liri, shprehet Irisi, sepse artistët bëjnë dhe performojnë në spote të ndryshme.

Festivali i artistëve

Festivali i artistëve

"Dhe ka një liri shumë të këndshme, sepse çdo artist që është pjesë e programit vejn dhe performon gjatë gjithë rrugës në spote të ndryshme dhe nuk është ideja e skenave të mëdha, sepse çdo kënd, rrugë, bar, lulishte i jep vlerë dhe e bën skenë vetëm artisti dhe publiku duke realizuar atë skenën e magjishme. Prandaj quhet festivali i artistëve të rrugës për këtë lirshmëri që ka dhe këtë pushtim të rrugës, që i bëjnë duke ndaluar përdorimin e makinave në atë zonë, për t’i dhënë ngjyra dhe dritë nëpërmjet artit dhe për tu argëtuar në mënyrën më të mirë të mundshme kulturore dhe edukative" tha ajo.

Artistët pjesmarrës janë të ndryshëm ndërsa aktivitetet kanë qenë të shumta dhe studentët e Akademisë së Arteve ishin ata që bënë edhe hapjen e këtij edicioni.

"Artistët pjesmarrës të këtij viti ishin të ndryshëm, aktiviteti filloi me një happening do ta quaja nga studentë të skenografisë dhe kostumografisë të universitetit të arteve vitit të II-të që kostumet e tyre të periudhës klasike, të cilën i veshën dhe pushtuan autobusin e linjës kombinat-kinostudio hynë aty dhe mahnitën publikun. Është një festival i lirë dhe surprizës, sepse jo vetëm presim që festivali të vijë tek ne, por edhe artistët shkojnë tek publiku. Prandaj dhe në edicione të ndryshme vjen duke ndryshuar edhe lokacionin. Artistë pjesmarrës janë edhe archigames duke realizuar kostume të bazuara në figura gjeometrike. Po ashtu edhe kostume tridimensionale që u veshën nga fëmijë, për tu dukur si monumente culture”,tha ajo.

Franko Dine murale Tana (Foto:Koliberfilms)

Franko Dine murale Tana (Foto:Koliberfilms)

E pyetur se përse kjo zgjedhje dhe këta artistë Irisi shpjegon se zgjidhen pikërisht këta artistë sepse bëjnë gjëra ndryshe.

"Janë zgjedhur këta artistë, sepse sjellin frymë ndryshe dhe secili nga ata zgjedh të sjellë diçka që nuk e bën kudo. Festivali vazhdoi me karikaturat e Endri Beqos, që bazohet në tematikën dhe në vendin ku ne zgjedhim çdo vit për të realizuar festivalin. Vazhdojmë me një murale të Franko Dines që u bë tek Arkivi Shtetëror Qëndror i Flmit, me tematikën e filmit të parë shqiptar Tana. Një murale që i jep vlerë, dritë dhe ngjyra komunitetit dhe lagjes që nuk ka kaq shumë dominancë artistike do ta quaja. Ma pas aktivitetit vazhduan me piktorn Olta Çanga, e cila pikturoi live dhe me performancat e studentëve të Universitetit të arteve që na çuan në teatrin aziatik. Gjithmonë unë e mendoj se ne kemi si detyrë për të hedhur një farë ndërsa ajo mbillet dhe publiku kujdeset për të apo edhe nëse do ta shpërdorojë ne kemi si detyrë ta sjellim dhe për ta nxitur këtë dëshirë tek publiku për artin e mirë. Më pas kishim grafiti me Mario Dinën dhe loopcolors që ai drejton, kishim vizatime me shkumësa për të zbukuruar oborrin e ministrisë së kulturës. Kishim performancë nga dj me muzikë indipendent dhe afro, një istalacion zanor dhe një pikturë frymëzuar nga ky istalacion. Gjithashtu edhe një performancë me zjarr drejtuar nga Fiona Rushiti dhe ideja ishte që të kishim një gjë të re dhe të çuditshme ndryshe nga ajo që këta artistë bëjnë në përditshmërinë e tyre. Fakt është që ata vijnë në festival me produkte të reja enkas për të realizuar konceptin që ne kemi për festivalin duke u frymëzuar.

Studentët Akademia Arteve (Foto:Koliberfilms)

Studentët Akademia Arteve (Foto:Koliberfilms)

Tashmë me edicionin e tij të 4-të ky festival i kthyer në një traditë ka mbushur rrugët e kryeqytetit me artistë të shumtë duke lumturuar pa masë të gjithë ata që janë bërë pjesë të rritur dhe fëmijë. Por vazhdon të jetë një skenë e hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e tij.

"Fëmijë të rinj mosha më të mëdha artistë të afirmuar shqiptarë dhe të huaj, por gjithashtu duhet vlerësuar që është një skenë e hapur për këdo që mendon se mund të bëhet pjesë e festivalit ashtu siç edhe ndodhi." u shpreh drejtuesja e DoArt.