Lev Tolstoi ( foto la capanna del silenzio)
Nëse ishte tipike për mjedisin letrar rus që çdo talent në zhvillim të kishte një mentor, Lev Tolstoi refuzoi të fuste veten në këtë mekanizëm. Kur Turgenjev, shkrimtari kryesor rus në atë kohë, i ofroi ta sponsorizonte, Tolstoi jo vetëm që nuk e pranoi këshillën e tij, por e kritikoi ashpër. Turgenjev i zëmëruar, premtoi "t’ia thyente dhëmbët” Tolstoit, ndërkohë që Tolstoi e cilësoi Turgenjevin si një "mascara që duhet rrahur". Ata arritën të pajtoheshin vetëm njëzet vjet më vonë.
Mund të duket kontradiktore, pasi ai ka shkruar një libër për luftën, por Tolstoi ishte një pacifist i bindur dhe pretendonte se nuk duhej të ekzistonte dhuna (madje shkoi aq larg sa kërkoi falje për dy vrasësit e carit Aleksandër II). Madje veprat e tij ndikuan në formimit të Gandhit të ri dhe të panjohur, i cili e përcaktoi Tolstoin "një nga udhërrëfyesit e tij" dhe "apostullin më të madh të jo-dhunës që ka prodhuar ndonjëherë epoka e sotme". Një vit para vdekjes së shkrimtarit rus, të dy filluan gjithashtu një korrespondencë.
Përpara se të martohej, Tolstoi ia dorëzoi ditarët e tij të fejuarës, Sofisë. Vajza u trondit jo vetëm nga lidhjet e shumta të të dashurisë, por edhe nga lidhja e gjatë që kishte me një fshatare, Aksinja, e cila kishte pasur edhe një djalë nga konti.
Libri i famshëm i Tolstoit Anna Karenina, u botua me pjeë nga viti 1875 deri në 1877 në të përditshmen "Russkij vestnik" ("Lajmëtari rus"), por botimi i saj u ndërpre para fundit: për shkak të qëndrimit antikombëtar të autorit. Nga pjesa e tetë e romanit, u botua vetëm një përmbledhje e disa rreshtave. Tolstoi u detyrua ta botonte pjesën e plotë veçmas, me shpenzimet e tij, por romani u shtyp po aq nga kritikët, të cilët e quajtën atë "një përrallë joserioze të ngjarjeve të shoqërisë së lartë të Moskës". Gjykimi i pamëshirshëm u përmbys shpejt nga Dostoevsky, i cili romanin Anna Karenina, e cilësonte "si vepër arti të përsosur ", ndërkohë për nNabokov ishte "kryevepra absolute e letërsisë së shekullit të 19-të".
Pas heqjes së skllavërisë së robërve (1861), ai themeloi një shkollë për fëmijët, meshkuj dhe femra, të fshatarëve - e para nga shumë shkollat e themeluara nga shkrimtari. Pasi kishte studiuar për një kohë të gjatë pedagogjinë evropiane, Tolstoi krijoi metodën e tij: ai lexoi shumë për fëmijët, i edukoi ata në kreativitet dhe imagjinatë, u tregoi atyre për fenomenet që ai i konsideronte më të rëndësishmet në historinë dhe histori dhe shkencat e natyrës.
Në tetor 1910, Toltòj, i shtyrë nga grindjet me gruan dhe fëmijët e tij, vendosi të bënte "kapërcimin" që do ta shtynte të linte gjithçka. Shkrimtari iku në mes të natës nga spitali ku qëndronte, i shoqëruar vetëm nga mjeku i tij, një mik i besuar dhe u nis për në Krime me trena të klasit të tretë. Megjithatë, për shkak të të ftohtit, shkrimtari u sëmur rëndë nga pneumonia, e cila u pasua me vdekjen brenda një muaji.