Fëmijët janë entuziastë gjatë gjithë vitit dhe mezi presin pushimet verore, ndërkohë prindërit duhet të planifikojnë pushimet në një vend ku koha e tyre të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar. Gjatë këtij sezoni fëmijët kanë dëshira dhe duan të dalin e të shijojnë kohën e tyre të lirë madje ndonjëherë ndodh që edhe të "rebelohen". Për Grupin Mediatik të Kinës psikologia Jonida Haxhiu rrëfen se cila është zgjedhja më e mirë për fëmijët gjatë sezonit të verës.
Foto:VCG
“Zgjedhja më e mirë është që prindi ose kujdestari i fëmijës, së bashku me fëmijën, duke marrë në konsideratë moshën e fëmijës, dëshirat e prirjet e tij, por edhe mundësitë e familjes, të organizojë ditën e fëmijës, në mënyrë të qartë, që të rritet mundësia që fëmija të përfshihet në aktivitete të shëndetshme, e në të njëjtën kohë të reduktohet mundësia për jetë sedentare apo aktivitete të pashëndetshme të tilla si pajisjet smart, që sigurisht me një ekspozim të zgjatur shpesh në përmbajtje aspak të dobishme por edhe të rrezikshme, mund të sjellin shumë probleme” thotë psikologia.
Është më mirë për fëmijët angazhimi në kampe pushimi, mbajtja në shtëpi apo qëndrimit tek gjyshërit? Çfarë sugjeron psikologia Haxhiu?
“Kjo është në varësi nga kushtet e mundësitë që ka çdo familje. Nëse ka mundësi financiare, e në të njëjtën kohë gjen një kamp veror, aktivitetet të cilit janë të dobishme për atë fëmijë, përshtaten me dëshirat e prirjet, patjetër që një kamp do të ishte mjaft efektiv dhe me shumë përfitime pozitive për fëmijën por edhe familjen. Po ashtu, për ata fëmijë që mund të qëndrojnë me gjyshërit, në shumë raste, kjo mund të rezultojë në një eksperience shumë pozitive, për fëmijët, gjyshërit e familjen. Do të theksoja në këtë aspekt që do e përkrahja këtë eksperiencë, nëse gjyshërit do të ndiqnin një plan paraprak, si ai që përmendem me lart dhe nuk tolerojnë (për shkak të dobësisë) sjellje jo të shëndetshme”, shprehet ajo.
Foto:VCG
Një nga vështirësitë më të mëdha është mënyra sesi duhet menaxhuar koha e fëmijëve gjatë kësaj periudhe.
Psikologia shprehet se “Në çdo kohë, çdo individ duhet të ketë një planifikim te aktiviteteve ditore. Një forme plani, agjende, orari, sipas emërtimeve që individë të ndryshëm përdorin. Kjo do të lehtësonte përfshirjen në aktivitete, energjinë e shpenzuar për secilin aktivitet dhe do të shmangte stresin që shkakton konfuzioni i aktiviteteve.
Kjo patjetër vlen edhe për fëmijët. Në këtë rast, janë prindërit që bashkë me fëmijën, bazuar në moshën, dëshirat e prirjet e fëmijës por edhe mundësitë e fëmijës, të hartojë një plan për menaxhimin e ditës së fëmijës; në shkollë, fundjavë, pushime, etj., thotë ajo.
Një nga gjërat më të rëndësishme është edhe prania e personave më të dashur në kohën e tyre. Sa të pranishëm duhet të jenë prindërit në kohën e një fëmije?
“Koha aktive me fëmijën është një domosdoshmëri për prindërit efektiv. Prindi, pavarësisht angazhimeve, punëve, problemeve, duhet patjetër të gjeje kohë për të komunikuar me fëmijën për problemet, frikërat, dëshirat e gjithçka, e pse jo te gjejnë e të përfshihen në aktivitete të përbashkëta, të tilla si gatime, aktivitet fizik, lojëra, si një mënyre e sigurte për konsolidimin e marrëdhënies dhe komunikimit prind-fëmije., sqaron psikologia.
Foto:VCG
Foto:VCG
Ndonjëherë koha e lirë dhe pushimet ndikojnë në sjelljen e fëmijëve gjatë vitit të ri shkollor. Cilat janë disa nga pasojat që sjell në krijimin e një rutine tjetër për ta?
“Jo, aspak. Përkundrazi pushimet konsiderohen si një mënyre për të rifituar energji dhe motivim. Patjetër që është e vështire shpesh rikapja e ritmit të shkollës; me detyra e angazhime, por fëmijët zakonisht e kapin shumë shpejt këtë ritëm duke u futur e funksionuar normalisht tashmë në rutinën e ditëve në shkollë. Relativisht, është e veshtirë ditët e para. Çdo ndryshim rutine është i vështirë e kërkon pak kohe përshtatje. Fëmijët janë me fleksibël dhe i kalojnë me mire ndryshimet, duke u përshtatur shpejt me shkollën e kërkesat e saj” u shpreh psikologia Haxhiu.