Eljona (Boce) Elmazi është drejtoreshë ekzekutive e World Vision Albania. Ajo ka një përvojë 24-vjeçare si drejtuese dhe eksperte në projekte dhe programe të zhvillimit dhe të kërkimit në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe grupeve më në nevojë, mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, zhvillimit social-ekonomik dhe të edukimit, pranë organizatave të shoqërisë civile, think-tanks, institucioneve kombëtare dhe agjencive ndërkombëtare.

Eljona Elmazi me familjen(Burimi personal)

Eljona Elmazi me familjen(Burimi personal)

Elmazi është diplomuar në Psikologji pranë Universitetit të Tiranës, zotëron një Master në Administrim Publik nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës. Ajo është Kandidate për titullin Doktor i Filozofisë pranë Clemson University, South Carolina, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eljona Elmazi është e martuar prej 14 vjetësh dhe ka dy vajza, 12 dhe 10 vjeç.

Prej 6 vitesh ajo që organizon "Festivalin e rinisë", i cili këtë vit mbajt në qytetin e Korçës.

CMG: A e kishit projektuar veten se do të ishit një njeri që do ndryshonit jetët e shumë familjeve sot?

Eljona Elmazi : Në vitin 98' unë isha një vajzë me ëndrra të mëdha, por pikërisht në ato vite u ballafaqova me luftën e Kosovës gjë që tek unë la gjurmë.

U përballa me një gjendje të ngarkuar emocionale, njerëz që kërkonin strehim dhe të tjerë që vuanin për ushqim. Ata u strehuan këtu në Shqipëri, nëpër kampe apo kush të mundte i mbante edhe në shtëpi. Unë kujtoj që kam ofruar ndihmën time në drejtimin psiko-social. Për mua ka qenë një element të cilin e kam zbuluar që në fëmijëri të hershme.

Gjithmonë kam menduar se profesioni që duhet të ndjek, patjetër duhet t’i ndihmojë të tjerët. Dikur gjykoja që psikologjia ishte fusha e duhur për t’i ndihmuar njerëzit. Me kalimin e kohës e kuptova që nuk më interesonte të ndihmoja vetëm individin, por doja që të mbështesja grupe shoqërore që të transformonin jetën e tyre, qoftë në drejtimin social, qoftë në atë ekonomik.

Eljona Elmazi(Burimi personal)

Eljona Elmazi(Burimi personal)

Për këtë arsye u përfshiva në projekte të cilat ndihmonin këto grupe shoqërore të transformonin jetën e tyre.

CMG: Cili është rrëfimi më i sinqertë nga fëmijëria juaj?

Eljona Elmazi : Unë kam jetuar një fëmijëri në vitet 80', vite kur Shqipëria jetonte momente të vështira ekonomike e sociale. Me ardhjen e viteve 90' u ndje një lloj ndryshimi në aspektin pozitiv dhe kjo ishte e dukshme për ne si individë.

Mbaj mend që në atë moshë, pra në adoleshencën e hershme tërhiqesha nga ata njerëz që më jepnin ushqim për trurin. Doja të mësoja shumë nga përvoja e njerëzve.

Një gjë tjetër tipike e imja ishte që tërhiqesha nga nevoja e brendshme për të ndihmuar ata njerëz që kishin nevojë për ndihmën time dhe ishin potenciale.

Me kujtohet qe jetoja në periferi të Tiranës dhe kishte shumë fëmijë të varfër, ata bënin dallimin. Që në atë moshë unë kërkoja më zë të lartë ose jo të drejtat e tyre.

Madje, unë kisha krijuar një synim që do të bëja edhe një libër për ta që do ta titulloja "Ne nuk kemi humbur “. Pra, unë doja të tregoja që jemi ne ata që i përjashtojmë këta njerëz, ata nuk kanë pse të ndihen kështu.

CMG: Cilët njerëz kanë ndikuar në formimin e karakterit tuaj?

Eljona Elmazi : Prindërit e mi janë dy njerëz që kanë trumpetuar se unë duhet të punoj fort, duke u lodhur dhe ndershmërisht. Përkushtimi është shumë i rëndësishëm dhe këtë ma mësuan ata. Ndër të tjera, gjyshi im ka qenë një njeri i rëndësishëm për mua, ai më ka mësuar durimin dhe dhembshurinë.

Më ka mësuar të ndërtoj raporte me njerëz dhe pikërisht nga njerëzit intelektualë kam mësuar si të rritem. Njerëzit e mirë të sfidojnë dhe shtyjnë për të kërkuar nga vetja. Unë kam parë prej tyre në qoshet e vetes sime ku unë nuk kam parë më parë.

Festivaali i rinisë(Burimi personal)

Festivaali i rinisë(Burimi personal)

CMG: A mund të ndani me ne mësimin të cilin jeta ua ka servirur pa e kërkuar ju vetë?

Eljona Elmazi : Nuk besoj që jeta ka lënë dikë pa i dhënë një mësim, por mësimi me i madh për mua është se :" Nëse beson tek ndryshimi dhe se gjërat mund të ndryshojnë, ky ndryshim ndodh në piktakime". Ndryshimi nuk ndodh kurrë në mendjen apo dëshirën tende. Ndodh në ato pika ku mendimet, diskutimet, synimet janë edhe të tjerëve me ty. Pra, dëshirat janë pikëtakime.

Ne nuk jetojmë vetë sepse nëse jetojmë të ndarë nga grupi nuk jemi duke bërë jetë. Ne duhet të bashkohemi e flasim me njeri-tjetrin. Dialogu që ndodh, i cili mund të mos jetë gjithmonë me fjalë, mund të jenë edhe vepra, është gjëja e mirë për këdo. Grupi i jep forcë çdo vendimmarrje.

CMG: Ju njohëm juve, tani le të njohim punën tuaj. Sa vite ka që sillni "Festivalin e Rinisë"?

Eljona Elmazi: Ky është viti i gjashtë që e realizojmë. Më parë kemi organizuar atë që është quajtur, Konferenca Rinore vjetore dhe ishte një traditë me klubet rinore.

Donim një ndryshim si ide e një festivali, i cili nuk do ishte brenda për brenda “World Vision”, por të kishte edhe ftesa nga jashtë. Ka lindur pikërisht bazuar në nevojën për të bërë bashkë grupe që kane ne fokus transformimin e jetës së rinisë.

Ky është një nga eventet me të rëndësishme në vend. Të rinjtë kanë mundësi të tregojnë atë që duan, por dhe kanë mundësi të bëjnë.

CMG : Çfarë solli këtë vit ndryshe ky festival?

Festivaali i rinisë mesazh(Burimi personal)

Festivaali i rinisë mesazh(Burimi personal)

Eljona Elmazi : Festivali në fakt çdo vit ka pasur ide të ndryshme. Këtë vit kishte dy fasha idesh, e para ishte sporti dhe ndërgjegjësimi se ky aktivitet transformon jetën e njerëzve.

Kemi dashur të mbrojmë disa kauza nëpërmjet sportit dhe ishte një kampionat në të cilin morëm pjesë 1143 të rinj, nga 9 bashki të vendit, i cili ka nisur që në fillim të vitit. Finalja u mbajt në ditën e parë të festivalit të rinisë. Këtë vit e veçanta ishte se u realizua në qytetin e Korçës, që ka kapacitete sportive për ta realizuar këtë gjë.

Ndërkohë mesazhi i dytë kishte të bënte me kontributin e të rinjve në të ardhmen e tyre dhe të vendit. Kjo është e lidhur me punësimin e tyre, festivali kishte të ftuar disa biznese, të cilat kanë një rol të rëndësishëm tek të rinjtë.

CMG : A pati shumë talente që spikatën?

Eljona Elmazi : Po, ne gjithmonë kemi spikatur talente të mrekullueshme dhe mendojmë se duke marrë pjesë në klubet që kemi ndërtuar kjo i ka dhënë shansin që këto talente të shpërthejnë.

CMG : Vera dhe vjeshta, cilat janë projektet e kësaj periudhe?

Eljona Elmazi: Ne do të vazhdojmë me punë edhe gjatë verës, organizojmë klubet e të rinjve. Fokusin e kemi tek grupmosha 12-18 vjeç, pasi mendojmë se keto grupe kanë shumë më shumë nevojë për vëmendje.

Elojna Elmazi(Burimi personal)

Elojna Elmazi(Burimi personal)

Kjo në veçanti për ata adoleshentë që kanë pak më shumë nevojë për mbështetje.

CMG : Cilat janë sfidat e të rinjve sot?

Eljona Elmazi : Ata nuk kanë një mbështetje të qëndrueshme, ata kanë nevojë për mbështetje. Duhet t’iu tregojmë që ne jemi aty për ata. Fëmija, adoleshenti dhe kushdo tjetër e kupton nëse nuk jemi 100% për ata. Nëse duam të shohim fryte nga puna me të rinjtë, atëherë ne duhet të punojmë gjatë e në formë të qëndrueshme. Pra, ky është element i parë që përbën sfidë. I riu nuk ka nevojë për vëmendje në një moment të caktuar ,por në formë të vazhdueshme.

CMG : Cili është mesazhi juaj për të rinjtë?

Eljona Elmazi : Gjeni rreth jush njerëzit që dëshironi t’i ngjasoni dhe që kanë vlera. Pasi t’i keni gjetur, filloni dhe ndiqni rrugën e tyre.

Intervistoi: Megi Latifi