Aleksander Nilaj i ka kushtuar një pjesë të jetës së tij ndihmës ndaj njerëzve në nevojë që nga viti 1992. Ai është themelues i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Me duart e hapura” dhe që nga viti 2014 punojnë fort për të ndihmuar të gjithë nevojtarët e komunitetit shqiptar në emigrim. Veprimtaria e tyre ka nisur në Bronx dhe vazhdojnë të ndihmojnë të pastrehët në nevojë, njerëzit me nevoja të veçanta dhe fëmijët. Kjo Shoqatë ndihmon dhe në vende të ndryshme me financime, si dhe ndërtimin e shtëpive.
Aleksandri është aktivist i njohur pë të drejtat e shqiptarëve në New York dhe gjatë përurimit të rrugës “Skënderbeu” në metropolin amerikan ai ishte edhe pritësi kryesor i qindra shqiptarëve.
Aleksander Nilaj- themelues i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Me duart e hapura” flet për përvojën jetësorë në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG)
CMG: Për ata që nuk kanë pasur mundësi t’ju njohin, si është përditshmëria juaj?
Aleksander Nilaj : Unë jam një aktivist i thjeshtë. Vij nga fshati Vukël i Kelmendit, në veri të Shqipërisë dhe përpiqem të jem vetvetja.
CMG: Si i kujtoni vitet e rritjes tani që keni arritur suksese të njëpasnjëshme?
Aleksandër Nilaj: Fëmijëria ime ka qenë si shumë femijë të asaj kohe. Vij nga një familje e persekutuar dhe gjerat i kishim shumë të kufizuara.
Dalloja që shumë herë prindërit shkonin pa ngrënë darkë, vetëm për të na lënë ushqimin ne. Vështirësi kishim edhe për shkollim. Unë kam studiuar deri në klasë të 8 pastaj e ndërpreva.
CMG: Cilat janë fjalët që i ruani si memorie nga babai apo gjyshërit?
Aleksandër Nilaj: Rrëfimet mësohen gjatë jetës e ndonjëherë kur t’i thone të tjerët thua nuk ka për të më ndodhur mua, por koha t’i sjell edhe ty të gjitha ato sakrifica, apo mënyra jetese që mund të kenë kalauar prindërit tanë të dashur.
Unë do them disa prej tyre që ende dhe sot i kujtoj.
Gjëja e parë që më kanë mësuar ka qënë “Mos ja bëni dikujt të keqen me qëllim!”. Së dyti “Edhe nëse ndonjëherë në jetën tënde ti i përkulesh dikujt, mos ja bëj të keqen”.
Së treti “Nëse të vjen dikush për ta ndihmuar, ndihmoje!”, “Nëse njerëzit flasin keq për ty, fali disa herë se do ta kuptojnë që janë gabim”. Këto janë e mësime të jetës sime.
CMG : Si ka qënë jeta juaj deri në këto vite?
Aleksandër Nilaj: Asnjë jetë nuk është e thjeshtë apo e bukur. Të gjithë kalojnë nëpër sfida, por fitues është ai që ka durimin e madh dhe pjekurinë e duhur që të mos heqë dorë pa marrë parasysh se sa e vështirë është. Unë kam pasur të vështirë rrugëtimin që bëra nëpër botë. Vështirësia ekonomike ka qënë një tjetër element, por kam pasur shumë durim.
CMG: Kush ua ka shënuar kujtimin më të bukur të jetës?
Aleksandër Nilaj: Gëzimi më i madh i një njeriu është të ndërtojë familje dhe mbi të gjitha kur merr vesh që pret një fëmijë. E gjithë kjo finalizohet kur edhe fjala e parë që fëmija thotë është “ Ba Ba”. Ky ka qënë për mua një emocion tepër i madh.
CMG: A ka qënë e vështirë për ju të braktisni vendlindjen?
Aleksandër Nilaj: Ky ka qënë një vendim që më ka marrë shumë kohë për ta vendosur, ndërsa vetëm një sekondë të duhet më pas të ikësh. Pengesat janë shumë të mëdha . Për një kohë të shkurtër kam arritur në New York dhe fillimisht kam punuar duke përgatitur pizza. Më pas kam bërë edhe punë të tjera si sipërmarrës këtu ku jetoj e më pas me shoqatën.
CMG: Ju si themelues i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Me duart e hapura” që nga viti 2014, si ndiheni që sot është rritur deri në këtë pikë?
Aleksandër Nilaj: Kur isha në Shqipëri punoja me “Kryqin e kuq “ në Malësine e Madhe. Ndihmoja atje familjet me çdo gjë që mundesha. Kur erdha këtu e kuptova që duhet të vazhdoja të impenjohesha, por në shoqata të tjera. Më në fund kuptova mënyrën se si funksiononte dhe më pas unë vetë themelova një të tillë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Njerëz në nevojë janë ata që së pari nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre bazike .
CMG: Gjatë peridhuës së Covid-19 patët një eksperiencë të vështië?
Aleksandër Nilaj: Ndihma ka qënë shumë e madhe dhe kjo përiudhë ka pasur ndjenja që nuk mund t’i shpjegojmë. Fati ynë i mirë ka qënë edhe tek pjesa e vullnetarëve, të cilet na janë treguar korrekt . Ne kemi vullnetarë të cilët i kanë pritur ushqimet në Shqipëri, Kosovë etj. E bëjnë këtë punë me zemër dhe shpirt. Nuk është punë e lehtë sepse gjatë Covid punuam pa pikë pushimi dhe orari. Edhe sot e kësaj dite për ne nuk ka orar sepse kërkon shumë angazhim. Kanë qënë me mijëra shqiptarë që i kemi furnizuar mund të kenë qënë në ditë mbi 2-mijë familje të cilave u kemi dërguar ushqime.
Ne vetë nuk kemi pasur mundësinë as të flemë siç duhet. Shumica e atyre që kemi ndihmuar nuk e dinin as kush ishim ne që i ndihmonim, sepse kemi qënë gjithnjë në nxitim.
Në Shqipëri gjtihashtu u kujdesëm të pajisnim me maska dhe ndihma, kemi rindërtuar dhe punuar me rastet më të vështira. Gjithashtu edhe në zonën time të lindjes në Kelmend jam kujdesur që të dërgoj ndihma. Sot e kësaj dite këtu ku jetojmë dy ditë në javë që ndihmojmë njerëz dhe ata që rrinë në rradhë mund të jenë mbi 500 veta.
Këtu kemi gjetur shumë përkrahje nga shumë nje]rëz që kanë mundësuar shpenzimet dhe të ardhurat. Vetëm pak ditë më parë familja Grishaj nga fshati Vukël, pati mundësine që nëpërmjet një kishe të na dhurojë një shumë të ardhurash të larta. Nuk është e lehtë të ndihmosh dike, sepse duhet të shohesh kush është, me çfarë merret, për çfarë ka nevojë etj.
CMG: Së fundmi një nga rrugët në New York është quajtur “Skëndërbeu” dhe ju keni qënë pritës i shqiptarëve. Si u festua kjo ditë?
Aleksandër Nilaj: Ka qënë një emocion shumë i madh. As nuk mundem ta përshkruaj se çfarë ndien një njeri kur bëhet fjalë për emrin e një njeriu kaq të rëndësishëm që ta mbajë një rrugë. Unë isha i zgjedhur për t’i pritur shqiptarët dhe u mblodhen më mijëra vetë për ta parë ketë rrugë. Nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë që Skënderbeu do të ketë një rrugë këtu. Pak më parë kemi bërë edhe rrugën “Fan Noli”.
CMG: A mund të na i përshkruani “Rrugën Skënderbeu” në New York?
Aleksandër Nilaj: Ajo rrugë është shumë e bukur. Ka pasur dhe vijon të ketë shumë restorante shqiptare. Dikur kanë banuar më tepër emigrantë italianë, ndërsa tani mbi 80% e banorëve janë shqiptarë. Gjatë këtij eventi pati një flamur shqiptar në çdo derë shtëpie të kësaj rrugë.
Në këtë rrugë ekziton edhe shprehja që “nëse nuk di shqip mos kalo nga rruga Skënderbeu në New York”.
Intervistoi Megi Latifi.