Cila është mënyra më e mirë për të motivuar një fëmijë apo një adoleshent?
Mënyra më e mirë është që ta vlerësoni atë që fëmija bën, si edhe t’i bëni shpesh komplimenta. Vlerësimet do ta bëjnë atë të ndihet mirë në lidhje me punën që ka bërë, në mënyrë që herën tjetër ta përfundojë edhe më mirë.
Bëni marrëveshje me fëmijën tuaj. Kjo mund të bëhet në momentin që fëmija juaj është duke u përqëndruar më shumë tek shokët dhe jo tek mësimet. Ju duhet t’ja shpjegoni se është koha t’i përkushtoheni shkollës dhe më pas do të mund të dalë dhe argëtohet me shokët pasi mësimet kanë më tepër rëndësi, shkolla është primare.
Mos e bezdisni fëmijën, ndryshe ai do t’ju përjashtojë nga të gjitha veprimtaritë që bën. Ju duhet të flisni sa më shumë me të, duke i shpjeguar edhe pasojat e disa veprimeve para se të ndodhin.
Mbështeteni fëmijën tuaj, pavarësisht asaj që ndodh. Ai ka nevojë të ndihet i pranuar dhe i dashur gjithmonë dhe mbështetja juaj është shumë domethënëse për të. Fëmija juaj nuk duhet të mendojë se ju e doni atë vetëm kur bën një punë të mirë ndyshe ai do të ndihet shumë pak i motivuar. Kultivoni gjithmonë ndjenja pozitive në drejtim të tij.
Flet për CMG Msc. Daniela Qato, Psikologe, Organizacionale Shkollore
CMG: Cila është mënyra më e mirë për të motivuar fëmijët dhe adoleshentët?
Daniela Qato: Shpesh flasim për motivimin si një element shumë të rëndësishëm për të pasur sukses dhe arritje, por në fakt duhet të kuptojmë që motivimi është shtysa ose nxitja që ka individi për të arritur potencialin e tij, për të arritur sukseset që dëshiron ai . Motivimi është tejet i rëndësishëm në moshën e adoleshencës ,pasi janë në një fazë ku ata kalojnë nga periudha e fëmijërisë në botën e të rriturve dhe janë një periudhë ndryshimesh ku kërkojnë të shohin veten si autonom dhe normalisht është një periudhë e vështirë pasi adoleshentët bazuar në teorinë e zhvillimit psikosocial Erikson, pësojnë një krizë të identitetit ata shpesh i bëjnë pyetje vetes kush jam unë, çfarë do bëj unë në të ardhmen, çfarë do jem unë në të ardhmen. Krizë që shpesh i çon që të jenë te demotivuar, me motivacion të ulët dhe për pasojë mund të kenë një performancë të ulët akademike, mosdëshirë për të pasur rrjete sociale apo angazhim social.
[Foto: VCG]
Kush ndikon në këtë rënie? Së pari ndikojnë ndryshimet biologjike që ata pësojnë. Në moshën e pubertetit ata pësojnë ndryshime të dukshmë fizike, gjë që ata i bën të ndjehen jokomfort me të tjerët. Këto ndryshime e bejnë të ndihet keq, si në raportet sociale dhe gjithashtu të mos motivohen në pjesën akademike. Një nga faktorët që ndikon në uljen e motivimit janë shqetësimet emocionale, është mosha kur krijohen pëlqimet e para, simpatitë e para dhe vetë fakti që ata nuk kanë të njëjtën simpati nga ana tjetër apo nuk kanë një marrëdhënie romantike siç pretendojnë apo presin në kokën e tyre, mund të bëjnë të ndihen keq e të përfshihen në një gjendje emocionale jo të mirë, duke bërë kështu që të mos motivohen as në shkollë, as në krijimin e marrëdhënieve apo komunikimin efektiv me prindërit apo gjithë klasën .
Mjedisi në shkollë gjithashtu është shumë i rëndësishëm dhe shpesh herë shërben si faktor për të ndikuar në uljen e motivit të adoleshentit. Ndodh shpesh kalimi në tranzicion, kalimi në klasën e pestë të shkollës 9- vjeçare në një ambjent të ri, ndryshimi i mësuesve nga një që kishte në fillore, nxënës të rinj, kjo është një periudhë e vështirë e me shumë ndryshime .
Presioni social e bashkëmoshatarët gjithashtu bëjnë që këta adoleshentë të kenë motivacion të ulët në këtë moshë, vetëvlerësimi ulet, nuk ndjehen ata njerëzit më “cool’ në shkollë, nuk ndihen aq të pranueshëm, nuk ndjehen mjaftueshëm të bukur. Gjithashtu një nga faktorët që ndikon në motivimin e ulët të adoleshentëve është ndryshimi i perceptimit që ata kanë për veten. Nuk kanë siguri, nuk e perceptojnë veten të mjaftueshëm person që ka arritje akademike të larta . Një nga faktorët e tjerë që ul motivacionin e tyre, sidomos në pjesën akademike, është vëmendja afatshkurtër. Të gjitha këto ndryshime, duke pasur gjithë këtë konfuzion identiteti, shpesh ata nuk kanë vëmendje afatgjatë në procesin akademik dhe bëjnë që duke mos pasur vemendjen, të kenë një performancë më të ulët dhe të ndihen akoma më të demotivuar që mund t'ja dalin .
CMG: A janë prindërit ata që luajnë rolin më të rëndësishëm dhe si?
Daniela Qato: Por çfarë duhet të bëjnë prindërit në këtë rast, si ta motivojnë fëmijën e tyre kur është në këtë fazë?
Patjetër një nga strategjitë kryesore është që të jeni një model i mirë për ta, se fëmija juaj pra adoleshenti shikon që ka një prind që në jetën e tij ka arritje, ka një punë, është i angazhuar, i realizon synimet që ka, normalisht motivohet nga kjo, por duhet të keni një komunikim me fëmijën tuaj, për ti treguar se përpjekjet e vazhdueshme janë rruga që të çon drejt suksesit dhe ju jeni aty ku jeni, falë punës suaj gjithë jetën pra ai të ketë konsistencë në performancën e tij.
Gjithashtu një nga teknikat është që mund ta përfshijmë në aktivitete që atij i pëlqen. Jo të gjithë adoleshentët janë të përfshirë në shkenca ekzakte apo janë të prirur për të mësuar shkencat shoqërore. Duhet të nxisni pikat e forta të fëmijve tuaj , nëse ai është i apasionuar pas sportit, mund ta bëjë atë shumë të suksesshëm e mund të ndihet i motivuar edhe në shkollë, edhe në raporte me të tjerët . Mund të mendoj unë jam dikushi që mund t’ja dal .
[Foto: VCG]
CMG: A duhen mbështetur gjithmonë fëmijët dhe adoleshentët pavarësisht çfarë ndodh?
Daniela Qato: Duhet të jeni shumë empatik, ta mështesni fëmijën tuaj, pavarësisht së çfarë ndodh sepse është një fazë ku nuk mund të tregoni të mirën dhe të keqen duke i thënë “mos”, ose “kështu është se them unë”, por duhet t’i tregoni se, “unë jam këtu për ty dhe çdo lloj shqetësimi emocional, çdo lloj shqetësimi apo problem që aim und të ketë ai në shkollë, ju mund të jeni një siguri për të, dhe ju jeni aty për të. Shumë e rëndësishme është që të krijoni ura komunikimi dhe bashkëpunimi me shkollën ku ai frekuenton, me mësuesit kujdestarë, apo me shërbimin psiko-social sepse ndoshta mënyra që ata po ndjekin për edukimin, apo mësimdhënien e fëmijës suaj nuk po funksionojnë dhe e kanë bërë që ai të demotivohet.
CMG: Çfarë këshille do të jepnit si psikologe?
Daniela Qato: Dhe një gjë tjetër që do të ishtë mirë që të vendosni, pritshmëri realiste .
Në shumicën e rasteve prindërit krahasojnë fëmijën me bashkëmoshatarët, fëmijën me veten kur ata kanë qenë në moshën e fëmijës dhe vendosin ndonjëherë pritshmëri jorealiste, duke mos u fokusuar tek aftësitë reale që fëmija mund të ketë, pasionet reale që fëmija mund të ketë, por vendosin pritshmëri që ndoshta fëmija nuk mund të realizojë dot, ose i duhet shumë kohë që t’i realizojë. Në këtë mënyrë,duke mos vendosur pritshëri, jo reale, i shkakton fëmijës një presion shumë të madh sepse mami e babi mendojnë se unë duhet të jem ky në të ardhmen, duhet ti arrijë këto sepse ndryshe nuk jam i mirë për prindërit apo për shoqërinë. Prandaj është shumë e rëndësishm që të vendosni pritshmëri realiste dhe të fokusoheni në atë që fëmija juaj pëlqen mbi të gjitha.
Një model i gjerë i motivimit mund të zhvillohet duke adoptuar një qasje integruese, ku një model i përgjithshëm është i ndërtuar në mënyrë të tillë që përfshin gamat e gjera të mundshëm motivues, ose duke ndërtuar disa modele që përqëndrohen secili në dimension më vete. Ekzistojnë shumë teori mbi motivimin në përgjithësi, të cilat janë plotësuese të njëra-tjetrës. Një motiv, është një arsye për të bërë diçka, për të ecur gjithmonë përpara në çdo drejtim të jetës.
Intervistoi: Sava Lena