Një vizitor në Hong Kong mund të mahnitet nga shumëllojshmëria e ushqimit që qyteti ofron. Përveç ushqimit tradicional kinez, mund të gjendet lehtësisht në një zonë të përafërt edhe sushi japonez, kerri tajlandez dhe paeja spanjolle.

foto nga VCG

foto nga VCG

Një qendër ndërkombëtare biznesi dhe financiare që shquhet për diversitet, Hong Kongu është shtëpia e rreth 600.000 banorëve jo-kinezë, shumë prej të cilëve jetojnë në këtë vend prej dekadash.

Që nga kthimi i tij në atdheun mëmë në vitin 1997, Hong Kongu është bërë më gjithëpërfshirës dhe i larmishëm, me një numër në rritje të banorëve të huaj dhe me një mjedis më të favorshëm për ta për të jetuar dhe lulëzuar.

Duke jetuar në Hong Kong për më shumë se 20 vjet, pakistanezi Abdus Samee e sheh qytetin si shtëpinë e tij të dytë.

Duke folur rrjedhshëm kantonezisht, 22-vjeçari tani jeton njësoj si shumë të tjerë në Hong Kong: kalon orë të gjata në punë gjatë ditëve të javës, ndërsa bën shëtitje dhe çiklizëm me miqtë gjatë ditëve të pushimit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Por procesi i integrimit social nuk ishte i lehtë për Samee, i cili dikur kishte vështirësi të komunikonte me shokët e klasës në shkollë. Si shumë të huaj, Samee u përball me barriera gjuhësore si fëmijë. Por me ndihmën e një organizate jofitimprurëse të specializuar për të ndihmuar pakicat etnike të përshtaten me shoqërinë, Samee spikati në gjuhën kantoneze dhe angleze, si dhe pak Mandarin.

“Isha mirënjohës për atë që ata bënë për mua dhe isha i vendosur të bëja diçka të ngjashme për fëmijët në të njëjtën situatë”, -tha ai.

Falë aftësive të tij gjuhësore, Samee gjeti një punë në qendrën multikulturore të adoleshentëve me lidhje etnike, duke organizuar evente edukative dhe sociale për të ndihmuar njerëzit me prejardhje të ndryshme kulturore të integrohen në shoqëri. “Të jap ndihmën time më bën gjithmonë të lumtur. Edhe prindërit e mi janë shumë krenarë për mua”, -tha ai.

Samee erdhi në Hong Kong në moshën njëvjeçare së bashku me të atin, i cili siguroi jetesën në industrinë e logjistikës në Hong Kong përpara se të kthehej për t'u bërë roje sigurie. Gjyshi i Samee ka punuar gjithashtu në logjistikë në Hong Kong.

“Para kthimit të Hong Kongut në atdhe, shumë të huaj si pakistanezët dhe indianët, erdhën në këtë vend për të punuar në forcat disiplinore ose në industrinë logjistike. Por tani, profilet e punëve të tyre kanë ndryshuar dhe mund të shtrihen në shumë sektorë të ndryshëm”, -tha ai, duke shtuar se cilido qoftë profesioni i tyre dhe prejardhja kulturore, njerëzit në Hong Kong ndajnë të njëjtat cilësi të kujdesit dhe punëtorit.

Të dhënat e fundit të regjistrimit treguan se numri i jo-kinezëve në Hong Kong përbënte 8.4 për qind të popullsisë totale në vitin 2021, një rritje prej 0.4 pikë përqindjeje nga censusi i vitit 2016.

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) ka rritur përpjekjet për të nxitur integrimin social, duke bashkëpunuar me institucione jofitimprurëse për t'u ofruar pakicave etnike mbështetje në arsim, punësim dhe mundësi të barabarta.

Për Marites Matën, mundësia është pikërisht ajo që e tërhoqi atë në Hong Kong 25 vjet më parë.

Pas diplomimit nga kolegji, Mata ndoqi një rrugë që zgjedhin shumë filipinas: të punonte në Hong Kong si ndihmëse e huaj shtëpiake.

Arsyeja është realiste dhe bindëse: në Hong Kong ajo do të fitonte një rrogë më të mirë për të mbështetur familjen e saj në shtëpi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke punuar fort dhe duke kursyer, Mata arriti të blinte një shtëpi në Filipine dhe ndihmoi për arsimimin e të birit.

“Mendoj se jam një grua e fortë. Jam shumë krenare për punën time”, -tha ajo, duke theksuar se ndihej mirënjohëse pasi punëdhënësi e respektonte dhe e trajtonte si një anëtare të familjes.

Në ditëlindjen e saj të 49-të këtë qershor, familja i mori një tortë të madhe për ta festuar.

Ndërkohë Mata shijon edhe bukuritë e Hong Kongun dhe infrastrukturën moderne. Ajo ka vizituar Parkun e Oqeanit, bën shëtitje me miqtë dhe kënaqet duke kënduar dhe kërcyer në parqe të dielave.

Në Hong Kong, ka më shumë se 300.000 ndihmës të huaj, shumica e të cilëve janë filipinas dhe indonezianë. Hong Kongu u ofron atyre mundësinë për të fituar një jetesë më të mirë, ndërsa puna e tyre e palodhur u mundësoi të eksploronin më shumë mundësi për karrierë.

Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ndihmësve të huaj, qeveria HKSAR ka përmirësuar legjislacionin e punës, duke rregulluar standardin e pagës minimale dhe duke u siguruar që ndihmësit të gëzojnë strehim falas, ushqim falas dhe kujdes mjekësor falas nga punëdhënësit.

Kur u pyet për gjënë më tërheqëse në Hong Kong, Amakiri Jefferson nga Nigeria nuk ngurroi të thoshte “siguri”.

“Afrikanët i duan mallrat kineze, sepse janë të mira dhe të lira”, -tha Jefferson.

Ai filloi punë në një kompani logjistike 19 vjet më parë, për të transportuar veshje nga Kina në Afrikë.

Me rritjen e tregtisë midis Kinës dhe Afrikës ndër vite, biznesi logjistik i Jefferson është zgjeruar për të eksportuar një sërë mallrash, duke përfshirë këpucë dhe celularë.

Sipas Jefferson, siguria është premisa për biznesin e tij dhe për gjithçka.

Që nga zbatimi i ligjit të sigurisë kombëtare në Hong Kong, është rivendosur stabilitet social. Për Jefferson dhe shumë nga partnerët e tij të biznesit, kjo do të thotë një mjedis biznesi më i sigurt dhe më i parashikueshëm.

Në kohën e tij të lirë, Xhefersonit i pëlqen të shkojë në Lan Kwai Fong për një pije me miqtë e tij dhe të luajë futboll me vendasit. Ai shpreson që pas pandemisë të mund të organizojë një ndeshje futbolli me komunitetin lokal.

“Hong Kongu është shtëpia ime. Unë besoj te qeveria dhe ajo që ata bëjnë është më e mira për njerëzit”, -tha ai.

John Lee, kryeekzekutivi i ri i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, ka parashikuar që në vitet e ardhshme Hong Kongu të bëhet një vend i karakterizuar nga një bollëk vitaliteti, mundësish, shprese dhe kujdesi.