Ened Mato

Ened Mato

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin fokusohet në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër. Nën këtë iniciativë, aktivitetet zhvillohen gjatë gjithë vitit, por kulmojnë në Ditën Botërore të Mjedisit. OKB ka ndërmarrë nisma të veçanta dhe e organizojnë këtë ditë që nga viti 1972. E krijuar nga Suedia si një ditë e veçantë për të sjellë në vëmendje mjedisin dhe kujdesin që duhet të kemi për të, festimet e para për këtët ditë janë mbajtur në Uashington në vitin 1974.

Në 1972, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së caktoi 5 qershorin si Ditën Botërore të Mjedisit. Festimi i parë, nën sloganin "Vetëm një tokë" u zhvillua në 1974. Në vitet në vijim është zhvilluar si një platformë për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet mjedisi ynë si ndotja e ajrit, ndotja plastike, tregtia e paligjshme e kafshëve të egra, konsumi, rritja e nivelit të detit dhe siguria ushqimore. Aktivisti Ened Mato flet rreth problematikave me të cilat përballet sot mjedisi ynë.

"Problematikat e mjedisit në Shqipëri janë të shumta, por ne mund të fokusohemi tek gjëja kryesore që është mungesa e një politike të qëndrueshmërisë mjedisore, e cila ka bërë që në 30 vite të mos kemi mjedisin e mbrojtur, të mos kemi drejtësi mjedisore, mos kemi ndërshkimin e krimeve mjedisore dhe parimin bazë që ndotësi paguan. Kështu shumica e bizneseve e shfrytëzojnë natyrën, e dhunojnë, i marrin dhe në fund nuk i japin asgjë mbrapsht. Mund të përmendim guroret që kanë gërryer dhe kanë marrë mineralet duke e lënë natyrën në një gropë pa e rehabilituar. Mund të përmendim ata që marin zhavorrin e lumenjve, të cilët me ligj e kanë të ndaluar të marrin material kur ka thatësirë, ndërsa vazhdojnë dhe vjen një moment që lumi nuk gjen më shtratin e tij. Kështu krijon përmbytje duke marrë përpara çdo gjë me një kosto të madhe për komunitetin. Ne nuk kemi një ndërgjegje mjedisore dhe shumë pak bëhet për edukimin mjedisor në shkolla dhe komunitet.", shprehet Mato.

Mjedisi (GettyImages)

Mjedisi (GettyImages)

Fushata globale e Ditës Botërore të Mjedisit 2022 #OnlyOneEarth bën thirrje për ndryshime transformuese në politika dhe zgjedhje për të mundësuar një jetë më të pastër, më të gjelbër dhe të qëndrueshme në harmoni me natyrën. "Vetëm një tokë" ishte motoja e Konferencës së Stokholmit 1972. 50 vjet më vonë, motoja është po aq e rëndësishme sa asnjëherë më pare. Planei është shtëpia jonë e vetme dhe njerëzimi duhet të ruajë burimet e tij të rëndësishme.

"Zhvillimi i qyteteve tona është një rritje e ndërtimeve, që ka bërë që ajri në Tiranë të jetë gjithmonë e më mbytës. Ka studime të cilat tregojnë se ngritja e gradaçelave, ndërtimi pa kriter sjell bllokimin e vijave të ajrosjes së qyetetit. Po të shohim çdo qytet ka kanalet e tij të ajrosjes dhe ne sot kemi vetëm lumin e Lanës, që merr freskinë nga mali i Dajtit dhe përshkon tej për tej qytetin." tha Mato.

Qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

"Mund të përmendim rastin e pyjeve të janë prerë dhe nuk ka asnjë politikë për t’i mbjellë dhe pse nuk është ndëshkuar asnjë rast i prerjes së pyjeve të Lurës apo Munellës. Sot e kësaj dite vazhdon prerja e pemëve dhe nuk mbillet. Shqipëria ka një zhvillim tejet të paqëndrueshmëm, sepse në lumenj hidhen mbeturina, ndërsa pjesa tjetër në qytete derdhin mbetjet aty"thekson eksperti.

Çdo vit, Dita Botërore e Mjedisit organizohet nga një vend i ndryshëm në të cilin zhvillohen festimet zyrtare. Vendi pritës për vitin 2022 ishte Suedia. Për të përkujtuar Konferencën e OKB-së në vitin 1972, Suedia dhe Kenia, po organizojnë një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë “Stockholm: një planet i shëndetshëm për prosperitetin e të gjithëve përgjegjësia jonë, mundësia jonë” .

"Në momentin që flasim Shqipëria vuan mungesën e një politike të qëndrueshmërisë, për t’i marrë mjedisit aq sa duhet për të jetuar dhe t'ia kthesh mbrapsht për brezat që do vijnë. Ne marrim më shumë se ç'na duhet dhe nuk kthejmë mbrapsht asgjë" tha aktivisti Ened Mato.

Lumi Buna (foto Ministria e Mjedisit)

Lumi Buna (foto Ministria e Mjedisit)

Mbetje e hedhurina të padekonpozueshme gjenden në gjendje të lire, duke lëshuar toksinat e tyre. Me mijëra hektarë pyje priten pa kriterin zëvendësues, lumenj e dete të ndotur dhe gjallesa të shumta në zhdukje për shkak të ndotjes mjedisore po kthehen në një problem gjithmonë e më të madh. Ujërat e pastër sigurojnë ekosisteme të shëndetshme për jetën e egër, bimët dhe njerëzit.

Pesticidet mund të jenë të dobishme për kontrollin e dëmtuesve si barërat e këqija dhe insektet, por çdo pesticid ka një farë niveli toksiciteti për organizmat.

Shumë njerëz kënaqen duke parë jetën e egër përreth shtëpive të tyre dhe në mjedis dhe nuk duan që pesticidet të dëmtojnë jetën e egër. Të tjerët shqetësohen për dëmtimin e jetës së egër në shtëpitë e tyre, kopshtet ose peisazhet.

Natyra (foto Facebook)

Natyra (foto Facebook)

Jeta e egër gjithashtu mund të mbartë sëmundje dhe parazitë si këpusha, që mund të jenë të rrezikshme për kafshët shtëpiake dhe njerëzit. Ndërsa për ta mbajtur një mjedis pastër duhet të kemi parasysh identifikimin e problemit

specifik të dëmtuesve para se të ndërmerren hapa për ta kontrolluar atë. Shmangni përdorimin e pesticideve që janë në ruajtje shumë të gjatë.

Shumicën e kohës, bimë specifike janë të shënuara në etiketat e produkteve pesticide, duke treguar që ju mund ta përdorni pesticidin në atë specie bimore.

Ambienti përfshin të gjitha gjërat e gjalla dhe jo të gjalla që na rrethojnë, andaj duhet të trgojmë një kujdes të madh për të gjithë mjedisin dhe komunitetin ku ne jetojmë.