Brixhida Muça ka lindur në Tiranë dhe ka kaluar një fëmijëri plot kujtime të bukura. Studimet e larta i kreu në Egjipt për teologji, duke u bërë kështu një nga 5 vajzat e vetme shqiptare asokohe që studiuan këtë degë. Për shkak të një sëmundje të djalit të saj Brixhida u detyrua që të ndërpriste jetën e saj profesionale dhe t’i dedikohej atij. Para 2 vitesh ajo ideoi projektin “Lumturo dhimbjen”, një sfilatë që sipas saj prek drejperdrejt zemrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përvojën e saj si nënë e një fëmije me afësi ndryshe Brixhida Muça e ndan me Radio Ejani.

Brixhida Muça nisma Lumturo Dhimbjen (Burimi Instagram)

Brixhida Muça nisma Lumturo Dhimbjen (Burimi Instagram)

CMG: Nëse jeta juaj do të ishte rrëfenjë, si do të niste ajo?

Brixhida Muça: Kujtoj me shumë nostalgji fëmijerinë time, si ziente lagjja nga zërat tanë dhe harmoninë mes nesh. Këto janë mbresa të miat dhe kanë mbushur memorien, që herë pas here u kthehem. Në mendjen time gjurmë kanë lënë edhe gjyshërit sepse ata kanë qënë miqtë e mi më të mirë. Më kanë dhënë koncepte dhe rregulla për jetën. Duke u rritur, këto mësime më shërbyen për jetën dhe bazat e saj. Gjithashtu jam rritur me prindër që më bënë të kuptoj dhe si ta përballoj jetën, gjë që ia kam parë mirësinë dhe vlerën sot, në jetën time.

Në analizën që unë bëj sot shoh që prindërit flisnin me vepra dhe jo me fjalë. Edukata që kam marrë ka qënë forca e praktikës me jetë. Gjithashtu kujtoj me shumë nostalgji këndin tim, ku ulesha vazhdimisht në kolltukun e ëndrrave. Meditoja dhe analizoja ditën se si kishte kaluar. E bëja me shumë dëshirë dhe sot kam shumë mall për atë moment . Këto më kanë bërë të kem cilësinë e maturisë.

Gjërat merren shtruar, jo me nxitim dhe për të ndërmarrë hapa të qëndrueshëm në jetë. Mbaj mend se si dera e shtëpisë sime ishte gjithnjë e hapur, gjithnjë! Prindërit e mi ndihmonin këdo që trokiste dhe këtë virtyt jete të shquar ma kanë trashëguar edhe mua.

Kujtoj se si babai im i merrte në shtëpi të gjithë njerezit që mund t’i gjente duke fjetur në një lulishte, sepse ndoshta ditën tjetër do të shkonin diku në spital ose në një vend ku kishin për të zgjidhur një hall dhe ai i merrte në vatrën tonë e ditën tjetër i shoqëronte për në spital. Thoja shpesh me vete si i merr me vete këta njerëz të panjohur, ndërsa sot i jap kuptim. Kujtoj pastaj nënën time se si u jepte nga rrobat shitësve të mallrave të tregut. Ajo dilte në treg dhe i merrte me vete këta njerëz u mësonte shtëpinë dhe u thoshte “Tani që mësuat derën, ejani këtu se do t’u blej nga këto. Mos u lodhni në treg!”. Këto janë parimet e jetës sime sot.

CMG: Cilat kanë qënë ëndrrat tuaja të lëna në mes?

Brixhida Muça: Endrrat e mia i ngjajnë një fustani, që nuk u pre asnjëherë, por që nuk e humbi dëshirën për ta veshur. Ndaj unë vite më pas ju riktheva këtij pasioni. Doja të isha stiliste, një njeri që vesh bukur të tjerët, por për kohën kjo ngjante pak e pamundur.

CMG: Ju keni studiuar për teologji dhe jeni ndër 5 vajza të para që kanë studjuar “Teologji dhe jurispudencë’’. Si u prit kjo nga të tjerët?

Brixhida Muça: Ka qënë një emocion shumë i madh sepse ne ishim të parat që studiuam në këtë fushë dhe në një vend si Egjipti, i cili ngjante i paprekshëm dhe as nuk imagjinohej në atë kohë, por ne sfiduam çdo gjë dhe ja dolëm. Në momentin kur kemi marrë avionin dhe jemi nisur nëna ime tha “Si ka mundësi që e lashë vajzën të iki në një vend që unë nuk e njoh!”. Unë kam kuptuar që njeriu kudo që të jetë duhet të jetë vetja, sepse të tjerët lehtë e kuptojnë se kush ti je në të vërtëtë dhe si ti je. Kur arrita në Egjipt ishte natë dhe nga dritaret e avionit shikonim drita pafund dhe ishte emocion shumë i bukur. Personat që ishin porositur të na prisnin na dërguan në një viltë të madhe, sikur ishte porositur edhe për ëndrrat tona. Pamë njerëz që kur zbrisnin nga avionic kishin fytyra të qeshura. Kudo energji pozitive dhe ajo natë kaloi me shumë emocion dhe nostalgji, ndaj e kujtoj edhe sot me shumë mall.

E nesërmja e solli që të dilnim në rrugët e Egjiptit dhe ne dalloheshim që ishim europiane dhe një gjë e tillë ishte po aq e bukur dhe e çuditshme. Njerëzit në Egjipt nuk mërziteshin për asgjë, madje as kur gabonim në gjuhën e tyre. Na kanë trajtuar me respekt dhe dinjitet.

Brixhida Muça nisma Lumturo Dhimbjen (Burimi Instagram)

Brixhida Muça nisma Lumturo Dhimbjen (Burimi Instagram)

CMG: A po i ndjek sot ëndrrat që i thure në Egjipt?

Brixhida Muça: Po jam duke i ndjekur. Unë jam formuar që të ndihmoj të tjerët dhe kaq për mua është fitore. Jam e rritur nga një grua që mi ka thurrur ëndrat, pastaj shkolla studimet etj. Unë ndihem mirë dhe e fortë kur bëj këtë gjë dhe ndiej që kam arritur qëllimin tim, që u ndërpre në mes për shumë arsye. Unë atë mision që pata në fillimet e mia sot e shoh realitet.

CMG: Cili fragment i jetës ju ka frikësuar ndonjëherë?

Brixhida Muça: Ka qënë momenti kur përballë mu përplas sfida për të mësuar gjuhën arabe. Ka qënë një sfidë më vete, aq sa kam menduar që duhet të kthehem në vendlindje. Natyra ime ka qënë gjithmonë që të plotësoj premtimet dhe studimet për mua ishin premtim i vetes, ndaj unë këmbëngula dhe ia arrita.

Një gjë tjetër ishte universiteti, një nga më të vjetërit e botës dhe profesorët dinin si të silleshin me çdo të huaj dhe nga çdo kulturë që vinin ata përshtateshin në mënyrën që të ishin sa më të kuptushëm për ne.

Programet mësimore kishin një vëmëndje dhe përgjegjësi për nxënësit e huaj. Shqiptarët në Egjipt ishin një tjetër mbresë e bukur. Me shume krenari them që kam jetuar një jetë studentore të rrallë për mënyrën se si trajtohesha. Kemi pasur një shoqëri të bukur 5 vjaza që ditëm t’i marrim njëra- tjetrës e duke menduar këto kaluam një rini të bukur. Jeta ime si studente përmbyllet ne Jordani, ku studiova për Jurisprudencë.

Në Jordani njoha njerëz që na qëndruan pranë në çdo vështirësi. Patëm nderin të ishim studente të dijetarëve të nderuar. Ajo që unë vlerësoj shumë në Egjipt është që njerëzit atje na këshillonin të ruanim trditat tona dhe jo të na impononin kulturën e tyre. Ata na dhanë fenë e pastër ashtu siç është e papërzier. Nuk na kërkuan të jemi vendas dhe këtë e theksoj që është shumë e rëndësishme, sepse sot gjejmë shqiptarë që asimilohen për hir të interesanve për të qënë më të mirë përballë të huajve. Jeta nuk është benefit ekonomik.

CMG: A është jeta rastësi?

Brixhida Muça: Në këtë jetë nuk ka asgjë rastësore. Çdo gjë e ka një kuptim se pse vjen në jetet tona.

CMG: Si ka qënë kthimi në Shqipëri për ty?

Brixhida Muça: Çdo gjë ka qënë ndryshe dhe aty kuptova se sa e vendosur isha në vendimin që kisha marrë, sepse kur të gjithë më panë të mbuluar më paragjykuan dhe pësova një trysni të madhe kur u ktheva nga Egjipti. Unë vija në Shqipëri njëherë në vit deri sa erdhi momenti që bashkë me 5 shoqet e mia të ktheheshim përfundimisht. Na ofruan në Egjipt edhe punë të tjera, por nuk pranuam pasi ne kishim një mision që të kontribuonim në vendin tonë.

Shumë gjëra filluam të bënim në profesion dhe jeta vazhdoi. Erdhi moment kur u njoha me bashkëshortin tim. Në atë kohë, para 21 viteve unë jam martuar nuse me pajton, që bëri shumë bujë në atë kohë. Kështu filloi jeta ime bashkëshortore deri në momentin kur në jetën time erdhi djali, që e ndryshoi atë komplet. Erdhi në jetë me shumë probleme shëndetësore dhe sfida.

Brixhida Muça (Burimi Instagram)

Brixhida Muça (Burimi Instagram)

CMG: Si ka qënë moment kur ti more në duar djalin e sapolindur?

Brixhida Muça: Çdo nënë në fakt ëndërron shumë për fëmijën e saj, si do jetë, si do t’i ketë flokët, do jetë vazjë apo djalë, si do ta mbaj në krahë, cfarë arome do të ketë etj. Por shumë shpejt tek unë u frenuan nga një dhimbje shumë e madhe. Nuk arrita ta marr djalin tim në krahë ashtu si ëndërroja sepse djali im luftoi me vdekjen që pas lindjes. Ky moment u mbush për mua me luftën që bënte djali im në reanimacion dhe unë duke luftuar me dhimbjen time. Falë besimit unë u bëra e fortë për ta përballuar . Që të kesh fëmijën e parë me probleme nuk ka fjalë t’i përshkruash ndjesitë e këtij momenti, që është momenti i parë i të qenit nënë. U mbylla në udhëkryq dhe pata kaq shumë dhimbje sa fjala nuk mori dot formë. Siç thashë vetëm besimi më ka ndihmuar dhe kur e mendoj si mund të ishte jeta ime pa besimin trishtohem, sepse mund të kishte qenë fatale dhe kështu kaluan vitet. Gjithë ëndrrat që kisha mbetën aty, pa lëvizur. Çdo gjë mori formë dhe u emërua në emër të djalit. Për mua nuk kishte rëndësi asgjë, përveç djalit tim.

CMG: A ka pasur momente kur ke thënë “U lodha”…?

Brixhida Muça: Jeta ëshë përballje prioritetesh. Deri në momentin kur unë kuptova sëmundjen e djalit, nuk kisha prioritet të rrija vetëm pas tij, por të ndiqja dhe karrierën. Por ëndrrat tek unë nuk fjetën, qëndruan të izoluara për disa kohë. Kur unë forcova durimin i zgjova ato sërish. Kështu pra djali im nuk kishte vetëm një problem, por dhe për të kuptuar forcën.

Unë u riktheva sërish në Egjipt për ta ndjekur djalin nga ana mjekësore aty ka mjekë me vlera njerëzore. Për mua mjekësia e Egjiptit është shumë e fortë. Atje pashë se sa i rëndësishëm është mjeku dhe si komunikon me pacientin dhe mënyrën se si e trajtonin sëmundjen. Pra, sigurisht që besimi nuk e ndalon shkencën, por i jep përparësi.

Më kujtohet një moment që djali im kërkonte një palë kufje dhe lutej për to. Doktori e vuri re pamundëisnë time dhe i gjeti ato në një formë shumë emocionuese. Aty kam parë mjekun në një dimension tjetër.

CMG: Cila ka qënë superfuqia juaj?

Brixhida Muça: Të mos dorëzohem për mundësitë që kam në dorë, për të gjitha shkaqet e mundjes në jetë të bëj aq sa kam kompetencë. Në momentet e vështira që kaloja asnjëherë nuk pyesja “pse unë?”.

Edhe unë jam lodhur, por nuk hoqa dorë kurrë. Unë mund të jem lodhur fizikisht sa të duash, por nuk kam hequr dorë . Dorëzimi për mua është të biesh nga besimi. Unë nuk e di se si një nënë mund të dorëzohet. Një nënë që dorëzohet e ka humbur misionin e saj. Një nënë eshtë e mbushur me durim dhe është një fuqi.

CMG: Na rrëfeni pak mbi problemin e djalit tuaj?

Brixhida Muça: Djali im që në momentin që lindi pësoi një temperaturë të madhe, gjë që i detyroi mjekët ta mbanin në inkubator. Pastaj unë me guximin që pata e mora në dhomë. Pas pak kohësh ai reflektoi një dhimbje të madhe në kokë, gjë që më detyroi mua t’i drejtohesha mjekësisë në Egjipt. Aty kuptuam që djali kishte kancer në kokë. Momenti kur kam kuptuar këtë gjë ka qënë shkatërrues për mua, por i bëra vetes një premtim që do t’ia dal dhe që atë ditë nuk ndalova së punuari për djalin tim.

CMG: A është nisma “Lumturo Dhimbjen!”, e nxitur nga eksperienca personale?

Brixhida Muça: Po! Patjetër që po, sepse unë kur isha në Egjipt me djalin për ta kuruar shihja se si mjekët lumturonin fëmijët me gjera të vogla. Kur u ktheva këtu dhe shikoja fëmijë të shtruar në spital që nuk kishin mundësi të lumturonin dhimbjen, vendosa të ndërmar këtë nismë. “Lumturo Dhimbjen!” është një sfilatë, e cila ofron hapësirë pjesemarrje për të gjitha katëgoritë e aftësisë së kufizuar.

Intervistoi :Megi Latifi



Lexoni>>>

Vera Bega, përvoja ime si nënë e një fëmije me spektër autik