Sabi Osmani është vajza që shpesh quhet “Bleta Punëtore”, sepse në të vërtetë është kështu. Energjia e saj për jetën dhe për të bërë gjëra të reja është ndierë gjithnjë. Sabahete Osmani ka lindur në Tropojë dhe në moshën 5 vjeçare u transferua me familjen në Tiranë.
Ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në një nga eksperiencat e para të punës ajo u njoh me bashkëshortin dhe të dy vendosën të hapin një biznes, duke pasur lidhje të mira me shtetin fqinj, Italinë.
Sabi Osmani (Foto Instagram)
Biznesi i parë ishte ai i Call-center, që rezultoi mjaft fitimprurës, por Sabi është gjithmonë në kërkim të një ideje inovatore dhe çdo herë është gati të guxojë për më shumë. Kur së bashku me bashkëshortin vendosën të hapnin “Restorant Perla” në Golem, ajo zbuloi se adhuron edhe botën e marketingut.
Por Sabi nuk u ndal këtu, por mendoi të sillte një sipërmarrje risi në Shqipëri. Një mënyrë e re turizmi, duke u bërë tërheqëse jo vetëm me bukurinë e vendit, por edhe me kostot më të ulëta në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë. Lindi kështu në vitin 2018 #EasyAlbania, një kompani turistike ndryshe nga të tjerat.
CMG: Sabi, si ju njohin sot?
Sabi Osmani: Mua më njohin si vajza e “Easy Albania”, por jo vetëm. Do ta nis këtë rrëfim qysh nga zanafilla ime që është fëmijeria. Sot jam 31-vjeç dhe kam edhe një motër edhe një vëlla. Në Tiranë kemi ardhur në vitet 95 .
Pasi mbarova studimet si eksperte mbi fëmijët me çrregullime të spektrit autik e vendosa shumë pak në funksion këtë profesion, sepse kishte një ngarkesë shumë të lartë emocionale. Në atë kohë që unë përfundova studimet nuk ishte kaq e përhapur si sëmundje. Më pas përfundova një fakultet për administrim biznesi.
Unë jam rritur duke punuar dhe nuk mbaj mend shumë gjëra nga fëmijëria, sepse jam rritur pa qënë një fëmijë.
Sot më njohin si Sabi e Easy Albania, por më parë më kanë njohur si goca që ka një Call Center, sepse para 10 vitesh e kemi ndertuar një biznes të tillë shërbim klienti. Jam krenare që sot ofrojmë këtë shërbim. Ndërkohë mbase për këtë motiv më cilësojnë si “bletë puntore” për të vetmin fakt që unë sapo përfundoj një projekt dhe shoh që ai po ecën mire, ja nis një tjetri. Ndoshta kjo vjen sepse unë mendoj gjithnjë që tregu ecën me hapa të mëdha dhe gjithmonë ka nevojë për gjëra të reja. Në kuadër të kësaj jam marrë edhe 2 vite me “Global Women Club”, ndërkohë që patentën sot që prej nëj muaji e ka Fatma Haxhialiu.
Kjo e fundit ishte një iniciativë e bukur. Në kuadër të vazhdimit të fuqizmit të gruas në Shqipëri ne kemi themeluar së bashku me zonjën Klodiana Toptani “Gruaja dhe teknologjia”, e cila do vijë me disa projekte shumë të mëdha për gruan.
Sabi Osmani (Foto ABC news)
CMG: Ku qërndron kuptimi i jetës për ju?
Sabi Osmani: Kuptimi i jetës sipas meje është këtu dhe tani. Nuk jam shumë ai përsoni që mendon se jeta është fat. Jo, jeta është punë dhe vetëm punë dhe ne zgjedhim të bëjmë ose jo një jetë produktive. Aktualisht për mua ka shumë gjëra të bukura për t’u bërë, ndaj mbetet vetëm për të parë.
CMG: Çfarë shohim në planet e tua afatgjata dhe të mëdha?
Sabi Osmani: Dua të dërgoj përpara të gjitha nismat e mia dhe kryesorja të rris “Easy Albania”.
CMG: Çfarë është “Easy Albania” ?
Sabi Osmani: Është një biznes që ofron dhe do vazhdojë të ofrojë shumë më shumë . Një qëndër tregtare që ofron shumë mundësi në blerje, por dhe në shitje. Për të gjithë ata që nuk e dinë është momenti të shishni dhe të blini në “Easy Albania”. Ju keni mundësinë të komunikoni në formë dinjitoze me klientin.
CMG: Cila ka qënë sipërmarrja juaj me risk, por e sukseshme?
Sabi Osmani: Të jem e sinqertë sipërmarrja më e vëshirë për mua ka qënë dhe vijon të jetë “Easy Albania”. Ajo u krijua menjëherë si nevojë e konsumatorit për të pasur shërbime dhe zgjedhje por në rastin e pandemisë në të cilën lulëzuan bizneset online, nuk kishim biznese me struktura. Vitin e parë të pandemisë ku gjithë Shqipëria u mbyll ne punonim. Ky vijon të jetë një biznes i vështirë për të qënë online kudo. Ne vijmë nga mendësi që nuk para blejmë shpesh online, mos funksionimi i kartave apo problemeve të tjera e kanë nderlikuar edhe më tepër.
Mos pasja e gjendjes e stokut nga rreziku që sot biznesi ekziston nesër jo. Por unë e quaj sukses sepse është lancuar në tetor dhe në janar bëmë komplet një mbyllje. Ndërsa sot jemi në muajin maj dhe ne kemi 10 mijë vizitorë në ditë. Jam e lumtur të them që biznesi rritet dita- ditës dhe klienti ka gjetur qendrën e vet tregtare online.
Ajo që unë dhe kompanitë e tjera synojmë është që konsumatori të blenë online. Është më lehtë dhe më shpejt.
CMG: Cili është projekti juaj akutal ?
Sabi Osmani: Kam dy projekte në dorë. I pari, i sjelljes në fokus të grave në teknologji dhe krijimin e një grupi me inxhinierë softwer, sepse tregu ka një nevojë urgjente për ta. Jam e lumtur që Shqipëria ka qindra kompani programimi. Ndërkombëtarët i janë drejtuar Shqipërisë sepse ka një numër të madh progamistësh. Mund të kthehemi në një parajsë teknologjike. Ky është projekti im i ri në bashkëpunim me Suedinë dhe SHBA-në, për të zbuluar këto talente.
Sabi Osmani (Foto instagram)
CMG: Një grua në biznes dhe në karrierë. Sa e vështirë është?
Sabi Osmani: Kjo është pyetja më e vështirë që mund të më bëhet, sepse të jem e sinqertë është shumë e vështirë. Kam një nënë që më është kujdesur shumë për fëmijët e mi. Unë dhe bashkëshorti im shfrytëzojmë pafundësisht të shtunën dhe të dielën, sepse duam t’u ofrojmë atyre kohë cilësorë. Kemi shumë vështirësi për gratë. Mendoj që po mundohemi të ndajmë kohën në mënyrë racionale dhe në formën e duhur.
CMG: Cilat janë kujtimet e tua të shenjta?
Sabi Osmani: Lindja e dy fëmijëve dhe nipit tim, sepse është nipi im i parë.
CMG: Çfarë do ju thoje të rinjve?
Sabi Osmani: Shqipëria është e vështirë, por mbetet për mua një vend i bukur për të jetuar dhe punuar. Ka shumë mundësi për të gjetur dritën, për të ecur përpara. E vetmja gjë që duhet është impenjim dhe besim tek vetja. E rëndësishme është të gjejmë atë që na pëlqen, sepse në momentin që bëjmë këtë jeta ka kuptim. Është e pamundur të lodhesh 20-vjeç kështu që fuqia duhet të jetë e përqendruar në mëndjen tone, për të thënë “Unë mund t’ia dal!”
Intervistoi: Megi Latifi