Farat janë baza e bujqësisë. Akademiku Yuan Longping (Juan Lon pin) kaloi më shumë se 50 vjet duke e kthyer një farë orizi të egër në një “super oriz” që i sjell përfitime botës. Pranvera është stina e mbjelljes.

“Crop Germplasm Resource Bank”, në provincën kineze Hunan, pjesë e Akademisë së Shkencave Bujqësore Hunan, ruan, inspekton dhe rrit farat pak të njohura në përditshmëri. Banka e burimeve është platforma e parë gjithëpërfshirëse e shërbimit publik për ruajtjen dhe përdorimin e burimeve të mikroplazmës së të korrave në Hunan.

Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 700 metra katrorë, nga të cilat zona e kontrollit të temperaturës së ulët mbulon një sipërfaqe prej 350 m2. Ka pesë magazina, afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra, si dhe disa depo. Gjithashtu, ka gjashtë zona funksionale, që përfshijnë: mbrojtjen strategjike të burimeve, ruajtjen e burimeve bazë, shfaqjen dhe shkëmbimin e burimeve, menaxhimin e informacionit të burimeve dhe përpunimin paraprak të burimeve.

Në Bankën e Burimeve të Germplazmës Provinciale të Hunanit, farat marrin një larmi ngjyrash dhe tekstesh nën thjerrëzën makro. Foto nga China Daily

Në Bankën e Burimeve të Germplazmës Provinciale të Hunanit, farat marrin një larmi ngjyrash dhe tekstesh nën thjerrëzën makro. Foto nga China Daily

Banka e burimeve është metoda aktuale efektive dhe e sigurt e ruajtjes së mikroplazmës së bimëve. Ruajtja përfshin më shumë se 10 procese, ku përfshihen: marrja dhe regjistrimi i farave, kontrollimi i peshave, pastrimi dhe përzgjedhja, testimi i fuqisë, tharja dhe dehidratimi, matja e lagështisë dhe paketimi i farës përpara ruajtjes. Gjithashtu, përfshihen edhe shpërndarja e farës, monitorimi i mbirjes dhe përditësimi i riprodhimit pas dorëzimit.

Në magazinat afatgjata të bankës, burimet e mikroplazmës janë në letargji në një mjedis me temperaturë të ulët. Rreshtat e rafteve 4 metra të larta janë rregulluar ngjitur njëra-tjetrës dhe secila shtresë e tyre mban kuti të vogla të rrumbullakëta në ngjyrë të artë. Brenda kutisë është një farë në dukje që nuk bie në sy, por ajo ruan sekretet gjenetike të kulturave të ndryshme për mijëra vjet. Duke qenë një ndër rezervat më të rëndësishme të burimeve strategjike të vendit, këto burime mikroplazme mund të ruhen për më shumë se 50 vjet dhe mund të “zgjohen” lehtësisht në çdo kohë nevoje.

“Temperatura e magazinave afatgjatë është -18 gradë celcius dhe koha e ruajtjes së farës është më shumë se 50 vjet. Temperatura e magazinave afatmesme është -4 gradë, të cilat përdoren kryesisht për shpërndarjen dhe përdorimin e burimeve të mikroplazmës. Ndërsa temperatura e magazinës afatshkurtër është 4 gradë, e cila përdoret për ruajtjen afatshkurtër të materialeve”, -thotë dr. Tang Xiao (Tan Shiao), studiues në bankën e burimeve.

Në të njëjtën kohë, banka e burimeve duhet të matë rregullisht shkallën e mbirjes së mikroplazmës dhe të shumëfishohet kur ajo është më e ulët se 75 për qind, për të siguruar aktivitetin e burimit. Aktualisht është sezoni i lërimit pranveror dhe teknikët e bazës së kërkimit shkencor dhe demonstrimit të Institutit të Kërkimeve të Orizit në Hunan janë të angazhuar me testin e varieteteve të vogla të orizit.

në depon afatgjatë, Dr Tang Xiao nxjerr farat e ruajtura të orizit për të kontrolluar kushtet e tyre dhe përgatitet për rinovimin dhe riprodhimin e farës.Foto nga China Daily

në depon afatgjatë, Dr Tang Xiao nxjerr farat e ruajtura të orizit për të kontrolluar kushtet e tyre dhe përgatitet për rinovimin dhe riprodhimin e farës.Foto nga China Daily

“Këto fara orizi u mblodhën nga brezi i punëtorëve të burimeve të babait tim, Duan Chuanjia (Duan Çuan xhia), në vitet ‘70 dhe u mbajtën në magazinë në vitet 1990. Tani ne duhet t'i nxjerrim jashtë për të kontrolluar tiparet e tyre dhe për t'u përgatitur për rinovim dhe riprodhim për të ruajtur vitalitetin e farave”, -deklaroi Duan Yonghong (Duan Jon hon), përgjegjësi i bankës së burimeve.

Banka e burimeve të mikroplazmës jo vetëm që ofron materiale bazë për kërkuesit për të krijuar varietete të reja (të tilla si varietetet e reja të orizit hibrid), por ofron gjithashtu lehtësi për pastrimin dhe përtëritjen e varieteteve dominuese lokale, me përfitime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.

Për shembull, aroma e orizit Jiangyong (Xhian gion), për arsye të ndryshme, zbehet kur fermerët mbjellin një sërë varietetesh në të njëjtën kohë. Burimet e orizit aromatik Jiangyong të ruajtura në bankën e burimeve të mikroplazmës kanë rikuperuar aromën duke pastruar dhe rinovuar farat e ruajtura.

Në bazën e kërkimit shkencor dhe demonstrimit të Institutit të Kërkimeve të Orizit Hunan, teknikët janë të zënë me testin e fidanëve të varieteteve të vogla të orizit. Foto nga China Daily

Në bazën e kërkimit shkencor dhe demonstrimit të Institutit të Kërkimeve të Orizit Hunan, teknikët janë të zënë me testin e fidanëve të varieteteve të vogla të orizit. Foto nga China Daily

Aktualisht, banka e burimeve ka mbledhur dhe ruajtur më shumë se 30.000 burime mikroplazme nga 59 vende dhe rajone dhe 32 provinca (komuna dhe rajone autonome) dhe ka ndërtuar bankën më të madhe të burimeve të mikroplazmës së piperit në botë, e cila është shpërndarë në 18 provinca. Gati 30.000 kopje të burimeve të mikroplazmës kanë përfunduar shkëmbimin plotësues të avantazheve midis Hunanit dhe platformës kombëtare të burimeve të mikroplazmës dhe kanë mbështetur ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Inovacionit të Teknologjisë së Industrisë Biologjike të Farës, të Qendrës Kombëtare të Inovacionit të Teknologjisë për Orizin Tolerant të Kripur, si dhe zhvillimin strategjik të industrisë së farës së Hunanit.