Anila Busho është inxhiniere në fushën e informatikës. Ajo është e talentuar dhe e apasionuar edhe pas muzikës, por ka invesuar në teknologji. Prej dhjetë vitesh drejton EIPASS, kompaninë e specializuar në formimin dhe certifikimin në fushën e teknologjisë, certifikatë e njohur në nivel ndërkombëtar.

Dr. Ing. Anila Busho, informatikane.CEO&Co-Founder i Certipass Digital Skills tregon për Radio Ejani se EIPASS është Pashaporta Evropiane e Informatikës. Çertifikimi i kompetencave në fushën e TIK kualifikon dhe i jep vlerë CV-së, duke lehtësuar futjen në botën akademike dhe në botën e punës. EIPASS mbështet përhapjen e kulturës digjitale dhe principin e LifeLong Learning, mbi të cilin bazohen programet ndërkombëtare të çertifikimit. EIPASS numëron mbi 25 vite në tregun ndërkombëtar dhe tashmë afërsisht 10 vite në Shqipëri, rajon e më gjerë.

CMG: Çfarë është jeta për ju?

Dr. Ing. Anila Busho: Jeta është e bukur dhe si e tillë duhet jetuar . Është edhe e shkurtër dhe si e tillë duhet shijuar.

CMG: A jeni ju produkt i fëmijërisë?

Anila Busho ((Burimi facebook)

Anila Busho ((Burimi facebook)

Dr. Ing. Anila Busho: Po jam. Unë kam pasur fëmijërinë që kanë pasur të gjithë fëmijët. Prindërit janë kujdesur që të më edukojnë me vlera dhe një educate, e cila më ka bërë kjo që jam sot. Gjithçka nis në fëmijëri!

CMG: Vlerat që do ia shquaje një njeriu, cilat janë?

Dr. Ing. Anila Busho: Mirënjohja qëndron e para dhe të pasurit një zemër të bardhë.

CMG: Kush ta ka ndërtuar besimin në vete?

Dr. Ing. Anila Busho: Figura e parë e fortë në themelet e mia ka qenë babi im. Ai ka besuar fort tek unë. Me kalimin e viteve edhe unë vetë e ndërtova karakterin tim, por një dorë e fortë për të më mbajtur është edhe bashkëshorti im. Ai beson gjithmonë tek aftësitë e mia.

CMG: Njeriun që falenderon më shpesh?

Dr. Ing. Anila Busho: Nuk ka ditë që nuk falenderoj nënën time. Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë saqë nuk e lë asnjë ditë pa i thënë Faleminderit!

CMG: Cili është kurioziteti juaj më i madh?

Anila Busho CEO EIPASS Albania(burimi facebook

Anila Busho CEO EIPASS Albania(burimi facebook

Dr. Ing. Anila Busho: Gjithmonë kam qenë kurioze se si është ndërtuar jeta dhe sa zgjat ajo. Nëse do e kisha marrë këtë përgjigje do isha e lumtur.

CMG: A po ju jep profesioni atë që ju keni menduar se mund t'iu jepte?

Dr. Ing. Anila Busho: Për të arritur këtu ku jam sot më është dashur shumë punë dhe shumë sakrificë mbi të gjitha dhe mendoj që ja ka vlejtur sepse tani jam unë ajo që po i marr frytet.

CMG: Ju merreni në përditshmëri edhe me grupe në nevojë. Çfarë ju shtyn?

Dr. Ing. Anila Busho: Dëshira për t’i kthyer ato histori të vështira në histori suksesi. E kemi kthyer dhimbjen në forcë sepse dëgjojmë shumëçka dhe përballem me histori nga më të ndryshmet, por jam përpjekur që të jem një forcë për ta.

CMG: Si nisi kontakti juaj me botën "EIPASS"

Dr.Ing. Anila Busho: Në vitin 2009, unë isha pjesë e një projekti me Ministrinë e Arsimit dhe Zyrën e Kooperacionit Italian në Shqipëri, për trajnimin dhe certifikimin e disa mësuesve të informatikës të shkollave të mesme, duke ndërtuar 5 laboratorë informatikë të fjalës së fundit të teknologjisë përkatësisht: 2 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër. Projekti kishte si qëllim të trajnonte mësuesit në fushën e TIK, me filozofinë Train the Trainers. U trajnuan dhe certifikuan mbi 260 mësues, që më vonë u pasuan nga 2000 të tjerë e kështu me radhë 4000 e deri në 10.000 mësues në total.

Pasi projekti rezultoi i suksesshëm, kompania ndërkombëtare e zotërimit të certifikimeve EIPASS për gjithë botën, më besoi mua Shqipërinë në vitin 2013 dhe pas 2 vitesh edhe rajonin. Sot në më pak se 10 vite që EIPASS numëron në Shqipëri dhe rajon, mu besua i gjithë Ballkani dhe ndihem krenare për këtë arritje

Anila Busho( Burimi facebook)

Anila Busho( Burimi facebook)

CMG: A keni pasur sfida profesionale?

Dr.Ing.Anila Busho: Sfida ka pasur dhe do ketë. Në Shqipëri është e vështire të jesh grua. Një është fakti që zgjodha të sillja një risi në kohën dhe vendin e gabuar, por që për mua kjo ishte edhe sfida ime personale dhe profesionale njëkohësisht. Në vitin 2009 të flisje për informatikën dhe online-n ishte një sipërmarrje e vështirë, por jo e paarritshme. Me shumë përpjekje ia dolëm gjithsesi të krijojmë më shumë sesa një BRAND. EIPASS është bërë tani motoja e çdo të riu, qē kërkon të përballet sigurt, me botën që po flet gjithnjë e mē tepër, vetēm ICT. I vlen çdo fëmije nga mosha 7 – 13 vjeç për t’u njohur me rrezikun që shfaq interneti sot si edhe per t’u njohur paksa me kodimin dhe bazat e kompjuterit.

CMG: Çfarë mesazhi ju dërgon të rinjve? Cilat janë projektet për ta?

Dr.Ing.Anila Busho: E ardhmja flet me gjuhën e teknologjisë dhe të të rinjve. Në fakt projektet tona të radhës janë gjithçka që ka të bëjë me Inovacionin dhe Teknologjinë. Jemi duke bashkëpunuar me kompani, banka, ambasada duke trajnuar stafet e tyre dhe jo vetëm. Jemi duke propozuar zgjidhje inovative si p.sh. Aplikacione të ndryshme, ku të rinjtë dhe bizneset të vijnë më afër njëri-tjetrit. Kompanive po u krijojmë një lehtësi në shitjet online, duke ju ofruar shërbimin e-commerce apo edhe App-e, që u lehtësojnë atyre gjithë procesin e punës. Të rinjtë, të cilët janë pjesë e stafit tonë, janë produkt i EIPASS në vite. Shumë nga ata sot punojnë nga këtu për kompani gjigante në botë. Kjo pra është e ardhmja EIPASS, që rinia të mbetet këtu dhe vendi të zhvillohet, duke sjellë ide dhe projekte inovative nderkombëtare, që të mund të krijohen dhe zbatohen nga këtu globalisht.

CMG: Çfarë mendon për konkurrencën?

EIPASS Albania (burimi facebook)

EIPASS Albania (burimi facebook)

Dr.ing.Anila Busho: Konkurrenca në Shqipëri është e zhdrejtë, por jo vetëm edhe në shumë vende të botës ndaj unë do të doja që konkurrenca të ishte e ndershme. Nëse unë konkuroj duhet të konkuroj me të ngjashmit dhe jo në kushtet kur një biznes minimumi nuk ka as licencë.

CMG: A mendoni që keni lindur për të bërë biznes?

Dr.ing.Anila Busho: Mbaj mend kur isha e vogël shkoja në fshat mblidhja lule dele, që të nxirrja pak para për vete, duke i shitur. Sot drejtoj një biznes dhe mendoj që kjo është paralelja që mund të bëja më mire.

Intervistoi Megi Latifi