Pranvera e këtij viti e ka gjetur Kinën para sfidave të mëdha në betejën e saj kundër COVID-19. Gjatë valës së re të infektimit autoritetet e niveleve të ndryshme po punojnë me të gjitha forcat për të frenuar përhapjen e virusit.
Për shembull, Shangai, kryeqendra financiare e Kinës dhe metropoli me mbi 24 milionë banorë, ka hyrë në një menaxhim të përkohshëm mbylljeje, ndërsa numri i rasteve të reja i të prekurve nga koronavirusi i tipit të ri, po rritet me mijëra çdo ditë.
Ndërkohë shumë dyqane, qendra tregtare dhe pikat turistike janë mbyllur. Megjithatë mjaft kompani, duke përfshirë disa të huaja, vazhdojnë të funksionojnë. Gjithashtu institucionet financiare të qytetit garantojnë pa ndërprerje operimin normal të bursave të aksioneve dhe tregut të bonove të vendit.
Në të vërtetë vala e re epidemike e ka vënë politikën dinamike të “zero-COVID” të vendit para një testi të vërtetë. Gjatë betejës mbi dyvjeçare kundër virusit, kjo politikë është vërtetuar si efektive. Pritet që për një periudhë jo të shkurtër, ajo të vijojë të ushtrohet në Kinë, si e vetmja mundësi për të kontrolluar dhe parandaluar epideminë.
Sipas Ma Xiaowei, drejtori i Komisionit Shtetëror të Shëndetësisë të Kinës, karakteristikat kryesore të politikës dinamike “zero-COVID”, përfshijnë shpejtësinë dhe saktësinë, e cila synon të bllokojë përhapjen e virusit përmes ndërhyrjeve në kohë. Ajo përbëhet nga një sërë masash, që nga zbulimi i rasteve të infektimit, gjurmimi i tyre, deri te karantina dhe mjekimi.
Në dy vitet e kaluara, vendi ka bërë çmos për të zbuluar, raportuar, garantuar dhe trajtuar sa më shpejt të prekurit me COVID-19. Në të njëjtën kohë ajo është duke përmirësuar në vazhdimësi masat e kontrollit të shënjeshtruar epidemik.
Këto masa, së bashku me të tjera në parandalimin epidemik, i mundësojnë Kinës kufizimin e përhapjes së virusit dhe minimizimin e ndikimeve epidemike ndaj vendit.
Efektet e kësaj politike dhe aftësia e Kinës në zbatim janë vërtetuar. Të dhënat statistikore tregojnë se që nga prilli i vitit 2020, infektimet sporadike dhe rajonale të raportuara në Kinë, kishin ardhur kryesisht nga jashtë.
Masat e kontrollit të Kinës duken të rrepta për sytë e disa vendeve. Megjithatë Kina nuk e zgjodhi këtë këtë politikë për asnjë arsye tjetër, përvecse konsiderimit të jetës së popullit të saj, si gjënë më të rëndësishme. Ky parim i drejtë ka triumfuar mbi metodën laissez-faire (lëre të jetë), e cila nuk do të mund të shndërrohet asnjëherë në një alternativë të mundshme për qeverinë dhe përpjekjet e saj për të kontrolluar epideminë.
Ndër 1.4 miliard banorët e Kinës, 267 milion janë të moshuar dhe mbi 250 milionë të tjerë, janë të mitur që mund të preken më lehtë nga virusi. Kështu që për kushtet e Kinës, parandalimi i përhapjes së virusit është i së njëjtës rëndësi me mjekimin e të infektuarve, pasi vendi nuk mund të përballojë një pasojë duke toleruar kontrollin e virusit. Nga ana tjetër, z. Ma vuri në dukje se nëse Kina heq dorë nga parandalimi i epidemisë dhe përqendrohet plotësisht mbi trajtimin e simptomave, sistemi mjekësor i vendit do të mbingarkohej dhe dobësohej shpejt.
Gjatë betejës me virusin, Kina po grumbullon më shumë eksperienca kontrolli, duke ngritur në mënyrë të ndjeshme kapacitetin e saj në zbatimin e politikës dinamike “zero-COVID”.
Për shembull, për testimin e acidit nukleik, hapi i parë i frenimit epidemik, Kina aktualisht është në gjendje të kryejë testimin masiv në qytete të mëdha me mbi 10 milionë banorë, në vetëm 24 orë. Vendi ka përmirësuar edhe politikat e saj të karantinës së shënjestruar dhe mund të marrë masa të ndryshme sipas niveleve të rrezikshmërisë së infektimit në rajone të ndryshme dhe në bazë të kushteve lokale.
Jo vetëm kaq, sepse deri në fund të marsit, 1.24 miliard banorë, ose rreth 90% e popullsisë kineze, është vaksinuar plotësisht, duke përfshirë rreth 213 milionë të moshuar mbi 60 vjeç.(Foto:VCG)