Marsi Simo është profilizuar në sociologji dhe sociologji të zhvillimeve shoqërore në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë. Ajo është themeluese e qendrës "Family Care Albania", drejtuese e revistës për fëmijë "Klubi i fëmijëve" si dhe organizatore e konkurseve për fëmijë dhe të rinj si dhe e projekteve për prindërit, në veҫanti për nënat e reja.
Marsi është dhe trainere e "Komunikimit në publik" për fëmijë, studentë dhe të rritur dhe bashkëpunëtore me disa prej platformave më të rëndësishme mbi fushën e edukimit në Shqipëri dhe Kosovë. Një tjetër angazhim i saj është dhe trajnere për "Metodat e reja të mësimdhënies për mësuesit". Ajo radhit disa nga punët më me rëndësi si: Takimet "Super mama", ku përfshihen takime me nënat e reja shtatzënë dhe ato që sapo kanë lindur, me të cilat diskutohet tematika mbi depresionin para dhe pas lindjes. Në veprimtarinë e Marsit bën pjesë dhe puna si bashkëorganizatore dhe drejtuese e seminareve për prindërit e rinj "Dua të di më shumë". Nuk mungon bashkëpunimi i saj dhe në konkurset për fëmijë: “Zëri i fëmijëve”; takimi letrar "Lexojmë së bashku", “Lumturo gjyshërit”, “Panairi i ideve”, "Unë jam personazhi", “Fëmijët bëjnë art”
dhe “Autizmi flet me ngjyra”. Marsi Simo është organizatore e nismës sociale "Pasurojmë bibliotekat" dhe bashkë organizatore me motrën e saj e seancave "Terapi përmes artit". Në karrierën e saj është dhe autorësia e materialeve për fëmijë "Libri im" me fletë pune me tematika psiko-sociale për moshat nga 2-13 vjeҫ.
Marsi Simo (burimi facebook)
CMG: Çfarë ka ndikuar tek ju për të qënë kjo që jeni sot?
Marsi Simo: Eksperiencat dhe rrethanat në fakt mua më kanë ndihmuar që të jem edhe më tepër kërkuese ndaj vetes. Në asnjë moment, për asnjë arsye unë nuk i marr gjërat të mirëqena. Përse e bëre këtë, çfarë po përfiton nga kjo apo dilema të tjera ekzistenciale, unë i kam parasysh për jetën dhe nuk shkoj për t’i marrë gjërat e mirëqena. E them këtë sepse ndonjëherë ne krijojmë të vërteta në bazë të zakoneve dhe menatlitetit, por nuk duhet ë jetë kështu.
Kështu kemi ndërtuar një jetë me rregulla që përpiqemi t’i thyejmë herë pas here. Pyetjen “kush jam unë?” ja bën vetes edhe një fëmijë po ashtu duhet t’ia bëjë edhe një i rritur dhe mendoj që nëse i jepni përgjigje kësaj pyetje e keni më të lehtë për të vazhduar.
CMG: Ju jeni produkt i një fëmijërie…
Marsi Simo: Do të thoja me bindje që jam produkt i një fëmijerie eksperimentale. Mungesat që kemi pasur në fëmijerinë tonë mua më kanë bërë që të kem kërkesa ndaj lirisë. Unë e them shpesh që ne jemi një eksperiment dhe pse edhe ne vetë duhet të bëjmë eksperimente të guximshme në jetë me veten.
CMG: A shprehet dashuria me fjalë?
Marsi Simo me familjen (burimi facebook)
Marsi Simo: Jam pak gjykuese në këtë sferë sepse mendoj që disa fjalë të shtrenjta si “Të dua, të kam jetë, zemër” janë disa fjalë që nuk mund t’ua thuash të gjithëve. Duhet të jesh selektiv.
Ndaj më bëjnë habi kontakte me njerëz rastësorë, të cilët i shprehin këto fjalë. Unë në fakt jam shumë e kufizuar dhe ja them këto vetëm djalit tim.
CMG: Vetëvlerësimi është një proces që arrihet si?
Marsi Simo: Vetëvlerësimi arrihet kur ti ke prindër të cilët të mbështesin dhe të tregojë forcën tënde. Ata janë patjetër thelbi i vetëvlerësimit të një fëmije, që duhet të rritet i edukuar. Unë kujtoj që gjithnjë vrapoja t’u thoja çdo fitore e çdo humbje dhe ata e mirëprisnin si të mos kish ndodhur asgjë.
CMG: Prindërimi dje dhe sot. Çfarë ka ndryshuar?
Marsi Simo: Prindërit kanë bërë një gabim sepse i janë dedikuar punës dhe koha ju ka diktuar të tjera rregulla. Unë nuk dua të jem si nëna ime në prindërim. Unë nuk mund të jem kurrë një gjyshe aq e përkushtuar sa nëna ime kundrejt djalit tim, por patjetër unë kam rregulla të reja, të cilat kanë ndryshuar me kohën.
CMG: Kujt i qesheni cdo mëngjes?
Marsi Simo: Djalit im. Edhe nëse unë zgjohem pa e zgjuar atë me të qeshura, duket sikur do të prishim një ritual tashmë të ndërtuar prej kohësh.
CMG: Dilemat që ke me botën?
Marsi Simo: Kohët e fundit dua përgjigje nga shëndeti mendor. Dua të kuptoj traumat që kalojnë fëmijët dhe si refelktohen ato në moshë madhore. Do doja t’i kuptoja këto dilema dhe t’i ndihmoja qoftë njerëzit që i njoh dhe i dua aq shumë, apo qoftë të panjohurit .
CMG: Për cilat parime nuk do të bëjë kurre kompromis?
Marsi Simo: T’ia dal pa u mpleksur me jetën e dikujt. Të mos bëj gjumin e qetë për mua është një nga gjërat që nuk e dua. Ndershmëria në çdo aspekt për mua është fitore.
CMG: Profesioni i sociologut si shihet në vendin tonë?
Marsi Simo: Ky profesion në vendin tonë është shumë i ri dhe ende nuk perceptohet, por më shumë ka dhënë aq sa i jap unë absolutisht.
Unë kam disa filtra në jetë, kam një palë syze të padukshme që i shoh gjerat në fenomene sociale.
Marsi Simo në studio televizive (burimi facebook)1
CMG: Na rrëfeni historinë tuaj përmbledhur në: vaktin më të rëndësishëm, qytetin ku do doja të jetoje përjetësisht, fundjavat e tua, rrugica që ju ka rritur apo aroma që ju ngjall kujtime?
Marsi Simo: Vakti im më i rëndëishëm do mbetet përherë tryeza me familjen time. Në qytetin ku do doja të jetoja gjithnjë nuk e them dot, por ndoshta do zgjidhja Beratin sepse atje kam lindur.
Mua personalisht më pëlqen Tirana si koncept zhvillimi. Mbrëmjet e vona janë ato për të cilat nuk e sakrifikoj gjumin, mbaroj punët dhe lexoj. Aroma që më sjell kujtime është aroma e zjarrit dhe e gështenjave Rrugica që më ka rritur është rrugica e Mangalemit në Berat, atje jam rritur me kushërinjtë. Sytë e mi sot shohin vetëm djalin dhe bashkëshortin. Ata janë dy çunat e mi. Fundjavat i dua të gjata dhe pa telefon.
CMG: Koncepti kohë, e kaluara, e tashmja apo e ardhmja ka më tepër rëndësi për ju?
Marsi Simo: Për mua rëndësi ka e tashmja. Tani dhe këtu!
Pavarësisht se e kaluara ka lënë një gjurmë dhe diçka që do të të ndjekë e rëndëishme është të mos e kujtojmë.
CMG: Cila është përpjekja juaj për të qënë më e lumtur?
Marsi Simo: Që të gjej gjithmonë zgjidhje për çdo gjë. Për aq kohë sa ne marrim frymë dhe jemi gjallë çdo gjë nuk vonon të shkojë në vendin e vet.
CMG: Revista “Klubi I fëmijëve” si u krijua?
Marsi Simo: Kjo revistë tashmë bën një vjeç dhe u krijua si një hapësirë kulturore. Kjo reviste gjendet online sepse ata qëndrojnë shumë gjatë online dhe pse jo të kalojnë një kohë produktive. Idea është që ata emocionohen shumë kur dalin në faqet e para të revistës ndihen të lumtur për këtë gjë.
Çdo gjë që ata bëjnë në jetën reale tani e ndajnë me shokët e tyre. Aty ka psikologë, pediatër etj sepse është një revistë që lexohet edhe nga prindërit. Dua që aty të afrohet më tepër fëmija me prindin. Revista merr përgjigje për çdo çështje që ndërton filizin e jetës, që është familja.
Intervistoi:Megi Latifi