Prof.Dr.Eva Duraku në vitin 2012 është diplomuar në Mjekësi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë, me vlerësimin 110 e Lavdërime. Në shkurt 2013 ka kryer Provimin e Shtetit në Romë, Itali pranë Universitetit “Tor Vergata”, për të drejtën e ushtrimit të profesionit nga ku ka dalë me rezultate maksimale. Në shkurt të vitit 2015 ka fituar të drejtën e specializimit afatgjatë në Kardiologji nga ku është diplomuar në vitin 2019.
Nga tetori 2019 e në vazhdim, studion Doktoraturën Ndërkombëtare “Arterial Hypertension and Vascular Biology” në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Eva gjithashtu ka kryer një trajnim intensiv mbi Ekokardiografine, në vitin 2019, pranë Spitalit Universitar Medipol Mega, Stamboll, Turqi. Nga viti 2014 e në vazhdim është pedagoge e Anatomise Humane pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
CMG: Si janë trajtuar pacientët me probleme me zemrën gjatë periudhës së Covid-19?
Eva Duraku : Duke qenë që unë jam kardiologe në këtë periudhë jemi hasur me raste në shtim në të gjitha kontekstet kur bëhet fjalë për problemet me zemrën.
Çdo pacient që ka pasur probleme nëse ka kaluar apo mund të jetë duke kaluar Covid-19 problemet me zemrën janë përkeqësuar.
Duke qenë që Covid-19 është një sëmundje që ka të njohura por edhe shumë të panjohura, na i ka vështirësuar më tepër këtë problem.
Si sëmundje ajo çrregullon gjithë metabolizmin, por mbi të gjjtha prek zemrën. Të sëmurët që nuk kanë vetëm Covid-19 janë më të predispozuar ndaj rrezikut pasi mund të kenë diabet apo mund të kenë probleme me tiroiden etj.
CMG: Çfarë keni konstatuar nga periudha që është shfaqur Covid-19?
Eva Duraku : Kemi konstatuar që simptomat kanë qenë të vështira dhe ndoshta ekzaminimi edhe më i vështirë. Shtim rastesh me hipertension dhe kjo ka qenë shqetësuese
CMG : Le ta saktësojmë si shfaqet hipertensioni?
Eva Duraku: Këshilla ime e parë është që duhet kapur në kohë dhe duhet ndjekur që të kemi mundësi ta trajtojmë siç duhet.
Nëse hipertensioni avancon pastaj shfaq problemet me zemrën dhe enët e gjakut. Për të gjitha këto arsye është shumë e nevojshme diagnoza e hershme.
Një pjesë e madhe e shoqërisë vuan nga hipertensioni, por si ta dimë ne që vuajmë... Duke bërë matje të thjeshta në shtëpi nëse kanë pershembull raste familjare apo kanë shtuar se fundmi në peshë duhet marrë parasysh që mund të jenë duke u prekur nga hipertensioni.
Nëse këto matje janë mbi 180 me 85 pra i kalojnë këto vlera atëherë mund të themi që vuajnë nga hipertensioni.
CMG : Pse cilësohet faktor rreziku?
Eva Duraku : Nëse hipertensioni nuk trajtohet çfarë mund të ndodhë? Të gjitha problemet me veshkat apo pjesë të tjera në trup dëmtohen nga hipertensioni. Ai dallon në shenja sepse ka tipare të caktuara.
Pra mund të kemi dhimbje koke konstante si lodhje apo humbje përqendrimi, të cilat shihen si simptomat me të shpeshta.
Gjëja e parë që bën një pacient në këto kushte është që e mat vetë tensionin në kushte shtëpie dhe më pas drejtohet tek mjeku.
CMG : A kanë pasur efekt të kundërt mjekimet kundër Covid-19 në rrezikun e hipertensionit?
Eva Duraku: Është një pyetje që duhet shpjeguar. Në shumë studime amerikane, por dhe italiane, të cilave unë ju referohem është parë që këto medikamente të mbrojnë nga Covid-19.
Është shumë e rëndësishme që në këto kushte që mund të jenë pacientët të marrin rregullisht mjekimin. Nëse shohin vlera të larta të shtuara me pas duhet t’i drejtohen mjekut.
CMG: Në momentin që një pacient pëson krizë hipertensioni, sa i qetë duhet të jetë deri sa të mbërrijë tek mjeku?
Eva Duraku: Duhet të qetësohet. I rëndësishëm është kontrolli i panikut. Ai duhet të pijë ilaçet e veta e më pas të kontaktojë me mjekun.
Nuk është e rekomandueshme të lëvizë vetëm.
CMG : Çfarë duhet mbajtur parasysh për hipertensionin?
Eva Duraku: Ka thjesht diçka që është tepër e rëndësishme, siç është mjekimi i rregullt. Nëse nuk merren në formë të rregullt mjekimet mund të përkeqësohet dhe të japë efekte negative.
CMG : Në cilën moshë shfaqen më tepër problemet me zemrën?
Eva Duraku : Mosha më e prekur është ajo e moshuar. Nuk kemi asnjë moshë që përjashtohet 100% nga problemet më zemrën. Probabiliteti rritet kur rritet mosha. Ndërsa se fundmi trendi nga ndryshuar prej stilit të jetesës. Njerëzit hanë keq, nuk bëjnë aktivitete fizike janë të gjitha këto faktorë që ndikojnë. Jeta sedentare të shkatërron sistemin imunitar dhe si rezultat rritet risku për hipertension
Intervistoi:Megi Latifi