Katerina Marku (Facebook)

Katerina Marku (Facebook)

Katerina Marku është nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe anëtare e Komisionit të Mjedisit dhe Energjisë. E diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Bachelor Inxhinieri Mjedisi dhe Master në profilin Energjitikë, Katerina ka fituar njohuri juridike në degën E drejtë Administrative, e diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës.

Ajo ka qenë pjesë e Forumit Rinor Eurosocialist, me detyrë Koordinatore Kombëtare e Profesionistëve të Rinj. Së fundmi Katerina është nismëtare e Këshillit Mjedisor të Tiranës, ku së bashku me një ekip profesionist me fokus çështjet mjedisore, angazhohen në mënyrë aktive për të dhënë kontributin e tyre nëpërmjet ndërgjegjësimit qytetar dhe advokimit të politikave pro mjedisit.

CMG: Çfarë është këshilli Mjedisor në Tiranë?

Katerina Marku: Flasim për një grupim të rinjsh, të cilët funksionojnë në formë strukture vullnetare, ndërsa përfshihen edhe organizata të tjera që operojnë në Tiranë. Të rinj vullnetare apo lektorë e persona të cilët vërtet e kanë pasion të merren me mjedisin, qofshin këta me një background apo jo.

CMG : Si nisi “Rijetesimi i lagjeve” dhe çfarë është ai?

Katerina Marku: Lindi në fakt si një projekt i nisur si festë nga qendra, marrëdhënie pjesë e këshillit mjedisor. Ne menduam që ky koncept të marrë më shumë karakter. Si për shembull secila nga organizatat ka një funksion të caktuar, siç mund të jenë lyerja e lagjeve apo pastrimi etj. Menduam që më mirë do të ishte që të bëheshin bashkë dhe të funksionojmë për një qëllim të përbashkët. Në këtë mënyrë ka më shumë impakt. Në 30 tetor lindi si projekt pilot.

Në një nga rrugët e Tiranës, bllokuam një rrugë të zonës dhe organizuam një festë. Në rrugën "Dragosh Siliqi" dhe e falënderojmë lagjen që u tregua bashkëpunuese.

Rijetësimi i lagjeve (Këshilli Mjedisor Tiranë)

Rijetësimi i lagjeve (Këshilli Mjedisor Tiranë)

U bëmë bashkë si organizata dhe lagja dhe koordinuam në atë formë për të ndihmuar lagjen. Pati kënde ku disa persona u integruan për të mësuar fëmijët t’i jepnin biçikletës, të tjerë për të mësuar fëmijët të kërcejnë dhe çdo funksion i një organizate u kthye në qëllim për të punuar.

CMG : A do vazhdojë kjo festë në rrugë për të rijetësuar lagjet?

Katerina Marku: Ky është plani në fakt. Duam që këtë ta zhvillojmë edhe në kuadër të “Tirana European Youth Capital”, që ka fituar çmimin për vitin 2022. Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë duam që ta shtrijmë në disa lagje të ndryshme.

CMG : Si ka qenë përfshirja juaj në Këshillin Mjedisor?

Katerina Marku: Mua mu besua detyra si nënkryetare e këshillit bashkiak dhe aty nisi edhe përfshirja ime në këshillin mjedisor. Së bashku me miqtë e mi që janë edhe të fushës e vazhduam këtë iniciativë, ku takimi i parë është zhvilluar para një viti.

Aty ftuam organizata të ndryshme për t’i njohur me strukturën vullnetare. Për shumë iniciativa ne do të kemi mundësinë për t’i shtyrë me tej dhe për t’i vënë në jetë. Ndaj dhe është krijuar ky grupim.

CMG :Angazhimi yt në politikë, si ka qenë kjo përfshirje?

Katerina Marku: Unë mendoj që kam marrë dhe dhënë nga eksperienca ime edhe në këtë fushë kam krijuar një background të madh.

Si këshilltare e të rinjve profesionistë pata një eksperiencë të vlefshme.

Mbaj mend në vitin 2016 patëm organizuar një sfidë për të rinjtë për të ndërgjegjësuar hedhjen e bishtave të cigareve, që pati vërtet shumë sukses.

CMG : Sa e vështirë është të jesh pjesë e një mutlikulture?

Këshilli Mjedisor Tiranë (Facebook)

Këshilli Mjedisor Tiranë (Facebook)

Katerina Marku: Është e vështirë, por jo e pamundur. Do pak kohë që të kuptosh të rinjtë. Kjo punë kërkon njerëz që të jene mendje hapur sepse duhet mirëkuptim. Jo gjithmonë ne kemi të drejtë ndaj duhet të mësojmë që shpesh mund ta kemi edhe gabim dhe mund të mësojmë për ide më të mira dhe të pjekura. Duhet të kesh dhe mbizotërojë frymë grupi dhe puna vullnetare është tepër e rëndësishme.

CMG: Cilat janë pikat tuaja më të forta?

Katerina Marku: Shumë nga pikat e mia te forta kanë ardhur si rezultat i një eksperience dhe reflektimi me veten. Unë si natyre arrij të kuptoj kur e kam gabim dhe reflektoj shpesh me veten për të mësuar diçka më tepër.

CMG :Koncepti punë, si vjen tek ju?

Katerina Marku: Puna tregon punën dhe çdo punë tregon nga vetja jonë. Ne duhet të eksplorojmë veten dhe natyrën tonë sepse çdoherë në një rrugëtim mësojmë që paskemi mundësi për më tepër.

Shpesh bej shaka sepse shumë njerëz kur të shohin nga jashtë thonë " Sa me fat që ke arritur këtu! " por harrojnë që nga pas është një punë tepër e madhe.

CMG: Tirana sot dhe ajo e para disa viteve, në konceptin e mjedisit si vjen?

Katerina Marku: Pak por e sigurt, që nuk është e konceptuar që ky qytet të ketë kaq shumë banorë. Por, këshilla ime është të përdorim sa më pak makinën sepse mund të bëjmë edhe pa të. Përdorimi i biçikletës apo edhe ecja është tepër e rëndësishme. Një tjetër nismë që njerëzit bëjnë sot është që për festa mbjellin pemë dhe kjo po kthehet në traditë tepër të mirë. Tirana është një qytet në zhvillim e sipër dhe presim shumë nga ky kryeqytet.

Intervistoi Megi Latifi