Edlira Durmishaj është psikologe klinike e licensur në Shqipëri. Studimet e para univeristare i kreu në shkencat islame dhe studimet e dyta janë në psikologji. Edlira prej 5 vitesh ushtron profesionin në qendren e saj klinike, duke u marrë me probleme të stresit, ankthit dhe depresionit.
CMG: Edlira, sa e vështirë është të njohim atë që jemi?
Edlira Durmishaj psikolge klinike
Edlira Durmishaj: Kjo është një pyetje me shumë peshë dhe tepër e rëndësishme sepse po të vendosem përballë pasqyrës, Edlira para se të jetë një profesioniste është nënë e 4 fëmijëve. Para se çdo mbrëmje të dal në pasqyrë i them vetes “a kam bërë më të mirën për fëmijët e mi?”. A ju kam dhënë atyre shembullin e duhur?
Në fakt çdoherë duket sikur mungon diçka në atë mision. Ka diçka për të cilën unë pendohem që nuk e kam bërë.
Dua të them që suksesin që ne e kërkojmë jashtë e kemi aty brenda familjes. Nëse ne kemi dhënë më të mirën për fëmijët tanë sepse ata janë në proces rritje dhe pjekje, atëherë e kemi bërë siç duhet punën tonë.
CMG: A i ngjan fëmijëria juaj asaj që fëmijët e tu po kalojnë?
Edlira Durmishaj: Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Besoj si ajo e të gjithë brezit tim. Vitet 90' kanë qenë vitet ku unë shijoja çdo gjë.
Do doja patjetër që atë hare t'ua përcillja edhe fëmijëve, sepse ka qenë çdo gjë origjinale. Origjinale ishin lojërat, gjithë lagjia merrte jetë nga zhurmat e fëmijëve dikur. Orët e vona na gjenin jashtë, duke luajtur.
Mbaj mend ato lagjet ku ne luanim dhe rreth kishte kafshë të ndryshme që na shoqëronin.
CMG: Cilat janë urtitë që të moshuarit ju thoshin?
Edlira Durmishaj: Dua të ndaj një episod të veçantë të jetës sime.
Të përmend pikërisht njerëzit që patën ndikim tek unë. Nuk ka të bëjë me gjyshërit e mi, por me një ngjarje tepër të veçantë, që më ka orientuar mendimet. Një ditë të bukur teksa unë isha duke ndihmuar nënën time për të bërë blerje, sepse këtë e bëja përherë me kënaqësi, unë kisha gjithë kohës që ankohesha.
Ankohesha sepse i pata premtuar një shoqes sime që do ta ndihmoja me detyrat dhe nuk ia kisha dërguar ende.
Më sheh një nga zonjat e një vitrine aty dhe më pyet për shqetësimin tim. Unë pasi ja tregova ajo u afrua dhe tha:" Po ti qenke vajze me karakter, ti e mban fjalën. Të lumtë sepse vajzat kështu duhet të jenë!”
Në botëkuptimin tim si fëmijë thjesht doja ta mbyllja atë punë, por ishte diçka më e madhe. Ajo më tha që isha tepër fisnike dhe unë po e shikoja drejt në sy e ato fjalë i shkrova në brendësi të vetes sime për t’i mbajtur.
Sikur mori rrjedhë sjellja!
Fjala juaj le gjurmë tek fëmijët dhe më e mira që mund të bëni është t'iu tregoni atyre se për çfarë vlejnë më tepër.
Edlira Durmishaj në një konferencë (Facebook)
CMG: Edlira, flasim për një shoqëri që e shohim të ndryshuar. Pse?
Pse evidentojmë kaq shumë probleme në shoqëri?
Edlira Durmishaj: Mendoj që ka ndryshuar mjedisi. Fëmijët rriten në një botë më të ftohtë dhe me të tjera dinamika. Ndonjëherë më duket sikur jemi pjesë e një ingranazhi të madh dhe nuk ka kohë.
Përkushtimi për fëmijet në kohët e sotme nuk është më natyral, por është kthyer në një detyrim mekanik dhe kjo është e frikshme.
Njeriu ka nevojë të ndalojë dhe të marrë kohë për reflektim.
Fëmijët duan kohë dhe këtu lind kontradikta, sepse kur ne shkojmë në shkollë fëmija do kohë dhe mjete praktike. Po flas për telefonin.
Është një shembull shumë shqetësues. Para pak ditësh më vjen një vajzë 15-vjeçare, e cila me sjell një letër që unë ja kërkova.
Pasi i mora leje asaj dhe nënës së saj për të folur për letrën, po e them për herë të parë publikisht. Ajo thotë :" E dashur dëshira ime 10-vjeç unë jam ti në të ardhmen pas 5-vitesh. Të lutem shkëputu pak nga telefoni, e di që të mungon vëmendja e prindërve, por ata të duan ty.
Të lutem te paktën mbaje 14-ore jo më shumë".
Kjo ishte e frikshme! Imagjinoni një vajzë të vogël që i lutet vajzës për telefonin e cila nuk e mban pak, por 14-ore.
Besoj që një fëmijë i tillë është i kufizuar dhe jetën e ka aty, por ky fëmijë do kete të ardhme problematike. E rëndësishme është se ajo jep mesazhe dhe reflekton.
Letra e vajzes 15 vjecare
CMG: Pse ju besojnë njerëzit që t'ju tregojnë problemet e tyre?
Edlira Durmishaj: Unë para se të studio për psikologji, kam studiuar shkencat Islame. E them me krenari sepse është një fushë që më ka bërë të bëj bashkë dy botë, që plotësojnë njëra- tjetrën, sepse feja asnjëherë nuk e sulmon shkencën.
Arrij të bëj paralele mes tyre për të arritur në këshilla objektive.
Pikërisht njerëzit i preferojnë këto këshilla dhe gjejnë besim tek unë.
CMG: Në çfarë niveli është stresi sot tek njerëzit? Situata që po kalojmë nga Covid-19 çfarë problemesh nxorri në pah?
Edlira Durmishaj: Stresi është në nivele të frikshme. Jemi në një fazë kritike, por jemi të arsyetuar sepse e gjithë bota është përballë një stresori të evidentuar dhe kur ne kemi një argument se pse po përjetojmë stress, atëherë stresi quhet pozitiv.
Kjo është një formë reagimi ndaj asaj që po ndodh në fakt.
Ne e kemi elementin që na kanoset dhe mund të punojmë për mobilizim.
Lexuesit duhet ta dinë që stresi, ankthi apo dhe të tjerë kanë funksion mbrojtës tek ne, për t’u përmirësuar.
CMG: Cilat janë disa nga hapat e lehta e të shpejta për të shmangur stresin në përditshmëri?
Edlira Durmishaj: Një çelës i thjeshtë : " Stresi do jetë gjithmonë me ne ". Mos i merrni gjërat gjithnjë stresuese, por mendoni anën tjetër pozitive që stresi na shtyn të bëjmë gjëra më pozitive.
Sa i përket ankthit, unë po jap një model mendimi me veten si t’i tejkaloni gjendjet.
A është mendim pozitiv apo negativ? E rëndësishme është që të ecim përpara, duke u kapur pas gjërave pozitive në jetë. Nuk ka pse jeta të jetë e vështirë dhe e ndërlikuar. Ajo duhet të jetë e frytshme.
Ajo që ti po mendon është reale apo imagjinare? Pra, gjjthçka që mendojmë duhet të jetë reale dhe të jetë diçka që ndërton, jo imagjinare vetëm në kokën tonë. Nëse ky mendim po na mundon sepse është negative, duhet ta hedhim pas, sepse po na merr kohën. Nëse flasim për ankthin duhet të bëjmë dallim. Nëse dëgjojmë të thotë "Po sikur ?", sikur të më ndodhë diçka, sikur të sëmurem etj. Ky është ankth dhe gjithmonë kur më thonë "Do të çmendem" ky është mit! Nuk ka asnjë kapitull në psikologji që flet për çmendurinë. Është një krijim i yni. Nëse flasim pastaj për skizofreni është tjetër çështje, sepse ka elementë që identifikohen lehtë.
Ka njerëz që thonë unë dua të mendoj pozitisht, por nuk mundem. Atëherë ktheje në praktikë këtë që unë po them për ju sot. Kjo gjëja që unë po mendoj, më ndihmon apo kthen pas? Më përmirëson?! Më bën njeri më të mire, apo?! M’i sheshon raportet me njerëzit, apo më krijon debate?! Nëse ju dalin raportet siç duhet, vazhdoni përpara! Nëse nuk ju dalin, mos u merrni sepse janë thjesht ide që ju gënjejnë. Kundërshtoni mendimet obsesive!
Edlira Durmishaj facebook
CMG: Në pesë vite që ju keni hapur klinikën tuaj, cilat janë rastet më ekstreme që janë referuar apo edhe grupmosha më delikate?
Edlira Durmishaj: Me shqetëson shumë që grupmosha që vuan më tepër janë nga mosha 20-30 vjeç dhe në dominancë janë femrat.
Femrat preferojnë të flasin më tepër për problemin për ta evidentuar dhe për të diskutuar. Meshkujt mendojne se janë tema tabu.
Ajo që më bën përshtypje është se njerëzit kanë shumë ankth dhe atak paniku dhe ata që vijnë mendojnë se kanë depresion.
Është e gabuar që të mendoni që depresioni është një mërzitje, apo një moment pikëllimi.
Absolutisht që këto elemente e fuqizojnë, por nuk është ky depresioni.
Depresioni është dëmtim në trurin tonë dhe është vërtet një sëmundje që duhet të kurohet.
CMG: Cilat janë mendimet ekstreme të tyre?
Edlira Durmishaj: Bestytnia! Vijnë me mendime :" Mos më kanë bërë ndonjë gjë? ". Nuk ekziston kjo! Ky është një element, që duhet theksuar.
Më vjen një zonjë rreth të 30-ve, e cila më thoshte se kishte frikë mos vriste apo dëmtonte veten.
Por ajo kishte hulumtuar për vetvrasjen dhe çfarë thotë feja për këtë ne mënyrë që të kem një autoritet që të më ndalojë.
Në atë moment kur ajo kishte gjetur një element për ta kuruar veten, besimi cilido qoftë ai, të shtyn në veprime të mira.
Ajo që unë besoj shumë është që para se të vijnë tek psikologu shkojnë tek njerëz që bëjnë "magji". Kjo është komplet pa logjikë dhe janë praktika që nuk të çojnë askund.
Ata janë të bindur që dikush ju ka bërë keq, por kjo nuk është e vërtetë.
Ky nuk është besim, nëse besimi nuk te përmbush edhe të çon përpara është një bestytni!
CMG: Cili do ishte mesazhi që do ndaje?
Edlira Durmishaj: Ndani mendimet tuaja me miqtë sado të çuditshme të jenë ato! Flisni për veten!
Intervistoi : Megi Latifi