Sonila Boçi në provomimin e librit

Sonila Boçi në provomimin e librit

Sonila Boçi është studiuese prej 22 vjetësh pranë Institutit të Historisë (ASA). Ajo është autore e shumë punimeve shkencore monografike dhe artikujsh të botuar në revista shkencore shqiptare dhe të huaja. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në Shqipëri dhe në vende të tjera të Europës. Fusha e saj e specializimit është historia e Shqipërisë në periudhën 1939-1990, marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, nacionalizmi dhe minoritetet. Mban titullin profesor i asociuar dhe është drejtuese e Departamentit të Historisë Bashkëkohore. Aktualisht Sonila Boçi është duke punuar mbi një studim mbi marrëdhëniet e grupimeve të ndryshme politike jofashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

CMG : Sonila, sa shpesh e pyesni veten se kush jeni ju?

Sonila Boçi: Unë jam një natyrë që shumë pak e shoh veten në pasqyrën reale. Por jam një natyrë që punoj shumë me veten në marëdhënien e brendshme që individi ka dhe në këtë persjatje se çfarë është Sonila se çfarë do aj, mendoj që jam një njeri që mësoj shumë nga gabimet dhe nuk ja toleroj vetes të bëj dy herë të njëjtin gabim. Jam rehat me atë që jam. Mund të them që si proces nuk ka qenë i lehtë për të qenë kjo që jam sot.

CMG : Si ka qenë ky proces? Në çfarë shtigjesh keni kaluar?

Sonila Boçi : Duke u përpjekur shumë dhe me forcë të jashtëzakonshme vullneti, duke mos e lejuar veten të bie pre e momenteve të pasigurisë që çdo jetë i ka. Por gjithashtu falë Zotit me një mbështetje shumë të mirë të njerëzve që më kanë qëndruar afër.

Suksesin tim dhe arritjet e mia unë ia dedikoj familjarëve të mi, të cilët më kanë qëndruar pranë.

Kërkoj nga njerëzit, të paktën ata që unë dua, të kryejnë proces vet përmirësimi dhe nëse kanë nevojë për mua do të jem aty për ta.

Si e bëj unë këtë? Jam e sinqertë me ta, sepse nëse nuk je e sinqertë nuk mund t’i qëndrosh askujt pranë.

CMG : Cilat kanë qenë nisjet tuaja për hapat në karrierë?

Sonila Boçi intervistë për CMG

Sonila Boçi intervistë për CMG

Sonila Boçi : Me shume vështirësi do thoja kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vite shumë të vështira, në vitin 97. Përjetova dy thyerje shumë të mëdha në ato vite dhe për një studente që ka mbaruar histori, qoftë me rezultate aq të mira sa kisha përfunduar unë, nuk ishte aspak e lehtë që të gjeje treg dhe veten në ato rrethana ku gjithçka që mendohej ishte mbijetesa.

Ishte e vështirë të realizoje veten, por unë kisha shumë synime të qarta.

Për fatin tim të mirë drejtoresha e atëhershme në Institutin e Historisë erdhi për të dëgjuar në kohën e diplomimit studentët më të mirë që mbronin diplomën. Nga gjithë studentët që mbronin diplomën atë ditë isha edhe unë dhe ajo na piketoi mua dhe një miken time, si dy persona që t’i atashoheshim Institutit.

Kështu në 1999 unë u bashkova në këtë Institut në një staf të përkushtuar njerëzish dhe dua të jem tepër e sinqertë kur them që ka qenë një shkollë për mua. Kujtoj tani me nostalgji bisedat e debatet që bënim nëpër departamente, të cilat mua më rritën tepër.

CMG : A ka gjëra që ende nuk i keni zbuluar nga vetja?

Sonila Boçi: Kur flitet për histori, çështja e njohjes është komplet relative.

Më besoni nëse them se, sot jam më pak e sigurt në deduksionet e mia, se sa vite më parë. Është çështja që sot di më shumë dhe kam shumë përgjegjësi.

Në proces është gjithçka e papritur, sepse një grup dokumentash që ti mund te kesh zbuluar të hedhin poshtë një studim të tërë prej vitesh. Ndaj unë jam shumë e kujdesshme dhe shumë e pasigurt në punën që e dua fort.

Sonila Boçi me familjen

Sonila Boçi me familjen

Nuk e ngre studimin në bindje paraprake, por të drejton dokumenti

CMG :Ndalemi tek studimet tuaja, të cilat mund të kenë marrë kohë dhe që mund t’i jeni rikthyer pa dashje në A.

Sonila Boçi : Kur shkruaja librin tim për minoritetet kisha zbuluar disa dokumente që lidheshin me një marrëveshje që ishte bërë në Konispol.

E kisha vënë si fakt pa ditur si ishte krijuar apo çfarë roli kishin forcat politike. Ndonjëherë për shkak të mungesës së informacionit mbivendoseshin informacionet. Në momentin e fundit pasi e kisha mbyllur thuajse gjithë studimin, por për një rastësi të çuditshme mu desh të rifutesha në arkiva, një dosje zbuloi të gjitha materialet që lidheshin me këtë marrëveshje dhe e përcaktova në libër siç duhet.

Faktorë të tjerë vijojnë ende sepse është cikël.

Ndaj njohja në këtë profesion të historianit udhëhiqet nga dokumenti.

CMG : Cila është kthesa më e madhe në jetën personale?

Sonila Boçi : Çdo grua nëse i drejton këtë pyetje jam e sigurt që thotë " Lindja e fëmijëve". Të ridimension si njeri komplet, në të gjitha aspektet edhe në marrëdhënien që ke me veten, por edhe me karrierën.

Gjithçka për mua u bë shumë sfiduese sepse nuk i takon më vetes, por edhe atyre. Sfida nis jo për t’i edukuar me fjalë, por me vepra ti duhet t’u japësh atyre shembullin ideal.

Ti duhet të punosh dhe ata të të ndjekin ty... Nëse kam arritur që t’ju hap mesazh fëmijëve përmes veprave, atëherë unë ndihem e përmbushur.

Ndërsa nëse flasim për nivel profesional, ka qenë vijimi i studimeve master jashtë vendit , sepse unë kisha marrë një formim bachelor ndërsa në master mora shumë dije dhe krijoi hapësira të zakonshme.

CMG : Sonila, si ju kanë parë prindërit tuaj?

Sonila Boçi : Unë kam lindur dhe jetuar 10 vite në Korçë dhe ata më shihnin si gati perfekte. Jeta ime duhet të ishte perfekte si në mësime ashtu edhe në jetë. E rritur me njerëz të shkolluar, bisedat ishin ambicioze, në familje kishte diskutime për artin, kulturën apo politikën dhe veçanërisht babai im ishte njeri i fjalës dhe diskutimit.

Sonila Boçi në Institutin e Historisë

Sonila Boçi në Institutin e Historisë

Pastaj ishin dhe gjyshet e mia, të cilat me mësonin të qëndis, punoj me grep e të gatuaj.

Mami im mendonte që në jetë do kesh shumë vështirësi ndaj : " Në jetë duhet të dish apo të jesh i përgatitur ".

CMG : Çfarë na rrëfen e kaluara për ju dhe çfarë tregon e tashmja?

Sonila Boçi : E kaluara, një vajzë të rritur në një ambient me prindër shumë të kujdesshëm, me njerëz që u jam mirënjohëse.

E tashmja është një moment i mirë. Unë kam arritur diçka nga ato që synoja në jetë, jo gjithçka, por kam akoma jetë.

Jam në të 50-tat dhe jam në gjysmë të jetës dhe gjysmë të karrierës.

Kam realizuar ato që doja të bëja kur isha 25 vjeç dhe kam rreth vetes një ambient të mirë. Kam një mburojë rreth vetes me njerëz të mirë.

CMG : Çfarë duhet të lexojnë të tjerët nga ty?

Sonila Boçi :Mos e kërkoni suksesin si qëllim në vetvete dhe jetoni me një set vlerash.

Ajo që quhet sukses nuk është gjë tjetër veçse të lesh gjurmë.

Intervistoi Megi Latifi