BRISILDA TRAJKO (BURIMI-INSTGRAM)

BRISILDA TRAJKO (BURIMI-INSTGRAM)

Brisilda Trajko, arkitekte, ish violinçeliste është specializuar dhe në Menaxhim Arti për organizim eventesh dhe aktivitetesh kulturore-artistike. Prej 4 vitesh ka punuar pranë Bashkisë së Tiranës në organizimin e tyre, pranë Amfiteatrit. Sot ajo është drejtuese e muzeut vendor Kadare.


CMG: Brisilda Trajko, për çfarë e njihni më tepër veten?

Brisilda Trajko : Një vajzë me shume pasione, si çdo vajzë tjetër në botë. Nëse do ta përshkruaja veten do të thoja fillimisht që unë jam një arkitekte dhe nga viti në vit kam dashuruar artin e kulturën. Kam qenë një lexuese e rregullt dhe ndaj mora përsipër të drejtoja një vend kaq të rëndësishëm.

ISMAIL KADARE, HELENA KADARE DHE BRISILDA TRAJKO (Burimi, instgram)

ISMAIL KADARE, HELENA KADARE DHE BRISILDA TRAJKO (Burimi, instgram)

CMG: Çfarë e ka formuar karakterin tuaj ndër vite?

Brisilda Trajko : Arti, mendoj që arti më ka formuar ndër vite dhe më ka ushqyer. Patjetër që është edhe familja edhe shoqëria. Por, besoj që arti zë një vend edhe më të rëndësishëm se sa kaq. Dëshira për t’i ndier gjërat dhe për t’i bërë me ndjenjë.

CMG: Sa e vështirë është të kombinoni dy profesione, arkitekte dhe njëherësh drejtuese e Muzeut ?

Brisilda Trajko: Arti në vetvete. Mendoj që duke qenë që kam aftësi për të përqafuar dhe dashur artin, ndaj edhe ja dal që t’i kombinoj sepse Muzeu në fakt ka nevojë për dashuri dhe për vëmendje gjë që mua nuk më mungon.

MUZEU KADARE

MUZEU KADARE

CMG: A i keni arritur të gjitha gjërat që keni menduar në jetën tuaj?

Brisilda Trajko: Jo! Njeriu kur arrin diçka nuk duhet të mbarojë aty, sepse duket depresive për t’u vetëkënaqur. Jam gjjthe kohës në kërkim për të pasur gjëra të reja. Nuk më intereson se sa luftoj rrugës sepse më intereson që të nis gjithnjë rrugë të reja.

CMG: “Shtëpia muze Kadare”, çfarë gjejmë aty nëse e vizitojmë?

Brisilda Trajko:Në këtë vend do të gjeni historinë në një vend të vetëm. Është shtëpia ku ka banuar për vite me radhë Ismail Kadare dhe jemi përpjekur që secila hapësirë të mbetet e njëjtë. Muzeu nuk është vetëm për vizitorë, por është si një hapësirë kulturore drejt artit dhe letërsisë. Duke qenë që Kadare është ambasador i kulturës unë dua që ta manifestoj këtë. Në muze mund të lexoni dhe shijoni historinë gjithashtu.



MUZEU KADARE

MUZEU KADARE

CMG:A do të kemi evente gjatë verës në këtë muze?

Brisilda Trajko: Dera ka qenë gjithmonë e hapur, por edhe në pandemi ne kemi qenë online. Ne i presim të gjithë, edhe të rinj, edhe fëmijë. Ftoj të gjithë fëmijët që të vijnë dhe të lexojnë, apo të dëgjojnë lexime për ta. Me hapjen e shkollave ne kemi realizuar një agjendë, e cila cakton evente dhe pune të rëndësishme.

Ndërkohë aktualisht ajo që vlen për t’u përmendur është fakti që muzeu ditën e enjte është falas pa pagesë për të gjithë vizitorët.


MUZEU KADARE

MUZEU KADARE

CMG: Cilat janë detajet që ua thua të gjithëve , sa herë ju pyesin " Po çfarë gjejmë ne në këtë studio "?

Brisilda Trajko : Më e rëndësishmja janë dorëshkrimet e vet autorit.

Mënyra se si i ka punuar dhe trajtuar këto mbishkrime. Janë objektet e asaj epoke, që është jetuar aty. Një ambient, që vlerën ja shton fakti që është ndërtuar nga i ndjeri Maks Velo. Çfarë nuk gjen për të qenë në petkun e veshjes të Kadaresë. Nuk ka gjë më interesante se të prekësh jetën e dikurshme.

CMG : A ka diçka për dashurinë?

Brisilda Trajko : Po kemi. Fotot e tij origjinale me gruan e tij. Ajo zë pjesën më të madhe dhe detajet e Helenës janë aty.


MUZEU KADARE

MUZEU KADARE

CMG: Sa u është dashur arkitektëve të ruajnë origjinalitetin?

Brisilda Trajko : Pyetje 1 milion dollarë! U është dashur shumë të ruajnë origjinalen dhe nuk janë larguar prej saj.

Aty është edhe imagjinata në atë bulevard ndryshe si Broadway, ku njerëzit visheshin plot hije të bukur vijon ende të mbetet destinacion i lakmuar.

Ka nje identitet edhe pse disa gjëra me kohën kanë ikur prej viteve, por ajo që dua të them është se " Letërsia mban gjallë gjërat që koha i zhduk "

Intervistoi : Megi Latifi