Një ekip studiuesish japonezë po zhvillon një proces për t'i kthyer mbetjet e ushqimit në një material të fortë si betoni, me kosto të ulët dhe... të ngrënshme.
Studimi kurioz u krye në laboratorët e Institutit të Shkencës Industriale në Tokio dhe synon të zgjidhë problemin e mbeturinave të ushqimit në një mënyrë të dobishme dhe të qëndrueshme ekologjike. Sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara, në një vit përfundojnë në mbeturina mbi 930 milionë tonë ushqim.
Yuya Sakai dhe kolegët e saj u përqendruan në mbetjet e perimeve, lëvozhgat, bërthamat, gjethet dhe lëkurat që përbëjnë shumicën e mbetjeve. Pas tharjes dhe pluhurimit të tyre, ata i trajtuan mbeturinat me ujë dhe i shtypën ato në kallëpe në temperatura të larta. Shkencëtarët më pas analizuan rezultatin e marrë sipas parametrave të ndryshëm: rezistencë, elasticitet, por edhe aromë dhe shije.
Materiali i ri ka karakteristika plastike të krahasueshme me ato të betonit, ka një aromë të këndshme, madje edhe shije. Brumi mund të pasurohet edhe me sheqer ose kripë pa ndryshuar vetitë e tij mekanike. Tullat e perimeve janë gjithashtu rezistente ndaj agjentëve atmosferikë, ndryshkut dhe kërpudhave, nuk myken dhe nuk janë pre e insekteve.
Në testet e tyre, studiuesit përdorën alga deti, gjethe lakre, lëvore portokalli dhe qepësh, mbetje bananesh dhe mbetje të shumta në kombinime të ndryshme. Të gjitha dhanë rezultate të shkëlqyera, përveç mbetjeve të kungujve, të cilat rezultuan të papërshtatshme për një jetë të re në ndërtim.
A do të gjejë ndonjëherë ky material zbatim praktik? Ndoshta po, por do të duhet shumë krijimtari për të kombinuar karakteristikat e këtij materiali të ri, super rezistent dhe në të njëjtën kohë i ngrënshëm.
Sidoqoftë, ajo e studiuesve japonezë nuk është përpjekja e parë për ta ripërdorur ushqimin si një çelës konstruktiv. Disa vjet më parë projektuesi Pieter Brenner krijoi karrocën me sheqer, një karrige shumë të ëmbël e bërë tërësisht me sheqer, ndërsa studioja “Rygalik” në Vjenë ndërtoi një bagetë tryezë.
Përdorimi i mbeturinave të ushqimit është subjekt i studimeve dhe eksperimenteve gjithnjë e më të shumta. Kjo sepse tani konsiderohet e papranueshme ajo që është konsideruar normale për dekada, domethënë hedhja e çfarë nuk nevojitet, me kosto shumë të larta ekonomike dhe mjedisore, siç janë lëkurat dhe pjesët e pangrënshme të perimeve.
Në këtë kontekst, ekspertët e shkencës së materialeve të Universitetit të Tokios kanë zhvilluar dhe prezantuar në takimin e fundit vjetor të shoqërisë së shkencës së materialeve një teknologji që kombinon riciklimin e ushqimit me teknikat e përpunimit të materialeve të ndërtimit.
Kjo metodë lejon marrjen e materialeve shumë të fuqishme dhe të gjithanshme për ndërtim të cilat, megjithatë, mbajnë disa nga karakteristikat organoleptike dhe ushqyese. Dhe për shkak se teknologjia nuk kërkon kimikate të dëmshme, ato teorikisht mund të hahen gjithashtu.
Qëllimi fillestar ishte pikërisht përftimi, duke filluar nga mbetjet e frutave, perimeve dhe algave, i një lloj çimentoje e cila gjithashtu kishte arritur të ruante aromën dhe shijen e perimeve origjinale. Për ta arritur këtë, studiuesit japonezë kanë optimizuar një teknikë të përdorur tashmë në prodhimin e materialeve duke filluar nga pluhurat e drurit, e cila përfshin kalimin në një mjedis të nxehtë dhe nën presion.
Në këtë rast, pluhurat e studiuara u morën nga mbetjet e algave, gjetheve të lakrës, lëvoreve të portokallit dhe qepës, kungujve dhe bananeve të kombinuara me ujë dhe erëza, dhe më pas dehidratohen dhe shtypen në temperatura të larta.
Rezultati ishte që, me përjashtimin e vetëm të kungullit, i cili performon jo mirë sa të tjerët, çimentoja e përftuar doli të ishte edhe më e fortë se çimentoja e vërtetë.
Disa raste janë vërtet të habitshme. Për shembull, gjethet e lakrës kineze kanë dhënë një përbërje që është edhe tre herë më e fortë se betoni, e cila, kur kombinohet me kunguj, mund të veprojë si një përforcim.
Për më tepër, të gjithë ruajtën aromat dhe, nëse provohen, edhe shijen. Por, mbi të gjitha, ato mbijetuan për më shumë se katër muaj në natyrë pa u prekur nga kërpudhat dhe insektet dhe pa u kalbur. Studiuesit verifikuan se tullat prej materialeve ushqimore janë edhe rezistente ndaj ndryshkut dhe mykut.
Sigurisht, nuk ka gjasa që një material i përdorur për të bërë objekte dhe në ndërtim të konsiderohet gjithashtu një ushqim. Por studimi dëshiron të nxjerrë në pah se si teknologjitë e reja mund të kontribuojnë në reduktimin e mbeturinave, duke çuar gjithashtu në zgjidhje krijuese dhe të pamendueshme deri para disa vitesh.
Ndërkohë, në Oslo, ka një projekt që mbeturinat e ushqimit të shndërrohen në karburant dhe plehra biologjike, i cili synon të zvogëlojë emetimet e transportit publik duke përmirësuar cilësinë e ajrit e duke shpëtuar qytetarët.
Nga mbeturinat që rrjedhin nga kultivimi i bananeve vjen një material i ri i aftë të zëvendësojë drurin e paneleve dhe rimesove duke zvogëluar ndikimet në mjedis me 90%. Ky është një projekt në bashkëpunim mes Qendrës Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike (CMCC), në bashkëpunim me “World Wide Fund” në Itali, duke ndjekur kriteret e “Vlerësimit të Ciklit të Jetës”.
Për më tepër, për realizimin e produkteve kryesore, si panele e rimeso, reduktohet emetimi i gazeve serë respektivisht me 32% dhe 58%, krahasuar me procesin konvencional të prodhimit të rimesove prej druri.
Ne duhet të mësohemi t'i konsiderojmë këto materiale gjithnjë e më shumë si një burim dhe jo një barrë për t'u hequr qafe. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë të shkojmë drejt një modeli efikas të ekonomisë qarkulluese, duke demonstruar se kemi respekt më të madh për mjedisin.
Përgatiti: Irma Paloli