Universiteti “Yale” ka lançuar vite më parë një projekt tepër ambicioz, për të krijuar hartën e gjallë të planetit. I quajtur “Map of Life”, ai mbledh një sasi të madhe të dhënash dhe studimesh, të integruara edhe me sinjalizime, për të dhënë një vizion të plotë të jetës në planet, se cilat janë zonat më të pasura të biodiversitetit dhe se cilat specie mund të ndeshen edhe nëse del për një shëtitje.
Specie e rrallë deti
Në ditët e sotme, rikthehet në veprim një projekt i ri, i krijuar duke u nisur nga “Map of Life”, por që propozon gjurmimin e diçkaje edhe më mbresëlënëse dhe magjepse; të gjitha speciet ekzistuese ende për t’u zbuluar në planet.
Projekti lind paralelisht me një studim të ri, ku bëhet e ditur se të dhënat më konservative tregojnë se njohim jo më shumë se 13-18% të të gjitha specieve të gjalla, një përqindje që sipas më pesimistëve bie madje deri në 1.5%. Sipas autorëve të studimit, kjo do të thotë se kemi një ide tepër të gabuar të biodiversitetit të planetit dhe se të gjitha përpjekjet tona për ruajtjen bazohen në strategji që konsiderojnë më pak se një të pestën e kafshëve dhe bimëve që popullojnë Tokën.
Padyshim që nuk është e lehtë të plotësosh këto të dhëna duke shtuar ato që kanë të bëjnë me speciet ende të panjohura, për faktin e thjeshtë se ato janë ende të panjohura dhe ne nuk e dimë se çfarë janë dhe ku jetojnë. Sidoqoftë, mund të përpiqemi ta imagjinojmë, duke filluar me speciet që tashmë i njohim. Kështu funksionon dhe modeli i studiuesve Mario Moura dhe Walter Jetz i përdorur për të krijuar hartën e specieve që ende nuk janë zbuluar.
Studiuesit përdorën informacionin në lidhje me 32.000 lloje të vertebrorëve tokësorë, duke u bazuar te biologjia, ekologjia, struktura sociale, habitati natyror i tyre. Nga këto të dhëna ata kanë përfshirë zonat e planetit ku ka më shumë të ngjarë të jetojnë kafshët që ne nuk i njohim ende.
Kjo sepse, sipas tyre, jo të gjitha speciet ende për t’u zbuluar janë njësoj. Disa janë më të lehta për t’u gjetur dhe përshkruar, të tjerat kërkojnë më shumë kohë dhe kërkime.
Për shembull, është praktikisht e pamundur që diku në planet të ketë një specie elefanti që nuk e njohim akoma, sepse ato janë të mëdha dhe të lehta për t’u dalluar si kafshë. Ndërsa ka më shumë të ngjarë që ka ende gjitarë të vegjël, ose amfibë, ose zvarranikë prej të cilëve nuk dimë asgjë, mbase sepse ata jetojnë në zona të paarritshme ose të vështira për t'u arritur. Gjithashtu, sipas të dhënave të marra nga modeli, vendet ku ka shumë të ngjarë të ketë ende biodiversitet për t’u zbuluar janë Brazili, Indonezia, Kolumbia dhe Madagaskari.
Speciet në jetë për t'u zbuluar
Tani duhet pranuar se duke njohur planetin tonë, jemi shumë më të papërgatitur sesa mund ta imagjinonim. Ajo që na ngushëllon është se për të injoruar ekzistencën e rreth 8 në 10 specie të të gjitha qenieve të gjalla që popullojnë planetin, ekspertët po merren me taksonominë biologjike, ose organizmat e klasifikimit. Faji nuk është vetëm i botës sonë, e cila është shumë e pasur pa asnjë hije dyshimi, por edhe e mungesës së kërkimit në sektor, i cili, në dekadat e fundit, gjithnjë e më shumë ka humbur financimet. Investimet kryesisht janë devijuar drejt gjenetikës, duke humbur kështu mundësinë për të qenë në gjendje të thellojnë këtë lloj studimi, i cili, megjithatë, mund të provojë të jetë një ndihmë e madhe për zhvillimin dhe përparimin.
Gjatë historisë së gjatë, në fakt, njerëzimi ka qenë në gjendje të arrijë rezultate të rëndësishme për sa i përket mirëqenies falë edhe njohurive të sjella nga biologjia në lidhje me speciet që e rrethojnë.
Ka qenë e mundur të zhvillohen dhe rriten prodhime bujqësore më rezistente falë shartimeve dhe hibridizimeve, gjë që mund të jetë shumë e dobishme këto kohë me rritjen e popullsisë botërore dhe nevojën për të krijuar ushqim për të gjithë.
Një studim i kryer nga universiteti kanadez “Dalhousie” i Halifax, ka arritur të hedhë dritë, të paktën në shifra. Do të kishte 8.7 milionë specie të gjalla që bashkëjetojnë me ne në planet, nga të cilat 86% e atyre tokësore dhe 91% e atyre ujore që janë të panjohura për ne. Meqenëse përfshin kafshë tokësore dhe detare, kërpudha dhe myqe, bimë dhe alga, organizma me një qelizë, por jo baktere dhe insekte, të cilat, megjithatë, vetëm përbëjnë 85% të formave totale të jetës së Tokës.
Falë matematikës, ishte në të vërtetë e paimagjinueshme të prisje kohën e pafund të zbulimit të secilës specie të vetme, në mënyrë që të katalogohej dhe të fillohej të përpiloheshin të dhëna numerike. Sidomos pasi, në kushtet e tanishme shëndetësore të planetit tonë, me zhdukje që po ndodhin gjithnjë e më shpejt, të jesh në gjendje të njohësh thjesht këtë numër mund të provojë të jetë një mjet i domosdoshëm për ruajtjen e jetës dhe të gjithë larmisë së tij në Tokë. Kjo u arrit në sajë të një proporcioni: duke filluar nga kategoritë e mëdha të njohura, për shembull gjitarët, duke numëruar sa specie përmbajnë, rezultati përfundimtar jepet nga e njëjta marrëdhënie midis kategorive të tjera dhe specieve brenda tyre, shumica dërrmuese e të cilave ende nuk është identifikuar dhe klasifikuar.
Harta e specieve ende për t'u zbuluar
Metoda menjëherë u ndesh me sukses të madh në botën akademike dhe shkencore. Mbetet vetëm të shpresojmë se këto përqindje të specieve të panjohura për ne mund të ulen në vitet e ardhshme, në mënyrë që kërkimet dhe njohuritë mos të ndalen. Në fakt, përfitimet që mund të vijnë nga njohuritë e sakta dhe precize shkencore të botës përreth nesh janë të panumërta. Kjo është e rëndësishme të kuptohet.
Sipas një vlerësimi konservator, vetëm 10-20% e specieve në Tokë janë përshkruar deri tani zyrtarisht. "Me ritmin aktual të ndryshimit të klimës, shumë specie do të zhduken para se të zbulohet ekzistenca e tyre", -vëren studiuesi i projektit Walter Jetz.
"Speciet ende të panjohura përjashtohen nga planet e ruajtjes, menaxhimit dhe vendimmarrjes. Gjetja e tyre është thelbësore për të përmirësuar ruajtjen e biodiversitetit të planetit", -theksoi studiuesi.
Duke u përdorur 11 faktorë kryesorë, u arrit në përfundimin se ku mund të gjenden speciet e panjohura të katër grupeve kryesore të kurrizorëve. Për shembull, kafshë të mëdha që jetojnë në zona të populluara ka më shumë të ngjarë të jenë zbuluar tashmë, dhe të reja nuk ka gjasa të gjenden në të ardhmen. Dhe është e mundshme që ka më shumë specie për t'u identifikuar midis kafshëve më të vogla, të cilat jetojnë në zona më pak të gjera dhe më të vështira për t'u arritur.
"Mundësia për t'u zbuluar dhe përshkruar nuk është e njëjtë midis specieve dhe ndryshon shumë në të gjithë planetin. Për shembull, emu, një zog i madh që jeton në Australi, u identifikua në vitin 1790, ndërsa bretkosat e vogla “Brachycephalus guarani” u zbuluan në Brazil në vitin 2012, duke sugjeruar se ka ende shumë amfibë për t'u zbuluar", -thekson Moura. Sipas studiuesve, në Brazil, Indonezi, Madagaskar dhe Kolumbi janë shanset më të mira për të identifikuar specie të reja, ku mund të bëhen rreth një e katërta e zbulimeve të mundshme.
Përgatiti: Irma Paloli