Hidrofonet duke regjistruar

Hidrofonet duke regjistruar

2020-a ishte një vit ndryshimesh jo vetëm për njerëzimin, por edhe për natyrën, si në një kuptim pozitiv, me rënien, megjithëse të përkohshme, të emetimeve ndotëse për shkak të ndalimit të industrive dhe transportit, por dhe në një kuptim negativ, me mbetjet e krijuara me maska dhe doreza.

Ndër efektet pozitive të përkohshme të pandemisë mbi planetin tonë është edhe ajo që u konsiderua si qetësia e oqeaneve. Mbi 200 hidrofone, instrumente që regjistrojnë tinguj nën ujë, të vendosura në zona të ndryshme të botës, kanë regjistruar zhurmat e një natyre nënujore përkohësisht të pashqetësuar falë ndalimit të trafikut të anijeve dhe të gjitha aktiviteteve njerëzore të kryera në oqeane. Nën ujë, tingujt përshkojnë distanca të gjata dhe hidrofonët janë në gjendje të kapin sinjale me frekuencë të ulët edhe nga mijëra kilometra larg.

Ideja e shkencëtarëve është që të kombinojnë të dhënat e mbledhura nga hidrofonëve me instrumente të tjera të kontrollit të faunës detare, si gjurmimi, për të kuptuar se çfarë ndikimi ka zhurma e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor në speciet e oqeanit. Në fakt, dihet shumë pak për efektet e tingujve në jetën detare: “Ne duhet të kuptojmë se cilat lloje tingujsh janë të dëmshëm dhe në cilat zona të oqeanit speciet më të prekshme mund të ekspozohen ndaj këtyre tingujve”, -shpjegon Peter L. Tyack, profesor i biologjisë së gjitarëve detarë në Universitetin “St. Andrews”, në Skoci.

Oqeani, në vitin e cilësuar të qetësisë

Oqeani, në vitin e cilësuar të qetësisë

Në vitin 2015, një grup ekspertësh ndërkombëtarë lançoi “International Quiet Ocean Experiment Science Plan” (IQOE), një program shkencor për të promovuar vëzhgimin dhe studimin e peizazhit nënujor të zërit. Viti i "heshtjes së oqeaneve" supozohej të ishte 2022-a, por duke pasur parasysh qetësinë e papritur të regjistruar për shkak të pandemisë, organizata vendosi ta ndryshojë.

“Organizata vendosi t’i përqendrojë burimet e projektit mbi studimet e ndryshimeve të nivelit të tingujve të oqeaneve gjatë vitit 2020 dhe efektet e tyre mbi organizmat detarë”, -deklaroi shkencëtari ambientalist Jesse Ausubel.

Situata e krijuar nga pandemia është një rast i rrallë për studim dhe i papritur, të pakta në historinë moderne të planetit. Një situatë e tillë bllokimi, edhe pse për shumë më pak kohë, u regjistrua më 11 shtator, për sulmet në SHBA. Ndalimi i përkohshëm i trafikut ajror dhe detar, përveçse u lejon shkencëtarëve të studiojnë efektet e shenjave ajrore, ose mungesën e tyre, në modelet klimatike, lejoi gjithashtu të studionin nivelet e stresit te balenat, duke zbuluar se zhurmat e aktiviteteve njerëzore shkaktojnë stres kronik te disa kafshë detare.

Pa dyshim që viti 2020 nuk do të harrohet lehtë, si viti që la shenjë të thellë në jetët e njerëzve, pasi solli evente tepër dramatike: pandemia Covid-19, zjarret në Australi, konfrontimi mes fuqive të mëdha, e shumë të tjera. Ishte një vit i ndryshimeve të mëdha jo vetëm për njerëzimin, por edhe për natyrën, si në sensin pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.

Thellësia e oqeanit

Thellësia e oqeanit

Ana pozitive ishte rënia, edhe pse momentale, e emetimeve të ndotjes, si rrjedhojë e ndaljes së aktivitetit të industrisë dhe transportit. Ndërsa ana negative ishte shtimi i mbetjeve të gjeneruara nga maskat mbrojtëse dhe dorezat plastike.

Midis efekteve kalimtare pozitive të pandemisë Covid-19, duhet të theksohet gjithashtu ajo që ekspertët e kanë quajtur "heshtje e papritur e oqeaneve". Mbi 200 hidrofone, të shpërndarë në zona të ndryshme të botës, në fakt kanë regjistruar zhurmat e një natyre oqeanike përkohësisht të patrazuar falë bllokimit të trafikut detar që ndodhi në vitin 2020. Padyshim, të gjitha aktivitetet njerëzore të kryera në oqeane gjithashtu u ndërprenë. Kjo bëri të mundur regjistrimin e tingujve të natyrës nënujore pasi hidrofonët janë në gjendje të kapin sinjale me frekuencë të ulët edhe nga mijëra kilometra larg.

Ideja e shkencëtarëve ishte të kombinonin të dhënat e mbledhura nga hidrofonët dhe mjetet e tjera të kontrollit të faunës detare të tilla si, për shembull, gjurmimi, për të qenë në gjendje të kuptojnë se çfarë ndikimi ka zhurma te speciet e oqeanit. Shkencëtarët tani duan të kuptojnë se cilat lloje të tingujve janë të dëmshëm dhe në cilat zona të oqeanit kafshët më të prekshme mund të ekspozohen ndaj këtyre tingujve.

Dita Botërore e Oqeaneve festohet më 8 qershor. Ky event ndërkombëtar u caktua në vitin 1992 nga qeveria kanadeze, në Samitin e Tokës në Rio de Janeiro. Që nga viti 2008, përvjetori njihet edhe nga Kombet e Bashkuara. Çdo vit, në këtë datë të rëndësishme, bëhen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet që vijnë nga një oqean i pastër për të gjithë njerëzimin. Qëllimi i iniciativës është gjithashtu të rrisë kulturën individuale dhe kolektive me qëllim qëndrueshmërinë.

Shenjat në ajër lënë prej avionëve

Shenjat në ajër lënë prej avionëve

Tema e vitit 2020 iu kushtua inovacionit për një oqean të qëndrueshëm, një temë mjaft aktuale, në një kohë kur vëmendja ndaj lëvizjeve dhe sjelljeve të lira plastike ka filluar të ketë një jehonë ndërkombëtare. “Oceanic Global” është një organizatë jofitimprurëse që përfshin qytetarët dhe opinionin publik në ruajtjen e oqeaneve dhe çdo vit përfshihet në këtë event për të bërë ndryshimin dhe për të përcjellë përgjegjësinë njerëzore.

Ekspertët nxjerrin në pah risitë nga e gjithë bota në fusha me nevojë premtuese dhe të provuar, ato që sjellin optimizëm dhe ato që kanë demonstruar aftësinë për të vepruar në mënyrë efektive. Për më tepër, në eventin botëror me rëndësi të jashtëzakonshme për ekosistemin bëhen propozime digjitale për të eksploruar risitë në të gjitha kategoritë duke përfshirë teknologjinë, menaxhimin e burimeve, produktet e konsumit, financat dhe eksplorimin shkencor, së bashku me ndikimin e tyre të mundshëm. Po ashtu, edhe burimet e nevojshme për t'i transformuar ato në zgjidhje konkrete që mund të përdoren nga të gjithë.(Irma Paloli)