Alfred Peza është një ndër figurat e politikës, publicistikës dhe letërsisë shqiptare. Aika një eksperiencë të gjatë në gazetari, duke qenë kështu ndër gazetarët e parë shqiptarë, që qenë udhërrëfyes edhe për të tjerët të cilët e ndoqën si shembull. Politika nuk ka qenë kurrë jashtë vëmendjes së tij, duke luajtur rolin e analistit dhe kritikut fjalëpak, por me vend. Ai ka sjellë për të gjithë ata që duan librin e leximin, librin e fundit "Enveriadën", që do të jetë edhe pjesë e një triologjie.
CMG: Alfred do ta nisim këtë bisedë me një retrospektivë të emocioneve tuaja ndër vite?
Alfred Peza: Kjo është e mirë sepse ti ke mundësi që të kthehesh në lartësine e 31-viteve profesion, të bësh një rikapitul të asaj që je sot. Nga ana tjetër duke menduar që je ende në gjysmë të rrugës të vjen mirë seps e të duket sikur po jep kujtime, bërja e një bilanci për këtë pjesë
të jep edhe emocion edhe motivim, por edhe lartësinë e duhur për të parë kthjellët qartë çfarë ke arritur, ku je dhe ku do të shkosh
CMG: Për çfarë keni bërë ose jo kompromis gjatë këtyre viteve?
Alfred Peza: Nga ajo për të cilën nuk kam hequr kurrë dorë është të punuarit si profesionist, duke punuar jo në mënyrë të improvizuar por në formë metodike. Është kjo një kulturë e përditshme, javshme dhe e përvitshme çka të jep mundësine të ecësh gjatë dhe të jep mundësinë të jesh "Vepër"
CMG: Cfarë do të thotë për ju sukses dhe sa përqind mendoni se ka qenë fat të jeni ky që jeni sot, dhe sa punë?
Alfred Peza: Ka qenë një libër që ka shenjuar dhe ndryshuar jetën time. Ka qenë verë e viteve 90-të, isha student në vitin e fundit dhe lexoja "Martin Iden", Xhek London, një histori se si dikush përmes punës dhe angazhimit mund të arrijë gjatë dhe larg, duke dhënë gjithmonë më të mirën e vet dhe kjo të çon tek një thënie e famshme e njohur shumë që: duhet 99 për qind pune dhe 1 për qind talent. Djalit im, i cili sot është maturant ia marr shembullin nga futbolli dhe e pyes kush është futbollisti mëi talentuar dhe më thotë : Baloteli. Pomë punëtori, Ronaldo.Pra, nëse ti ke talent dhe këtë nuk e shoqëron me punë, atëherë mos prit të arrish majat. Por nëse ti ke talentin e duhur dhe paguan çmimin e duhur për atë gjë që ti do,ajo herët apo vonë do të vijë.
CMG: Disa gjëra vijnë në kohën e duhur të tjera mund të na kenë shpëtuar gjatë rrugës. I thoni vetes shpesh "sikur të kisha vepruar ndryshe"?
Alfred Peza: Unë kam fatin të kem bërë punën që kam dashur dhe i kam kushtuar jetën gazetarisë. Unë kam punuar në një nga gazetat më të mëdha të kohës atëhere kur brezi ynë bëntë gazetari ndoshta edhe pak partiake dhe shume idealiste, sepse ne mendonim që nëpermjet kompjuterit dhe diktofonit do ta ndryshonim Shqipërinë. Nuk e ndryshuam Shqipërinë ashtu siç duam, por sigurisht me të metat tona arritëm të bënim një punë të mirë. Absolutisht që Shqipëria sot është shumë më e mirë në sajë të medias.I kam ngjitur shkallët një e nga një, kam bërë reporterin e terrenit për disa vite me rradhë, më pas redaktorin, zv,kryeredaktorin dhe më pas kryeredaktorin e gazetës "KOHA JONË" që ishte gazeta më e madhe në vend në 1997, në vitet më të vështira të historisë të Shqipërisë. Isha vetëm 30 vjeç dhe isha kryeredaktor i nje gazete me më shumë se 100 mijë kopje. Unë i lëvrova thuajse të gjitha mediumet. Me kalimin e viteve kuptova që bashkë me lartësimin profesional vjen dhe ai emocional. Atëherë erdhi edhe të shkruarit e librave. Fillimisht kam bërë një libër me publicistikë politike dhe më pas kam hyrë në rrugën e letërsisë ku kam bërë dy romane dhe jam në punë e sipër për romanin e tretë.
CMG: Një punë ndjek një rutinë. Si është ajo në jetën tuaj?
Alfred Peza: Zgjohem herët dhe fle vonë ndryshe nga çfarë thotë Oscar Wilde që në fshat bien herët dhe zgjohen herët, sepse nuk kanë asgjë për të bërë e për të menduar. Ndërsa, unë kam shumë për të bërë dhe shumë për të menduar dhe kemi shumë për të lënë pas, sepse kemi jetuar në një epokë ndryshimesh shumë të mëdha shoqërore. Ka qenë një tranzicion jashtëzakonisht i vështirë, por më është dashur që në këtë rrugë shpesh me ulje ngritje unë vetë të përshkruaja një rrugëtim konstant profesional.E filloj hërët punën. Punoj në mënyrë sistematike dhe ora biologjike e punës të një gazetari, është e tillë që nukj njeh limit ajo shkon deri pas mesnatës.
Ka qenë një periudhë kur ne shtypnim gazetat dhe pas orës 01:00 ose 02:00 i dërgonim në shtypshkronja. Ishim të rinj dhe e përballonim edhe me dy ose tre orë gjumë por më pas erdhën dinamika të tjera të televizioneve, pasaj erdhi letërsia. Unë çdo ditë shkruaj. Nuk besoj që ka kaluar nje ditë e jetës sime pa shkruar qoftë një shkrim, qoftë një koment apo një opinion.
Unë kurrë nuk kam punuar vetëm 5 ditë të javës dhe kur ja kam treguar këtë një grupi nxënësish të një shkollë të mesme në Elbasan një nga ata tha mos se na demotivove, sepse brezi yne ka koncept tjetër për punën.
E duan mundësisht dje dhe e duan famën brenda 24 orëve. Nëse do të arrish gjera të qëndrueshme duhet të paguash një çmim, që për mua është puna sistematike.
Ta duash, ta dashurosh dhe ti përkushthesh. Profesioni është si një femër e bukur që vëmendjen e do të gjithën për vete, vetëm për vete.
Unë kam një këshillë: bëni atë që doni, por duhet të paguani dhe një çmim që është puna. Sa më shumë përkushtim, aq më shumë do bësh.
CMG: Për çfarë ju vjen më tepër keq? Kujt ja vidhni më tepër kohën ?
Alfred Peza: Do doja të kisha më shumë kohë për fëmijet. Ata janë rritur ndërkohe që ne kemi qënë fëmijë vetë. Kur kthej kokën pas, them wow. Ajo ka qenë e vogla e babit dhe tani më është kthyer në shoqe.
CMG: Alfred Peza a ka pasur persona që i keni adhuruar për një karakteristikë të caktuar?
Alfred Peza: Babai im , ai ka një histori që uroj që një hërë të jetë personazh i librave të mi. Im atë ka qenë djalë i një familje shumë të madhe,9 fëmijë dhe për t’ju bërë krahë babait të tij, pra gjyshit tim i duhej të punonte dhe kishte nota vetëm 10-ta. Kështu i doli bursa në Bashkimin Sovjetik, por nuk shkoi dot sepse do duhej të dilte në punë për të ndihmuar babanë, që të rriteshin 8 fëmijët e tjerë.Im atë lindi, jetoi dhe vdiq duke pasur dy personalitete. Ai e jetonte jetën si intelektual, lexonte jashtëzakonisht shumë, por doli në pension si punëtor. Një shoku i tij, që i doli bursa gjithashtu, shkoi u arsimua dhe u bë kryer-edaktori i një prej gazetave më të mëdha në vend dhe doli kështu në pension. Unë nuk them që im atë do kishte këtë karrierë, por nuk ishte kjo pendesa. Pendesa ishte që ai donte të shihte atë që nuk arriti dot tek unë dhe iku i qetë, kur pa që djali i tij u bë ai që donte.
CMG: Cilat janë disa nga librat që rekomandoni ?
Alfred Peza: Për studentët e politikës sugjeroj librin tim të parë, "Ditari i 23 Qershorit" është publicistikë politike bazuar në eksperiencen time në fushatë elektorale. Nisur fillimisht si një ditar i përnatshëm në rrjetet sociale, kur e ndaja me ndjekesit e mi.
Libri tjetër është romanca "Sara",që është historia e Sara Blloshmit, gruaja mëe bukur e shekullit te 20-të e dashuruar me mbretin Zog që theu të gjitha ligjet dhe rregullat e asaj kohe, duke kërcyer e zhveshur. Një grua muslimane që kërcen e zhveshur, ndërkohe që deri në 1927 ka qenë ligji i sherihatit dhe nga shembull ajo u bë shume pozitive sepse u bë muzë e projektit pozitv të qeverisjes së mbretit. Ai drejtoi me idealeperëndimore.
Libri tjetër është "Enveriada", që flet për periudhën e komunizmit. që sipas meje shpjegon mekanizmin përmes së cilit komunzmi manipuloi edhe mendjet e thjeshta njerëzore.Ky ishte një kurth dhe për këtë kurth do të mësoni më tepër në këtë liber të një pushteti 45-vjecar.
Intervistoi: Megi Latifi