HISTORITË E MIA

I palosa historitë e mia,

ashtu

ngadalë,

pa fjalë...

E para histori nga vij,

Me të gjitha imtësitë fund e krye

Në zinxhir evolucioni,

Me hallka ADN-je.

E dyta histori,

kush jam e si jam...

E tek i rendisja ngadalë në radhë,

Me mijra imazhe më vinin kaq pranë

Dhe qindra pyetje

Që përgjigje donin...

E treta histori,

janë gjërat që kam fort për zemër...

E s’di pse aromë sublime mbajnë...

Në të katërtën vura vuajtjet,

humbjet e mia

Dhe shpresat që gjallë më mbanin

E akullin e hiçit thyen.

I palosa historitë e mia,

ashtu

ngadalë,

pa fjalë...

Që ëndrrave n’marramendje

t’më faniten

në zgrip të lumturisë...


Anila Varfi

Anila Varfi

CMG: E nisëm bashkëbisedimin tonë me një poezi tuajën, por ju nuk jeni vetëm poete. Do t’ju quaja artiste shumëplanëshe, sepse gjatë karrierës suaj keni ushtruar regjinë, aktrimin, gazetarinë, poezinë. Si është krijuar ky kristal dhuntish?


Anila Varfi: Mirëdita! E para më vjen mire që takohemi në atë që është e magjishmja, e padukshmja, vala e radios. Ku më mire se sa në radio mund të flasësh për fjalën! Sepse fjala permes padukjes ka ngjyrimin sipas individit që na dëgjon. Do ta nisja përgjigjen me radion, ndërkohë që unë kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për aktrim dhe më pas jam specializuar për regji, porn ë vitin e tretë të fakultetit erdha në radio dhe kanë qenë pikërisht poezi, që kam lexuar. U ndodha në atë “dashuri të pare” aksidentalisht sepse dëshirat e mia ishin filmi dhe kinemaja. Radio më ka ndihmuar të bëj gazetaren e reportazheve artistike, por kam provuar të ndodhem në imazh, në festivalin e filmit në Berlin në vitin 2004 me një bashkëpunim me regjizorin Spartak Papadhimitri për dokumentarin artistik “Jetë pezull”, ku u nderuam me çmimin si produksioni me buxhetin më të ulët. Pas kësaj në Televizionin Shqiptar me detyrën si drejtore e programacionit, një punë e bukur ku më duhej të mësoja vetëm pjesën teknike. Kjo pjesë teknike më ndihmoi të krijojmë “Durrës International Film Festival”, e cila ka qenë një eksperiencë mbresëlënëse. Ne kemi bërë tetë edicione të këtij festivali që shënjohen me artiste të mëdhenj si Francis Ford Coppola që erdhi në Shqipëri, apo Milos Forman e të tjerë. Por ka qenë ky moment që e ka kurorëzuar dhe çimentuar atë që kinemaja është ajo perspektiva e çdi dite timen. Ndërsa eksperienca me shkrimin ka qenë djali im i madh Danieli që më ka thënë se këto nuk janë gjëra personale dhe duhet të dalin në dritë. Ndërkohë të punuarit në Akademinë e Arteve të Bukura si pedagoge më ka bërë të afrohem me brezin e ri. Familja sigurisht ka qenë suporti im në çdo gjë.

Anila Varfi në Enciklopedinë Botërore të Poetëve dhe Shkrimtarëve

Anila Varfi në Enciklopedinë Botërore të Poetëve dhe Shkrimtarëve

CMG: Një lajm i bukur që keni ndarë këto ditë në mediat sociale është përfshirja juaj në Enciklopedinë botërore të poetëve dhe shkrimtarëve. Si u bë e mundur kjo?

Anila Varfi: Me sa duket ka njerëz që vëzhgojnë mediat sociale dhe kanë rrjetin e tyre dhe jam përzgjedhur për enciklopedinë. Në fakt kam marë dhe një ftesë tjetër nga një akademi amerikane që ka përzgjedhur dhjetë krijime të miat dhe tani pop res. Bëhet fjalë për krijime të miat të përkthyera në anglisht nga Gëzim Guri dhe Miranda Xhilaga. Nga përzgjedhja nga kjo akademi në Rumani jam ndjerë shumë e surprizuar sepse nëqoftëse për kinemanë ndjehem e sigurtë këtu ndjehem e mikluar


Libër i Anila Varfit

Libër i Anila Varfit

CMG: Jeni autore e dy vëllimeve me poezi ““Hyj ndër Yj” dhe “Bisedë në Absurd” botuar në 2018 dhe 2020. Mjaft aktive në median sociale, që tashmë është një nga burimet kryesore të informimit për publikun, a e ndjeni të afërt lexuesin tuaj në virtualitet ?

Anila Varfi: Në këto kohë të vështira libri e ka tregun paksa të kufizuar dhe pjesa virtuale duket si mëë e lëvizshme. Jam përpjekur të përdor një lloj taktike duke përzgjedhur poezi të shkurtëra, që të arrij të kap vëmendjen. Pastaj ai që është lexues i krijimtarisë artistike mbetet besnik i yti dhe fillon të të ndjekë. Kështu që jam e kënaqur që kam mundur t’i tërheq dhe libri i tretë që do të jetë në prozë dhe poezi do të jetë i artikuluar ndryshe, duke përdorur fjalën, vizualen dhe muzikën.


Botim i poezisë së Anila Varfit

Botim i poezisë së Anila Varfit

CMG: A ndikoi izolimi social për shkak të pandemisë në krijimtarinë dhe planet tuaja?

Anila Varfi: Njerëzve që merren me art ju pëlqen një lloj kaosi dhe e duan sepse aty ka ngjarje. Pas izolimit të pare rreth dyzet ditor, artë ditë kur më është dashur të dal nga liqeni kam provuar një ndjesi lirie dhe një lloj entuziasmi që të vinte të përqafoje gjithçka dhe t’I thoje jetës “Faleminderit!”. Nuk kam për ta harruar atë moment.


Intervistoi Eda Merepeza