Instalacioni Reja në Sheshin Skënderbej

Instalacioni Reja në Sheshin Skënderbej


Instsalacioni Reja në qendër të Tiranës

Instsalacioni Reja në qendër të Tiranës


Pandemia është bërë kryefjalë e përditshmërisë sonë, por dhe pjesë e raportimeve të medieve, kudo në botë. Kur shohim një veprimtari, apo ngjarje që nuk ka lidhje me pandeminë, përpiqemi ta fokusojmë dhe energjia e saj pozitive të na rrijë gjatë në shpirt, si një mjet i shtuar lufte kundër armikut të përbashkët, koronavirusit.

Një ngjarje e re u shënua këto ditë tetori në Tiranë, kur kalimtarët një mëngjes panë se sheshit emblematik të kryeqytetit, Sheshi Skënderbej iu shtua një instalacion i ri. Bëhet fjalë për një re të drunjtë, vepër artistike e skulptorit gjerman Martin Steiner, vendosur në shesh me rastin e veprimtarive tashmë të përvitshme të Tetorit Gjerman.

Ky është instalacioni i dytë në formë reje i Tiranës, që pason veprën me të njejtin emër të arkitektit japonez Sou Fujimoto, e vendosur disa metra larg sheshit Skënderbej, në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Nuk dime të themi pse përsëri një re, por qëllimi i vendosjes së resë së drunjtë shëtitëse në shesh, përveç dekoracionit artistik si vepër arti, u krijon mundësi kalimtarëve të shkruajnë në copëzat e drunjta dëshirat e tyre.

Martin Steiner gjatë punës në Tiranë

Martin Steiner gjatë punës në Tiranë


Mesazhe te qytetareve te Reja

Mesazhe te qytetareve te Reja


Kalimtarët marin kënaqësi kur e shohin Renë, të tjerë kush shkruajnë një dëshirë në copëzat e saj, pork a dhe nga ata që flasinpër mikrofonin tonë.

Një zonjë thotë se ky instalacion është shumë i bukur.

“ Kjo ndërtesë është një re. Është shumë e bukur, fantastike!”

Një vogëlush me gërmat që sapo ka mësuar në shkollë ka shprehur një dëshirë .

“Unë kërkova një motër ose një vëlla”, na thotë djali, që sapo ka shkruar mesazhin e tij te “Reja”.

Ndërsa për një vajzë të re, kalimtare në shesh “Reja” është interesante.

“Më duket shumë interesant dhe sidomos ideja që mund të shkruash dëshirat e tua është e bukur”

Disa kalimtarë mendojnë se instalacioni simbolizon Arkën e Noes, por artisti gjerman Martin Steiner në mediet shqiptare ka thënë se instalacioni shëtitës “Reja e drunjtë” është i shtati i krijuar prej tij dhe simbolizon thjesht një re të drunjtë. Instalacione të tjera të skulptorit gjerman kanë zbukuruar sheshe të qyteteve të tjera evropiane. Autori Steiner është shprehur falenderues për mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, por dhe mbështetjen e studentëve të Universitetit të Arteve, të cilët i vlerëson për seriozitetin dhe përkushtimin.

Mesazhe urimi te Reja

Mesazhe urimi te Reja

Tematika e instalacionit është “Perspektiva Evropiane” dhe në dedikimet e shkruara në copëzat e tij të drunjta, lexon se disa kalimtarë shprehin dëshirën për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Instalacioni në copëzat e tij të drunjta mbledh premtime dashurie, dëshira për paqe, lumturi, por më së shumti për shëndet të mirë. Në dukje, një vepër e thjeshtë e drunjtë, instalacioni Reja ka tërhequr këto ditë shumë qytetarë të Tiranës, shumica e të cilëve ndalen e shkruajnë një mesazh. Ata që nuk shkruajnë lexojnë mesazhet e dëshirat e bashkëqytetasve dhe kështu ëndrrat e të gjithëve bashkohen në duart e shpresës.


Eda Merepeza/Fani