Që nga fillimi i janarit, një thashethem ka qarkulluar shumë shpejt në mediat sociale: koronavirusi i tipit të ri është krijuar në laborator. Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pa paraqitur asnjë dëshmi, akuzuan se virusi “mund të ketë ardhur nga laboratori në Wuhan”. Megjithëse thashetheme të tilla janë hedhur poshtë nga OBSh-ja, nga disa grupe studimore e zyrtarë amerikanë të shëndetësisë, në mediat sociale si “Twitter”, grupet e përdoruesve të internetit që përhapin thënien se “koronavirusi është armë biologjike e Kinës” ende veprojnë aktivisht.
Lidhur me këtë, studiuesit e Qendrës së Institutit të Australisë për Teknologji të Përgjegjshme analizuan 2.6 milionë postime të tilla në “Twitter”, nga të cilat dalin se 28 grupe bisedimore që kanë lidhje me politikanë konservatorë ose “QAnon” janë përhapësit kryesorë të thashethemeve. Jo vetëm kaq, por shumë llogari të këtyre grupeve janë robotike dhe jo njerëzore. Sipas analizës, deri në fund të marsit, vetëm ndër grupe që lidhen me “QAnon”-in, postimet që thonë se “koronavirusi i tipit të ri është armë biologjike e Kinës” janë shpërndarë mbi 18 500 herë, duke pasur mbi 5 milionë lexime.
Për të qartësuar procesin e ndarjes së këtyre informacioneve konspirative, në dhjetë ditët para 9 prillit studiuesit mblodhën 2.6 milionë postime që kishin të bënin me burimin laboratorik të virusit. Pastaj ata gjurmuan se cilët përdorues i transferuan brenda disa sekondash informacione të tilla për të gjetur lidhjen midis tyre. Rezultatet kërkimore tregojnë se, megjithëse jo të gjithë përdoruesit e tillë ishin robotë, shumica prej tyre mund të kontrolloheshin në largësi.
Pas analizimit të këtyre grupeve të përdoruesve, duke përfshirë përshkrimet për vetveten dhe foto, studiuesit australianë zbuluan se pothuajse të gjitha grupet kanë të bëjnë me Trump-in, Lëvizjen “Make America Great Again”, Partinë Republikane ose “QAnon”-in. Jo vetëm kaq, por këto grupe kanë ndërmarrë veprime të ngjashme të koordinuara që në janarin e sivjetshëm për përhapjen e gënjeshtrës që “koronavirusi është armë biologjike e Kinës”.
Në qoftë se manipulimi i opinionit publik është një metodë e zakonshme që shfrytëzohet nga disa politikanë amerikanë, një ese akademike që u publikua nga Shkolla e Mjekësisë e Harvardit ka prishur reputacionin e këtij instituti prestigjoz në sytë e kinezëve.
Eseja e bashkautorizuar nga ekspertët e Shkollës së Mjekësisë së Harvardit, Universitetit të Bostonit dhe Spitalit të Fëmijëve të Bostonit po kalon procesin e shqyrtimit të kolegëve dhe varianti fillestar u publikua në bazën e të dhënave të Universitetit të Harvardit “DASH”.
Autorët e esesë zgjodhën 108 foto satelitore për të bërë krahasim midis numrave të makinave të parkuara në gjashtë spitale të Wuhan-it në vjeshtën e vjetshme dhe atë të vitit 2018. Sipas llogaritjes së tyre, në tetorin e vitit 2019 u parkuan 285 makina në spitalin “Tianyou”, nga 171 në vitin 2018, pra 67% më shumë, dhe kjo rritje në disa spitale të tjera i kaloi 90 %.
Sipas studimit, fluksi i automjeteve arriti kulmin në dhjetorin e vjetshëm. Ndërkohë, kërkimi nga përdoruesit e internetit në Kinë i fjalëve “kollë” dhe “diarre” ka pasur rritur të ndjeshme. Prandaj, koronavirusi “mund” të ketë filluar të përhapet në gushtin e vjetshëm, më herët se raportimi zyrtar në dhjetor.
Këtë përfundim të cilit i mungon mbështetja e fortë shkencore, Ministria e Jashtme e Kinës e quajti “absurd”. Kurse sipas njoftimeve të “Reuters”-it, disa ekspertë janë të mendimit se studimi nuk ofron dëshmi bindëse për kohën e shpërthimit të epidemisë.
Epidemiologu Keith Neal nga Unversiteti i Notingamit u shpreh nuk është i sigurt që kjo ese mund të ndihmojë në njohjen e mëtejshme të së vërtetës. Dr. David S. Perlin, kryezyrtar shkencor i Qendrës së Zbulimit dhe të Inovacionit të Shtetit të Nju-Xhersit, tha se përfundimi i esesë nuk e bindi, sepse “disa metoda janë të dyshimta e tepërinterpretuese”. “Kemi vetëm një pjesë të dhënash dhe jam gjithmonë i shqetësuar se, kur njerëzit mbledhin dhe përzgjedhin të dhënat, mos duan të aludojnë diçka”, tha ai.
Në fakt, ky studim përmban të paktën tre të meta të dukshme.
Së pari, për shkak të kushteve të motit dhe rrokaqiejve në Wuhan, fotot nuk ishin shumë të qarta, gjë që bën që të dhënat statistikore të jenë të pasakta e të paplota.
Së dyti, ata zgjodhën vetëm “kollë” dhe “diarre” si fjalë kërkimi, duke shpërfillur simptoma si “temperaturë” dhe “dobësi” që janë më të shpeshta te pacientët e prekur nga koronavirusi i ri.
Së treti, rezultatet e disa studimeve shkencore për evolucionin gjenetik të virusit nuk mbështesin nxjerrjen e një përfundimi që thotë se epidemia shpërtheu në gushtin e vitit të kaluar.
Edhe pse kjo ese përmban kaq shumë të meta, kjo nuk ka i penguar media si ABC, BBC, CNN, “Dailymail” etj., ta citojnë atë, duke bërë që të përdoret nga disa politikanë në Uashington për ta drejtuar gishtin kundër Pekinit.