Gjon Boriçi: Ju faleminderit për interesimin tuaj dhe ёshtё gjithmonё kёnaqёsi tё komunikoj me ju. Ёshtё e vёrtetё se prej afro dhjetё vitesh jam pёrqendruar mё sё tepёrmi nё marrёdhёniet ndёrmjet Shqiёrisё dhe Kinёs. Vijimi i studimeve lidhur me historikun e marrёdhёnieve ndёrmjet dy vendeve sidomos nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё mbetet pёrsёri njё nga sfidat e mia si studiues. Hulumtimi i kujdesshёm i materialeve tё reja arkivore qё kam arritur tё gjej pas orёve tё gjata kёrkimore nё arkiva, nxjerrin nё pah histori tё jashtёzakonshme tё njё marrёdhёnieje e cila ishte shumё specifike pёr epokёn e Luftёs sё Ftohtё. Pas disa muajsh tё tёrё kёrkimesh duke pёrmbushur edhe detyrimet e mia si kёrkues shkencor nё Institutin e Historisё nё Akademinё e Studimeve Albanologjike, janё botuar tre artikuj tё rinj studimorё pёrgjatё vitit 2019 lidhur me disa specifika interesante nё marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve.
Nё gjysmёn e parё tё viteve 39-70 tё shekullit XX, saktёsisht tre vjet pas pranimit me tё drejta tё plota tё Republikёs Popullore tё Kinёs nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, nё njё fjalim zyrtar nё kёtё organizatё tё z. Ten Hsiao Pin, bota dёgjoi pёr herё tё parё lidhur me idenё kineze tё"Teorisё sё tri botёve". Sipas kёsaj teorie, bota ndahej nё tre pjesё, kur si botё e parё konsideroheshin dy superfuqitё, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Bashkimi Sovjetik, botё e dytё konsideroheshin vendet aleate kapitalistё apo komunistё tё superfuqive dhe, botё e tretё konsideroheshin tё gjitha shtetet qё kishin dalё apo ishin nё dalje e sipёr nga sundimi kolonial qё, ndryshe quheshin edhe vende nё zhvillim. "Teoria e tri botёve" ishte pjesё e njё koncepti kinez qё kishte tё bёnte me konceptin e vjetёr tё kryetarit Mao Ce Dun tё quajtur "katёr modernizimet", qё nё thelb ishin pёrpjekje titanike pёr tё modernizuar bujqёsinё, industrinё, mbrojtjen kombёtare, shkencёn dhe teknologjinё. I çuditshёm ёshtё fakti se udhёheqja shqiptare e atyre viteve nuk e mirёpriti "Teorinё e tri botёve" madje, e sulmoi ashpёrsisht nё shtypin zyrtar tё kohёs (nё gazetёn Zёri i Popullit) duke thelluar akoma mё shumё çarjen qё kishte ndodhur ndёrmjet dy vendeve. Megjithatё, politika dhe diplomacia shqiptare nuk hoqёn dorё nga "sponsorizimi", qё Kina tё anёtarёsohej nё çdo organizatё ndёrkombёtare pas pranimit tё saj nё OKB. Udhёheqja komuniste shqiptare padyshim vijonte tё ishte shumё e interesuar qё marrёdhёniet me Kinёn tё vijonin tё ishin miqёsore edhe pёr faktin se shteti gjigant aziatik ishte aleati i vetёm qё i kishte mbetur vendit nё mbijetesёn e tij ekonomike. Qё nga koha e revolucionit kulturor kinez dhe deri nё vitin 1975, marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve patёn zenithin e tyre dhe mё pas rёnien e pashmangshme. Hapja e Kinёs me botёn padyshim qё do tё shoqёrohej me kalimin nё plan tё dytё tё marrёdhёnieve me Shqipёrinё dhe çka ёshtё mё e keqja, Shqipёria nuk ndoqi hapin e Kinёs, qё edhe ajo tё fillonte tё bёnte ndryshime thelbёsore nё marrёdhёniet me botёn. Nё kohёn kur Kina filloi hapjen e plotё, Shqipёria bёri krejtёsisht tё kundёrtёn, mbylljen e plotё. Padyshim qё ky veprim i Shqipёrisё pati pasoja afatgjata shumё dimensionale dhe disa prej tyre si p.sh., vijimi i adhurimit tё kultit tё individit dhe pushteti absolut i Njёsh-it ndihet jo pak edhe sot e kёsaj dite.
CMG: Një vend të rëndësishëm në studimet tuaja krahasuese mbi Kinën zё dhe nisma e qeverisë kineze "Një brez, një rrugë". Cilin aspekt të kësaj nisme përfshijnë studimet tuaja?
Gjon Boriçi: Nisma kineze e iniciuar nga presidenti Xi Jinping qё nё vitin 2013 ёshtё njё risi nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Personalisht, jam njohur nё detaje me kёtё nismё nё vitin 2017 gjatё studimeve tё thelluara qё kam kryer nё Akademinё e Shkencave Shoqёrore tё Kinёs(CASS-Chinese Academy of Social Sciences) nё vitin 2017. Qё nga ajo kohё jam pjesё e njё grupi tё gjerё ekspertёsh nga e gjithё bota qё merren me studimin e kёsaj iniciative dhe çfarё ndryshimesh do t'i sjellё botёs. Pёr t'u pёrqendruar tek pyetja juaj, personalisht jam i fokusuar tek aspekti ekonomik i kёsaj nisme. Urbanizimi i shpejtё i Kinёs nё katёr dekadat qё lamё pas u karakterizua nga njё sasi e madhe e elementit rural qё vёrshoi nёpёr qytete. Niveli i urbanizimit nё Kinё u rrit nga 17.9% nё vitin 1978, nё 56.1% nё vitin 2015, me njё rritje vjetore afёrsisht1.0%. Numri i popullsisё urbane e kaloi pёr herё tё parё atё rurale nё vitin 2011, kur arriti shifrёn 680 milion. Pёrafёrsisht 123 milion banorё u pёrfshinё si punёtorё sezonalё (migrues). Nё 30 vitet e kaluara, Kina ka pёrjetuar njё rritje ekonomike qё ishte mё e shpejta nё ekonominё botёrore me njё mesatare vjetore afёrsisht 9%. Viti 2013 ishte njё vit i jashtёzakonshёm edhe pёr diplomacinё e Kinёs. Bota u pёrball me sfida tё mёdha qё kёrkonin rregullime tё thella tё cilat do tё pёrfshinin modele, marrёveshje tё tregtisё rajonale, zhvillim tё panoramёs gjeopolitike dhe njё sistem qeverisjeje ndёrkombёtare. Diplomacia e Kinёs mori iniciativёn pёr tё zhvilluar ide tё reja dhe tё sfidonte ambientin ndёrkombёtar me njё trend tё ri qё do tё pёrfshinte reforma tё brendshme dhe ndёrkombёtare zhvillimi. Kina po eksploron njё rrugё pёr tё drejtuar njё diplomaci tё madhe me karakteristika kineze sipas Wang Yi, Ministёr i Punёve tё Jashtme i Republikёs Popullore të Kinёs, deklaruar nё mars 2014. Qё nga fundi i viteve 70-të, Kina ka liberalizuar mё sё shumti çmimet, dekolektivizimet bujqёsore dhe i ka integruar nё tregjet botёrore. Kёto ndryshime kanё ndezur njё rritje ekonomike tё paprecedentё me GDP per capita nga 674$ nё vitin 1978, nё 5086$ nё vitin 2004.
Ҫfarё e bёri tё mundur gjithё kёtё? Pati pesё hapa nё kёtё drejtim: Sё pari, disa pёrqendrime nё organizatat bazё tё para reformave ekonomike. Mё tepёr se pёrqёndrimi tek njё hierarki mbarё kombёtare, ekonomia e Kinёs u pёrqendrua tek ekonomitё paralele provinciale tё shumёfishta. Kjo situatё reduktoi çrregullimet dhe nxiti garёn kur tregjet u liberalizuan. Sё dyti, disa besojnё se decentralizimi politik inkurajoi eksperimentimet e reformave locale, qё tё lejonin idetё e reja tё filtronin deri nё bazё. Sё treti, disa argumentojnё se decentralizimi krijoi verifikime nga autoritetet qendrore, duke kufizuar abuzuesit dhe duke bindur investitorёt se reformat do tё zgjasnin. Sё katёrti, disa sugjerojnё se decentralizimi fiskal u dha zyrtarёve lokalё stimuj tё fortё pёr tё nxitur rritjen ekonomike. Sё fundi, disa debatojnё se decentralizimi ndihmoi shtrёngesat nё buxhetin pёr ndёrmarrjet duke i detyruar ato tё ristrukturohen.
Ekonomia e Kinёs qё nga viti 1978 u strukturua nё njё mёnyrё tё veçantё drejt tregёzimit (marketization), tё paktёn krahasuar me ish-fqinjin e saj verior komunist. Nё Bashkimin Sovjetik, ekonomitё rajonale ishin reciprokisht tё varura, njёsitё e specializuara qё luanin role tё ndryshme nё shpёrndarjen kombёtare tё punёs ishin tё koordinuara nga planifikues qendrorё. Nё Kinё, nё kontrast nga BS-ja, ekonomitё provinciale ishin tё pavarura dhe zhvilluan vetё planifikimin dhe administrimin e kuadrit provincial. Nё raportin qё mbajti Hu Yaobang, sekretar i pёrgjithshёm i Partisё Komuniste tё Kinёs nё kongresin XII tё saj mbajtur nё shtator 1982 dhe nё raportin e mbajtur prej kryeministrit Zhao Ziyang nё Kongresin VI tё Popullit nё qershor tё vitit 1983 tё dy udhёheqёsit nёnvizuan faktin se Kina po aderonte nё njё politikё tё jashtme tё pavarur dhe se modernizimi i vendit kёrkonte ambient paqёsor ndёrkombёtar. Modernizimi i Kinёs kёrkonte gjithashtu pranimin dhe adaptimin me rendin ndёrkombёtar ekzistues, veçanёrisht me kuadrin institucional tё financave dhe tregtisё ndёrkombёtare tё dominuar nga vendet perёndimore. Kina iu bashkua Fondit Monetar Ndёrkombёtar (FMN) dhe Bankёs Botёrore nё vitet 80-te, dhe planifikoi t'i bashkangjitet Marrёveshjes sё Pёrgjithshme tё Tarifave dhe Tregtisё (GATT). Suksesi i jashtёzakonshёm i reformave ekonomike tё Kinёs - rritja ekonomike me njё mesatare prej 9% duke filluar nga 15 vitet e fundit duket se hedh poshtё mençurinё tradicionale. Sipas kёsaj mund tё themi se: Reformat ekonomike kanё qenё tё suksesshme pa patur njё reformё politike tё ndryshimit tё sistemit. Qeveria qendrore duket se e ka marrё nё konsideratё me kujdes tё veçantё politik programin e pёr tё mos pёrmbysur menjёherё procesin e reformave apo pёr tё imponuar taksa tё rёnda mbi kompanitё e suksesshme. Sё fundi, ka patur pak pёrpjekje pёr t'i hapur aparatit qendror tregje private, njё sistem ky i sigurimit tё tё drejtave private. As nuk ka patur pёrpjekje pёr tё zhvilluar njё ligj komercial apo njё sistem gjykatash tё pavarura Nё shumё aspekte, ishte vetёm nё vitin 1993 kur Kina filloi tё dalё si fuqi botёrore tregtare. Nga viti 1993, eksportet u rritёn me 60% nё dy vite (53% nё terma realё), dhe u dyfishuan nё hapёsirёn e pesё viteve. Nё kёtё proces, deficititregtar prej 12.2 miliard$ nё vitin 1993, u kthye nё bilanc pozitiv me njё rritje prej 40.3 miliard dollare nё vitin 1997. Duke iu bashkuar WTO (Organizates Botёrore te Tregtisё) mё 2001, autoritetet kineze ranё dakord tё heqin dorё nga shumё mekanizma qё i kishin pёrdorur pёr tё mbrojtur aktorёt e brendshёm nё vitet e kaluara.
Tё gjitha kёto çuan nё mёnyrё tё pashmangshme nё hedhjen nё treg tё iniciativёs " Njё Brez, Njё Rruge". Kjo iniciativё pёrfshin pesë parime tё cilёt janё:Respekti i ndёrsjellё; Mos agresioni i ndёrsjellё; Mos ndёrhyrja e ndёrsjellё; Barazia dhe benefite tё ndёrsjella; Bashkekzistenca paqёsore. Gjithashtu, kjo iniciativё pёrfshin edhe pesё fusha: Koordinim politik; Lidhje infrastrukturore; Shkёmbime tregtare; Mbёshtetje pёr qarkullimin e parasё (exchange); Qarkullimin e njerёzve, diplomaci kulturore. Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatё prezantimit tё kёsaj iniciative foli edhe pёr pesё pёrcaktimet e palёve qё pёrbёjnё G20 pёr tё pёrhapur konsensusin gjatё samitit qё u mbajt nё Hangzhou. Kёto pёrcaktime ishin: Tё merrej vendim pёr tё identifikuar drejtimin e ekonomisё botёrore dhe udhёt e planit; Tё merrej vendim pёr tё rinovuar mёnyrёn e rritjes dhe pёr tё injektuar njё shtysё tё re nё ekonominё botёrore; Tё merrej vendim pёr tё pёrmirёsuar ekonominё globale dhe qeverisjen ekonomike si dhe pёr tё rritur aftёsinё e ekonomisё botёrore pёr tё pёrballuar rreziqet; Tё merrej vendim pёr tё rigjallёruar dy motorët qё janё mё tё rёndёsishmit pёr tё ndёrtuar dhe hapur ekonominё botёrore, tregtinё dhe investimet; Tё merrej vendim pёr tё promovuar pёrfshirjen dhe ndёrvarёsinё e zhvillimit dhe t'i paraqiten botёs arritjet e bashkёpunimit dhe tё mirat e promovuara nga G20. Kanё kaluar shtatё vite nga hedhja nё treg e kёsaj iniciative. Mbetet ende pёr t'u parё nёse do tё jetё e suksesshme apo jo.
CMG: Ju e keni vizituar Kinën ku keni marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare. Aktualisht Kina ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të botës po shkruan një faqe të re në historinë e saj, atë të luftës kundër koronavirusit. Cili është opinion juaj lidhur me këtë luftë, që pas shumë përpjekjesh dhe sakrificash Kina po e fiton ?
Gjon Boriçi: Ështё shumё e vёshtirё qё t'ju jap njё pёrgjigje pasi nuk jam mjek dhe lidhur me kёtё virus jam njohur nga mediat, i cili ёshtё kthyer nё trendin e kohёs. Personalisht, mendoj se askujt nuk ia merrte mendja qё do tё shkaktonte njё katastrofё tё tillё. Tё gjithё mjekёt nё botё veçanёrisht ata tё specializuar pёr sёmundjet epidemike gjenden pёrballё njё presioni tё madh dhe duhen inkurajuar nё kuptimin e plotё tё fjalёs.
Republika Popullore e Kinёs u gjend e para nё kёtё situatё dramatike dhe sakrifica e saj ishte e jashtёzakonshme. Katastrofa e Covid-19 ёshtё nё kёtё moment mё e dukshme nё Itali. Aty vёrtet po ndodh njё tragjedi. Ndoshta, Republika Popullore e Kinёs shmangu njё tragjedi tё tillё pasi mori nё kohёn e duhur masa tepёr drastike, tё paimagjinueshme nё kohё paqeje. Uroj dhe shpresoj qё Evropa tё mёsojё nga eksperienca kineze nё betejёn pёr ta pёrmbajtur dhe pёr tё fituar ndaj kёtij armiku tё padukshёm. Ёshtё shumё e vёshtirё nё kohё paqeje t'i mbash njerёzit tё mbyllur duke i kufizuar edhe liritё mё minimale. Por ёshtё diçka qё duhet bёrё. Mё duket se ende nё botё kjo sfidё nuk ёshtё marrё seriozisht. Do tё ishte vёrtet turp pёr njerёzimin qё tё pёsonte njё disfatё tё tillё njerёzore pa patur luftё nё kuptimin klasik tё saj. Siç shikohet, armёt mё moderne dhe mё tё sofistikuara qё ka arritur tё krijojё mendja njerёzore, pёrballё kёtij virusi kanё dalё totalisht jashtё loje. Pas pёrfundimit tё Luftёs sё Ftohtё, bota ka ndryshuar. Globalizimi me tё gjithё komponentёt e tij ka sjellё njё dimension tё ri nё tё kuptuarit tё sfidave. Me sa duket edhe beteja aktuale ka tё bёjё me kёtё botёkuptim tё ri dhe ndoshta iniciativa kineze pёr tё cilёn folёm mё lart ёshtё njё element qё ndoshta mund tё jetё njё pёrgjigje ndaj sfidave tё reja me tё cilat pёrballet dhe do tё pёrballet njerёzimi nё shekullin XXI.
Eda Merepeza