v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-03 19:24:44    
8 "shprehjet shumë të përdorura" pasqyrojnë ndryshimet gjatë reformës 30-vjeçare në fshatin kinez(3)

cri

"Hendeku si gërshërë", një nyje e pazgjidhur

Shprehja "Hendeku si gërshërë" përdoret zakonisht për dallimet e çmimeve midis produkteve industriale që janë relativisht të larta, dhe produkteve bujqësore që janë relativisht të ulëta. Ky hendek është i paarsyeshëm, përpjekjet për zvogëlimin e tij janë në vazhdim e sipër. Në Kongresin e 16-të të PK-së të Kinës u paraqit ideja strategjike e planifikimit unik midis qytetit dhe fshatit, në plenumin e 4-t të Kongresit të 16-të u shpall "Ndihma e industrisë për bujqësinë, përkrahja e qytetit për fshatin për realizimin e zhvillimit proporcional midis industrisë e bujqësisë dhe midis qytetit e fshatit", ndërsa në Kongresin e 17-të të PK-së të Kinës u theksua vendosja e mekanizmit afatgjatë të nxitjes së zhvillimit bujqësor me industrinë për krijimin e strukturës së re të integrimit të zhvillimit ekonomiko-shoqëror në qytet e fshat.

"Punëtorë nga fshati", emri i një grupi njerëzish që duan më shumë kujdes

Shtimi i lëvizshmërisë shoqërore është një nga karakteristikat e theksuara gjatë reformës dhe hapjes 30-vjeçare të Kinës. Sasia e punëtorëve nga fshati është shtuar vazhdimisht, nga 80 milionë, në 100 milionë, madje në 500 milionë. Kjo tregon se punëtorët nga fshati janë bërë një grup i madh i popullsisë.

Në vitin 2006, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Disa mendime mbi zgjidhjen e problemeve të punëtorëve nga fshati", ku flitet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve nga fshati me anën e garancisë së pagesës, sigurimeve shoqërore dhe të banesave etj.

"Sistemi i ri i mjekimit në bashkëpunim në fshat", një vepër e përkujdesjes për qindra milionë fshatarë kinezë

Problemet e mjekimit i kanë shqetësuar për një kohë të gjatë fshatarët kinezë. Sistemi i ri i mjekimit në bashkëpunim u ka dhënë qindra milionë fshatarëve kinezë një garanci themelore mjekësore. Tani në të 31 provincat, rajonet dhe qytetet e varura drejtpërdrejt nga qendra është realizuar në përgjithësi objektivi i zbatimit të gjithanshëm të sistemit të ri të mjekimit në bashkëpunim, ku marrin pjesë 800 milionë fshatarë.

1 2 3
© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040