v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-03 19:24:44    
8 "shprehjet shumë të përdorura" pasqyrojnë ndryshimet gjatë reformës 30-vjeçare në fshatin kinez(3)

cri

Reforma e fshatit kinez, që vendosi fatet e 800 milionë fshatarëve, ka kaluar një rrugë 30-vjeçare plot zigzage. Disa "shprehje shumë të përdorura" pasqyrojnë ndryshimet e mëdha të sjella nga reforma e periudhave të ndryshme historike të fshatit kinez.

"Kontraktimi i tokës në përdorim", një risi e madhe e fshatarëve kinezë dhe një ngjarje e shënuar e reformës në fshat

Para 30 vjetëve, 18 fshatarë të fshatit Xiaogang të distriktit Fengyang të provincës Anhui vulosën me gishtin e tyre kontratën për marrjen e tokës në përdorim familjar, duke hedhur hapin e parë të kontraktimit për përdorimin e tokave. Pastaj ky kontraktim u përhap në mbarë Kinën, gjë që ka çliruar shumë forca prodhuese të fshatit, duke i liruar fshatarët nga sistemi i amullt i dikurshëm i "komunës popullore". Nga ky hap i vogël u nxit hapi i madh historik i reformës së fshatit kinez ? lindja e sistemit të kontraktimit familjar.

"Familja me 10 mijë juanë", aspirata e një brezi

Në fillim të reformës dhe hapjes, kur shumica e njerëzve punonin për bukën e gojës, një numër i vogël fshatarësh me anën e punës së tyre të palodhur arritën 10 mijë juanë të ardhura në vit. Si rrjedhim "familja me 10 mijë juanë" është një emërtim për ata fshatarë që u pasuruan më shpejt.

Krahas zhvillimit të vazhdueshëm të fshatit kinez, "familja me 10 mijë juanë" është bërë një kujtim i një periudhe. Sipas të dhënave të Drejtorisë Shtetërore të Statistikave, në vitin 2007, të ardhurat mesatare vjetore për frymë arritën 4140 juanë, d.m.th. të ardhurat familjare të fshatarëve i kanë kaluar në përgjithësi "10 mijë juanët".

"Taksa bujqësore", kujtimet e paharrueshme historike

Më 29 dhjetor të vitit 2005, në sesionin e 19-të të legjislaturës së 10-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës u vendos që të anulohen më 1 janar të vitit 2006 rregulloret mbi taksat bujqësore. Kjo tregoi se qysh nga kjo ditë, 800 milionë fshatarë i dhanë lamtumirën taksës bujqësore që kishte vazhduar prej 2600 vjetësh.

Pas heqjes së taksave bujqësore, shteti jo vetëm ka shtuar investimet financiare publike, por ka zbatuar edhe politikën e ndihmës së drejtpërdrejtë, duke u sjellë fshatarëve kinezë më shumë të mira për zhvillim.

1 2 3
© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040