">Reltket kulturore kanë rrugë të gjatë për t'u kthyer në Kinë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Reltket kulturore kanë rrugë të gjatë për t'u kthyer në Kinë
  2014-09-26 15:02:26

Fillon shkatërrimi i Shtetit Islamik në Siri

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë realitet kërcënimet e tyre. Natën duke e gdhirë dita e martë nisën sulmet kundër milicisë terroriste "Shteti Islamik" (IS) në Siri. Ushtria ShBA-së dhe forcat e armatosura të vendeve partnere kanë bombarduar ekstremistët, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Urdhrin e ka dhënë presidenti Barack Obama, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Ndërsa Jordania e ka konfirmuar tani zyrtarisht pjesëmarrjen e saj, sipas informacioneve të "Washington Post", aleatët e tjerë duhet të jenë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini. Këta janë "pjesëmarrës të plotë", citon gazeta një përfaqësues të ushtrisë, që nuk përmendet me emër.

Sipas CNN në sulme duhet të jetë përfshirë edhe Emirati në Gjirin Persin, Katari. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, bëri së fundi përpjekje për të fituar mbështetjen e botës arabe kundër IS.

Qeveria siriane sipas njoftimeve nga Uashingtoni është informuar para fillimit të bombardimeve. ShBA-ja e ka vënë në dijeni më parë ambasadorin sirian në OKB, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Damask.

Gazeta "New York Times" duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë amerikane njoftoi se sulmet po kryhen kundër objektivave të Shtetit Islamik në provincën veriore të Sirisë, Rakka, ku ekstremistët suni radikalë kanë njërën prej qendrave të tyre.

Banorë të të njëjtit qytet njoftojnë në Twitter për shpërthime të forta dhe fluturime të përsëritura të avionëve ushtarakë. Nuk është e qartë se cilat vende të tjera të koalicionit të udhëhequr nga ShBA-të janë angazhuar në këtë sulm.

Presidenti Barack Obama autorizoi sulmet ajrore brenda Sirisë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik kudo që ata janë.

Zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli Jeff Pool u dha hollësi medieve në lidhje me sulmet e reja amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

"Unë mund të konfirmojë se ushtria amerikane dhe ushtritë e vendeve partnere po ndërmarrin veprime ushtarake kundër terroristëve të IS në Siri duke përdorur aeroplanë luftarakë dhe raketa Tomahok".

Nënkoloneli Pool nuk dha detaje të mëtejshme për shkak se operacionet kundër Shtetit Islamik në Siri janë duke vazhduar. Mediat amerikane njoftojnë se pesë vende arabe, duke përfshirë Bahreinin, Katarin dhe Arabinë Saudite, morën pjesë në sulmet kundër militantëve në Siri.

Zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar qeverinë siriane që të mos pengojë sulmet ajrore amerikane ndaj militantëve.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë goditur Shtetin Islamik në Irak, duke kryer 190 sulme ajrore kundër këtij grupi. Këto sulme kanë ndihmuar ushtrinë e Irakut dhe forcat kurde të zmbrapsin ekstremistët nga popullsitë e pambrojtura dhe infrastruktura qeveritare.

Më parë këtë muaj, presidenti Barack Obama u zotua se do t'i ndjekë militantët kudo që ata mund të jenë, duke përfshirë Sirinë.

Uashingtoni ka përjashtuar veprime të përbashkëta kundër militantëve në Siri me ushtrinë e këtij vendi, presidenti i të cilit, Bashar al-Assad, shihet si i paligjshëm pas një kryengritje mbi trevjeçare kundër sundimit të tij.

Disa zyrtarë kanë shprehur shqetësim se sulmet kundër Shtetit Islamik në tokën siriane mund të ndihmojë edhe vetë Assad, pasi edhe xhihadistët po e luftonin atë.

Kongresi amerikan javën e kaluar miratoi legjislacionin që autorizon ushtrinë për të armatosur dhe trajnuar rebelët e moderuar sirianë me qëllim për të përmbysur Assad-in.

Opinioni publik ndërkombëtar është i vendosur kundër grupit ekstremist pas ekzekutimit brutal të një punonjësi britanik ndihme dhe dy gazetarëve amerikanë, por edhe pas raportimeve për mizori të kryera kundër dy qytetarëve irakianë dhe sirianë.

Sulmet ajrore të së martës vijnë vetëm disa orë pasi një grup i IS në Algjeri kërcënoi me vdekje një peng francez nëse Franca nuk ndalon sulmet e saj ajrore në Irak.

Presidenti Obama dhe ndihmësit e tij të lartë janë duke përdorur fjalën "shkatërrim" për të përshkruar synimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me forcën fanatike të Lindjes së Mesme, të njohur si Shteti Islamik.


1 2