">Reltket kulturore kanë rrugë të gjatë për t'u kthyer në Kinë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Reltket kulturore kanë rrugë të gjatë për t'u kthyer në Kinë
  2014-09-26 15:02:26

Qeveria kineze po bën thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për të kthyer reliket kulturore të marra në mënyrë të paligjshme nga Kina.

Korrespodenti i CRI-së Cao Yuwei raporton:

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Shtetërore të Trashëgimisë Kulturore, Li Xiaojie, thotë se ata janë duke kërkuar në tri mënyra kryesore për të rikthyer në Kinë reliket kulturore nga vende të tjera.

"Së pari, nëpërmjet kanaleve diplomatike, së dyti, nëpërmjet procesit gjyqësor dhe së treti, përmes ankesave qytetare nga kinezët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë fituar nënshtetësinë e një vendi tjetër, për sa kohë që reliket janë pronë e Kinës. Është e ligjshme për çdo organizatë qytetare apo individ për të kërkuar një gjë të tillë nga qeveritë," thotë Li.

Kina ka tashmë marrëveshje dypalëshe me 18 vende të ndryshme për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të relikeve kulturore.

Marrëveshjet për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të relikeve kulturore bazohen në Konventën e vitit 1970 të UNESCO-s për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore.

Megjithatë, komisionerja e lartë e Institutit Ndërkombëtar për Unifikimin e Ligjit Privat, Maria Schneider, thotë se Konventa nuk mbulon reliket kulturore të vjedhura apo të humbura para konventës që hyri në fuqi në vitin 1970.

"Natyrisht, shumë objekte ndodhen jashtë vendit. Por ju duhet të bëni një ndryshim mes të tyre në lidhje me kohën që kur Kina e ratifikoi Konventën e UNESCO-s."

Shtetet e Bashkuara, Italia, Zvicra dhe Greqia kanë nënshkruar të gjitha marrëveshje me Kinën. Por Japonia, e cila mendohet se është strehuesja e shumicës së objekteve kulturore, nuk është në listën e këtyre vendeve.

Lista e objekteve të trashëgimitë kulturore kineze që janë sjellë në Japoni pas Luftës sino-japoneze, e botuar në vitin 2012, përmban mbi 15 mijë relike.

Profesore Wang Yunxia i Shkollës së Drejtësisë i Universitetit Renmin, thotë negociatat dhe dialogu mund të ndihmojë për gjetjen e një mënyre për të zgjidhur këtë çështje.

"Ne duhet të përdorim e mjeteve ndërkombëtare, nëpërmjet kanaleve të ndryshme diplomatike dhe të ndihmojë për të vendosur dialog midis dy qeverive, ashtu si e bëri Koreja e Jugut. Në raste të veçanta të reliket e rëndësishme, bëhet përmes negociatave."

Koreja e Jugut është gjithashtu duke kërkuar aktivisht kthimin e objekteve të trashëgimisë kulturore nga Japonia.

Grupe civile nga Koreja e Jugut kanë qenë aktive gjatë dekadës së fundit dhe me ndihmën e qeverisë jugkoreane, në të kërkuarën kanë mundësuar kthimin e artefakteve të shekullit të 15-të vjedhura japonezët në vitin 1905.

1 2