"> Pushime në "Maldivet e Kinës"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pushime në "Maldivet e Kinës"
  2014-08-07 14:30:33

Luhuitou

Luhuitou ndodhet në majën e një mali afër Detit të Kinës Jugore.

Pika turistike "Deti i Madh Lindor" ka një plazh me gjatësi 1 kilometër. Këtu pyjet e arrës së kokosit nuk lejojnë të shihet qielli dhe dielli. Pyjet e arrës së kokosit përqafohen me malet.

Këtu kodrat janë të gjelbra, uji i bukur dhe ajri i freskët. Rëra e bregut të Detit të Madh Lindor është e butë dhe koha e ndriçimit të diellit është e gjatë, prandaj temperatura e ujit është afro 20 °C, një vend ideal për notim.

Ishulli Wuzhizhou ose Maldivet e Kinës

Ishulli Wuzhizhou ndodhet në provincën kineze Hainan, brenda gjirit Haitang, rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit Sanya, në afërsi të gjirit Yalong

Po ta shohësh nga lart ky ishull ka formën e një fluture. Në lashtësi ishulli njihej si ishulli Guqizhou.

Meqënëse ky ishull ndodhet në zonë tropikale klima është e ngrohtë gjatë gjithë vitit. Një vend ideal për pushime dhe argëtim me familjen. Në këtë vend ka mbi 2,700 lloje bimësh. Rëra e bardhë dhe e butë, uji i pastër kristal me shkëmbinj dhe peshq tropikalë shumëngjyrësh.

Në këtë vend mund të vizitoni Urën e të Dashuruarëve, Shkëmbin e Lindjes së Diellit, ishullin e të dashuruarëve dhe shumë pika të tjera interesante. Përveç pikave turistike në këtë vend mund të vizitoni dhe pishina fantastike, bare me pije ekzotike dhe vende të tjera argëtimi. Për ata që dashurojnë sportet ekstreme mund të argëtohen me sërf, dhe të vozitin me kanoe dhe kajak. Për relaks mund të qëndroni buzë detit dhe të bëni masazh në rërë. Për më tepër, ishulli Wuzhizhou është i famshëm për zhytje.

 

Turistët mund të argëtohen nëpër restorantet e mrekullueshme me gatimet vendëse dhe prodhimet e freskëta të detit. Në të gjitha restorantet ka ushqime fantastike dhe bio. Kuzhinierët në këto restorante gatuajnë prodhime të freskëta deti që i marrin nga peshkatarët çdo ditë si gaforre, karkaleca deti, karavidhe, tranguj deti dhe lloje të ndryshëm peshku. Për më tepër ky ishull është i pasur me fruta tropikale si; banane, arra kokosi, mango dhe fruta të tjerë që ndoshta si kishit provuar më parë.

Hotelet dhe resortet në këtë ishull janë fantastike dhe shumë komode, të gjitha me pamje nga deti.


1 2