">Pushime në "Maldivet e Kinës"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pushime në "Maldivet e Kinës"
  2014-08-07 14:30:33

Hainani është një nga "këndet" e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t'i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Në këtë destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend që ruhet dhe mirëmbahet si të ishte i shenjtë.

Madhështia e Hainanit qëndron tek ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.

Hainani është ishulli i dytë më i madh në Kinë, pas ishullit të Tajvanit. Numri i turistëve në këtë ishull shtohet konsiderueshëm nga viti në vit. Shumë turistë të huaj sot zgjedhin për t'i kaluar pushimet në Hainan, jo vetëm për bukuritë ekzotike por edhe për vetë pozicionin gjeografik. Ai ndodhet në afërsi të Singaporit, Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve. Tek të gjitha këto vende mund të shkosh me avion për 1-4 orë nga Hainani.

 

Ishulli i Hainanit mbulon mbi 35 mijë kilometra katrorë dhe një hapësirë oqeanike mbi 2.1 milionë kilometrash katrorë. 8 qytete janë nën jurudiksionin e provincës Hainan ku mes tyre përmendim Haikou, Sanya, gjithashtu ishujt Xisha, Nansha dhe Zhongsha. Provinca e Hainanit ka një popullsi prej mbi 8.5 milionë banorësh, përfshi 1.3 milionë banorë të pakicave kombëtare, si banorët e kombësisë Li, Miao dhe Hui. Haikou është kryeqendra e provincës Hainan.

Sanya --"Hawaii i Kinës"

Sanya që ndodhet në zonën më jugore të Kinës, është qyteti i dytë për nga madhësia në provincën Hainan. Pas reformës dhe hapjes, Sanya u bë një qytet modern turistik në bregun e Detit të Kinës Jugore. Sanya është qendra më e madhe për prodhimin e perimeve në dimër po ashtu dhe të frutave ekzotike që furnizojnë pjesën tjetër të Kinës.

Shpesh Sanya etiketohet si "Hawaii i Kinës", ku kalohen pushime të lira dhe fantastike.

 

Vend me diell gjatë gjithë vitit, ku madje edhe në janar temometri shënon 25 gradë celcius dhe në verë mbi 30 gradë C. Ishujt dhe plazhet në këtë vend janë me të vërtetë madhështore si gjiri Yalong dhe Dadonghai, por nuk duhet të lini pa vizituar dhe ishullin Wuzhizhou me pamje fantastike.

Turistët në Sanya vijnë çdo vit, megjithatë piku i sezonit nis nga tetori deri në fund të dimrit. Sidomos turistët kinezë dhe ata rusë shkojnë drejt Sanya-s për t'u larguar nga moti i ftohtë në veri. Po ashtu gjatë Vitit të Ri kinez, qyteti mbushet plot me turistë.

Gjiri Yalong është 40 minuta larg nga aeroporti dhe mund të shkohet lehtësisht me tren. Në këtë zonë tepër të zhvilluar, destinacion turistik i pjesës më të madhe të turistëve kinezë dhe të huaj nuk mungojnë hotelet dhe restortet luksoze, fushat e golfit dhe restorantet.

 

Gjiri Haitang ka shumë hotele ndërkombëtare. Është vetëm 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar Phoenix. Në gushtin e këtij viti këtu pritet të hapet dhe qendra më e madhe tregtare "Duty Free" në Kinë.

Nga aeroporti i Sanya-s mund të shkohet lehtësisht në qytetet kryesore kineze si Guangzhou, Shangai etj. Gjithashtu mund të kurseni disa para nëse merrni trenin e shpejtësisë së lartë për në Haikou.

1 2