Uji është jo vetëm burim i jetës, por edhe burimi më i rëndësishëm për jetën e njeriut. Shumë pavijone të Ekpozitës Botërore të Shangai-t kanë përcaktuar temat që lidhen drejtpërdrejt me ujin, për shembull si pavijoni i Roterdamit, ai i Osakas, ai i Çengdu-së, ai i Hangzhou-t, ai i Guangzhou-t etj.
Në jug të lumit Jance të Kinës, shumë qytete karakterizohen nga uji. “Uji, arkitektura dhe njeriu” përbëjnë shpirtin e qytetit. Në këto qytete uji duket si një poet, një pjesë muzikore, një libër ose një pikturë, që ndriçon dhe gjallëron qytetin.
Me rastin e Ekspozitës Botërore të Shangai-t, me temën “Qyteti më i mirë, jeta më e mirë”, marrim për shembull qytetet Hangzhou dhe Suzhou, që janë përfaqësuesit e qyteteve në jugun e lumit Jance. Nëpërmjet lenteve të objektivit të operatorit tonë, le të gëzojmë bukurinë e ujit në qytet.