Mësimin 66 Shëndeti dhe stërvitje

 Bisedoni me CRI
 

Në Kinë në shumë blloqe pallatesh dhe parqe ka instalime për kalitjen fizike. Banorët e thjeshtë mund të bëjnë stërvitje me të zbritur nga ndërtesa ku banojnë ose në parkun më të afërt.
Kinezët po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e shëndetit. Edhe mënyrat e kalitjes janë pasuruar gjithnjë e më shumë. Njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme kalitjeje në përshtatje me nivelin e të ardhurave dhe me interesat e secilit prej tyre, si vrapimi i ngadalshëm, shëtitja, zhvillimi i muskujve, sportet me top, noti, joga, taiji, golfi, alpinizmi, hipizmi etj.