Sefidin Xhemaj është 16 vjeç, por njihet si një artist i ri i talentuar. Ai këndonte shumë bukur që fëmijë, madje në moshën 6 vjeçare luante në shtëpi me kushërirat e tij, duke improvizuar sikur ishin në “The Voice”. Më pas ishte një mësues i shkollës, i cili e dëgjoi duke kënduar dhe e pyeti nëse donte që të këndonte në një festival në shkollë. Ajo pjesëmarrje ka qenë eksperienca e tij e parë në skenë para 3 vitesh. Që nga ai moment Sefidini ka marrë mësime në muzikë.
Sefidin Xhemaj(Foto:albinfo.ch)
Duke qenë një talent, Sefidin Xhemaj mori iniciativën që të garojë në një konkurs shumë të famshëm në Gjermani, siç është “The Voice Kids of Germany 2021”. Sefidini shkëlqeu në audicionin e talenteve të reja dhe s’ndjehet shumë i gëzuar për arritjet dhe interpretimet e tij.
Sefidin Xhemaj
Ai u vlerësua maksimalisht nga anëtarët e jurisë dhe ka bërë krenarë të gjithë bashkëkombësit me paraqitjen e tij. Artisti i ri tregoi në atë spektakël për eksperiencën e tij, emocionet dhe planet për të ardhmen e tij artistike. Edhe pse jeton në Austri, Sefidini e flet shumë bukur gjuhën shqipe. Ai dëgjon shpesh muzikë shqiptare, veçanërisht kur shëtit me familjen. Këngëtaret e tij të preferuara shqiptare janë Dua Lipa dhe Ava Max dhe në të ardhmen dëshiron që të ketë famë ndërkombëtare.
Përgatiti Sava Lena
Argjenda Aliu, shqiptarja në “The Voice of Finland”