Në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, numërimi mbrapsht u shoqërua me pamjet e bukura të 24 fazave stinore, duke i paraqitur botës këtë element të kulturës tradicionale kineze.

Sipas kalendarit bujqësor kinez, një vit ndahet në 24 faza stinore dhe këto “faza stinore” simbolizojnë ndryshimin e temperaturës, sasinë e reshjeve, kohën e brymës dhe dukuri të tjera natyrore. Një vit ndahet në periudha kohore me dukuri klimatike relativisht të qëndrueshme.

Fazat stinore të pranverës Fazat stinore të pranverës

Fazat stinore të pranverës Fazat stinore të pranverës

Prejardhja e 24 fazave stinore

Krijimi i fazave stinore vjen nga vëzhgimet, eksplorimi dhe përfundimet e kinezëve të lashtë rreth astronomisë dhe meteorologjisë. Këto faza stinore ushtrojnë ndikime shumë të rëndësishme në punët bujqësore. Sipas të dhënave statistikore, kinezët e hartuan këtë sistem kalendarik me faza stinore në vitin 104 para erës sonë.

Ndërsa sistemi i fazave stinore i zbatuar tani në Kinë u përcaktua para mbi 300 vjetëve (1645) sipas vendndodhjes së diellit në ekliptikë, që do të thotë orbita vjetore e Diellit ndahet në 24 pjesë dhe secila prej tyre është 15 gradë, ose një fazë stinore.

Ky sistem ka ruajtur rol shumë të rëndësishëm jo vetëm për prodhimin bujqësor, por ka ushtruar ndikime mbi doket e zakonet e kinezëve, madje mbi konceptin e tyre kulturor.

Në qarqet meteorologjike ndërkombëtare, sistemi i 24 fazave stinore vlerësohet si “shpikja e madhe e pestë e Kinës”. Më 30 nëntor 2016, ky sistem u përfshi në “Listën e trashëgimive kulturore jomateriale të njerëzimit” nga UNESCO-ja.

Fazat stinore të pranverës

foto nga travelchinaguide.com

Kalendari bujqësor kinez

Kalendari bujqësor kinez integron kalendarin diellor me atë hënor. Ai e përcakton periudhën e muajit sipas ciklit të qarkullimit të Hënës dhe periudhën e vitit sipas ciklit të qarkullimit të Diellit, ndërkohë që me muajin e brishtë pajton ndryshimin ndërmjet dy cikleve.

Sipas kalendarit bujqësor, mund të njohim baticën dhe zbaticën (sipas qarkullimit të Hënës) dhe gjithashtu ndryshimin e stinëve (sipas qarkullimit të Diellit).

24 fazat stinore ndahen kryesisht në bazë të qarkullimit të diellit.