Komenti im<<< Më tepër<<< z. Maxhun Peka:Të gjithë e shikojmë se Kina investon në të gjitha kontinentet. Është e pamundur të gjesh një shtet të Azisë, apo të Afrikës ku Kina nuk ndërton objekte të rëndësishme ekonomike dhe sociale. Në Shqipëri ka disa kompani kineze që janë prezent: CBMI, e cila ka ndërtuar dy fabrika të mëdha për prodhimin e çimentos dhe vazhdon të ndërtojë, kompanitë e Telekomunikacioneve Huawei dhe ZTE, etj. Shqipëria është e hapur për investitorët kinezë. Kryeministri i Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, gjatë dy vizitave në Kinë në vitet 2008 dhe 2009, u ka bërë thirrje investitorëve kinezë të vijnë në Shqipëri, bashkë me premtimin se tek ne do të gjejnë kushte shumë të favorshme. Një zonë e re ekonomike afër Durrësit, pra midis kryeqytetit dhe portit më të madh në rajonin tonë, është vënë në dispozicion të kompanive kineze, nëse ato do të vijnë për të investuar. Kushtet për to do të jenë tepër favorizuese.