v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-24 23:34:07    
Fidel Ylli: "Gjithēka qė pashė me sy, ia vlen pėr t'ua treguar tė tjerėve"

cri

dėgjoni

Para njė viti, kryetari i delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli erdhi nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė akitivitetet me rastin e mbetjes njė vit nga hapja e Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Pėr tė, i gjithė Pekini dhe populli i mbarė Kinės ishin gati qė atėherė pėr tė pritur Lojėrat Olimpike. Tani Fidel Ylli erdhi pėrsėri nė Pekin dhe zhvillimet e ndryshimet e Pekinit gjatė njė viti i lanė atij pėrshtypje edhe mė tė thella. Ai ėshtė i mendimit se organizimi i Lojėrave Olimpike e nxiti Pekinin tė ketė zhvillime dhe ndryshime kolosale.

"Olimpiada ėshtė njė sipėrmarrje kaq e madhe dhe Kinės i erdhi njė fat mjaft i mirė pėr tė organizuar njė olimpiadė, jo vetėm pėr tė treguar zhvillimin e madh tė viteve tė fundit, por edhe pėr tė shfaqur potencialin e kėtij vendi tė madh. Sporti sjell zhvillim edhe nė fusha tė tjera, si nė ekonomi, nė ndėrtim, nė turizėm, prandaj sporti ėshtė njė sipėrmarrje kaq e madhe. Nė krahasim me njė vit mė parė kur kam qenė kėtu, nė Pekin kanė ndodhur ndryshime kolosale.

Ylli tha se komunikacioni i Pekinit ėshtė zhvilluar mė tej, ndėrtimet janė mė tė bukura, kudo mund tė takosh vullnetarė. Lidhur me shėrbimet e Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, Ylli i vlerėsoi shumė lart ato. Ai, qė ka marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Sidneit dhe tė Athinės, ēmoi lart veēanėrisht kushtet shumė tė mira tė Fshatit Olimpik. Ai tha se, pėrveē instalimeve, edhe shėrbimet e Fshatit Olimpik e bėnė atė tė ndihet si nė familjen e vet:

"Unė jam pjesėmarrės nė disa olimpiada, por Fshati Olimpik i Pekinit ėshtė njė mrekulli, pėr sa u pėrket investimeve pėr ndėrtimin e godinave, dhomave tė fjetjes, infrastrukturės brenda dhe, nė fund tė fundit, shėrbimeve me vullnetarė. Nė hyrje tė ēdo godine ose apartamenti rrinė pėr tė na nderuar 3 a 4 vullnetarė, qė na pėrshėndesin 'Mirė se erdhėt! Mirėmbrėma! Natėn e mirė!' etj., me njė edukatė qė nuk e kam parė nė vende tė tjera."

Shumė miq tė huaj thonė se produktet ushqimore tė Pekinit u kanė lėnė atyre pėrshtypje tė thella, gjithashtu shumė prej tyre pėlqejnė mallrat e mira me ēmime tė ulėta tė Pekinit. Ylli i tha gazetarit se, nė krahasim me kėto, atij i pėlqen mė shumė puna organizative, e rregullt dhe e saktė. Mbresa mė e thellė nga Pekini ėshtė se gjithēka ėshtė nė rregull:

"Unė jam njeri qė mė pėlqejnė rregulli dhe saktėsia. Mua mė pėlqejnė rregulli qė kanė kinezėt, qė ēdo gjė duhet tė jetė nė vendin e vet. Jam shumė i kėnaqur se kėtu ēdo punė ėshtė e planifikuar dhe e studiuar mirė, prandaj Kina ka marrė kėtė zhvillim shumė tė madh. Nė Kinė, ēdo gjė ėshtė e saktė dhe nė vendin e vet."

Pėrveē ndryshimeve kolosale tė qytetit, Ylli ėshtė i mendimit se pėrfitimet mė tė mėdha nga ardhja nė Pekin janė edhe njohja e shumė miqve, Lojėrat Olimpike i lidhin shpejt njerėzit nė miqėsi: 

"Unė lidha miqėsi me miq nga vende tė ndryshme, sidomos me ata tė komiteteve olimpike tė vendeve tė tjera, me tė cilėt takohemi nė ēdo aktivitet. Kjo ėshtė miqėsia e familjes olimpike."

Ylli na tha se, pasi tė kthehet nė Shqipėri, do t'u tregojė tė gjithėve se sa i bukur ėshtė Pekini, sa mahnitės ėshtė zhvillimi i kėtij qyteti, nė mėnyrė qė mė shumė njerėz tė ndajnė me tė gėzimet qė ka ndier ai gjatė kohės sė bukur qė ka kaluar kėtu:

"Unė do t'u tregoj jo vetėm njerėzve tė familjes, por edhe tė gjithė miqve tė mi. Si kryetari i delegacionit shqiptar, gjatė dy javėve tė fundit, unė e kam propaganduar gjithmonė nė media Kinėn. Jo thjesht se duhet bėrė ose se mė ka detyruar njeri, por me tė vėrtetė meriton pėr tė thėnė fjalėt mė tė mira pėr sa i pėrket gjithēkaje qė unė kam parė, pėr sa i pėrket zhvillimit tė vendit, pėr sa u pėrket ēmimeve, pėr sa i pėrket ndėrtimit tė godinave e hoteleve. Gjithēka qė pashė kėtu ia vlen pėr t'ua thėnė njerėzve."

Nė fund tė intervistės, ai i tha gazetarit: "Do tė vij pėrsėri pėr tė parė Pekinin. Jam i bindur se atėherė do tė kem edhe njė ndjenjė tjetėr. Jepi forca, Pekin!" ( Zhai) ( Artan)