dëgjoni?
Sportisti që ka fituar më shumë medalje të arta në një edicion olimpik
Më 17 gusht 2008, notari amerikan Majkëll Felps, së bashku me shokët e tij të ekipit, u shpall kampion në stafetën 4 x 100 metra dhe kështu Felpsi fitoi medaljen e tij të 8-të të artë në Olimpiadën e Pekinit. Ai theu njëkohësisht dhe rekordin e shënuar para 36 vjetëve nga notari amerikan Spic, që fitoi medaljen e artë në 7 disiplina sportive në Olimpiadën e 20-të.
Me këto 8 medalje të arta, Felpsi ka fituar gjithsej 14 medalje të arta në dy edicione olimpike, shifër kjo që shënon gjithashtu rekord në histori.
Mirëpo, përpara Felpsit, mbetet ende një rekord për t'u thyer, ai i numrit të përgjithshëm të medaljeve olimpike. Në dy edicionet e fundit olimpike, Felpsi ka fituar 14 medalje të arta dhe dy të argjendta, gjithsej 16 medalje olimpike. Po kush është sportisti që ka fituar më shumë medalje olimpike?


? Sportisti që ka fituar më shumë medalje olimpike
Sportisti që ka fituar më shumë medalje olimpike është gjimnastja e shquar e ish-Bashkimit Sovjetik, Larisa Latinina, që u shpall shumë herë kampione në veprimtari të mëdha botërore dhe evropiane. Në tri edicionet olimpike nga viti 1956 deri në vitin 1964 ajo fitoi 18 medalje në gara ekipore dhe individuale, 9 nga të cilat janë të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta. Ndër këto medalje olimpike, 14 janë nga gara si individ dhe kjo përbën gjithashtu rekord në historinë olimpike.

? Sportistja që ka thyer më shumë rekorde botërore në një edicion olimpik
Në Olimpiadën e Pekinit, krahas numrit të medaljeve të arta të fituara, Felpsi shënoi tjetër rekord në historinë olimpike, rekordin e thyerjes së rekordeve botërore. Ai shënoi gjithsej 7 rekorde botërore.
Para Felpsit, ky rekord në thyerjen e rekordeve botërore në një edicion olimpik mbahej nga notarja australiane Shane Gould. Megjithëse rekordi i saj u thye nga Felpsi, ajo është prapësëprapë sportistja femër që ka vendosur më shumë rekorde botërore në një edicion olimpik.
Në Lojërat e 20-ta Olimpike në vitin 1972, 16-vjeçarja Gould theu me radhë 6 rekorde botërore dhe kështu ajo quhet si "Sirena botërore".
? Kampioni më i vjetër olimpik
Sportisti më i vjetër i shpallur kampion olimpik është qitësi suedez August Svante. Në Lojërat e 4-ta Olimpike, 65-vjeçari Svante fitoi medaljen e artë në qitjen me dy të shtëna me radhë, me rezultatin 38 pikë.
? Kampioni më i ri olimpik
Sportisti më i ri që ka fituar medaljen olimpike është Maxhorie Gestring. Në Lojërat e 11-ta Olimpike në vitin 1936, ajo mundi të gjitha "motrat e mëdha" dhe u shpall kampione në garën e hedhjes nga trampolina. Atë vit ajo ishte vetëm 13-vjeçare. (Wang Lei) (Artan)
|