v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-23 21:49:34    
He Zhenlinag: Lojėrat Olimpike tė Pekinit kanė forcuar shkėmbimet midis Kinės e botės

cri

dėgjoni

Gjatė kėrkesės pėr organizimin e Lojėrave Olimpike tė Pekinit, njė i moshuar kinez ka luajtur rol shumė tė madh, ai ėshtė kryetari i nderit i Komitetit Olimpik tė Kinės dhe anėtari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar He Zhenliang. Gjatė njė interviste pėr mediat kineze e tė huaja ditėt e fundit nė Pekin, ai shtjelloi ndikimet e Lojėrave Olimpike tė Pekinit mbi Kinėn e mbi botėn. Tani do tė ndiqni hollėsirat lidhur me tė.

He Zhenliang-u afro 80-vjeēar ėshtė njė diplomat sportiv i njohur nė mbarė Kinėn, i cili mori pjesė dy herė nė kėrkesėn pėr organizimin e Lojėrave Olimpike nga Pekini, duke qenė personi qė e ka pėrjetuar disfatėn dhe suksesin e kėrkesės pėr organizimin e lojėrave olimpike. Pas fitimit tė sė drejtės pėr organizimin e Lojėrave Olimpike Verore tė 29-ta nga Pekini nė vitin 2001, He Zhenliang-u ka punuar si kėshilltar dhe anėtar ekzekutiv i Komitetit Organizativ pranė Komitetit Olimpik tė Pekinit. Mė 8 gusht 2008 ky i moshuar, qė ka bėrė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr ardhjen e olimpiadės nė Kinė, pa nga afėr realizimin e ėndrrės olimpike njėqindvjeēare tė Kinės.

"Kur sheh nė ceremoninė e hapjes mirėpritjen e ngrohtė tė masave popullore kineze pėr delegacionet e vendeve tė ndryshme, kupton qartė se Kina ėshtė me tė vėrtetė njė vend me traditėn e etiketės, qė ėshtė gati tė jetojė nė miqėsi me popujt e ndryshėm dhe i mirėpret tė gjithė qė tė vijnė si mysafirė."

Gjatė shumė vjetėve, Hė Zhenliang-u si kryetar i Komitetit tė kulturės dhe edukatės olimpike tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr popullarizimin e gjerė tė kulturės olimpike. Sipas tij, nė zgjedhjen e vendit organizator tė Lojėrave Olimpike, pėrveē infrastrukturės sė pėrshtatshme, duhet tė mendohet mė shumė se si tė favorizohet pėrhapja e ideve dhe konceptit olimpik. Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar e zgjodhi Kinėn si vend organizator tė lojėrave olimpike, pikėrisht se nė Kinė ka bazė tė mirė masive.

"Karakteristika kryesore e organizimit tė lojėrave olimpike nė Kinė ėshtė karakteri i saj i gjerė dhe popullor. Kur 400 milionė tė rinj kinezė kanė marrė edukimin okimpik, Kina ka fituar njė medalje tė artė para se tė fillonin lojėrat olimpike. Kjo nuk ėshtė fjala ime, por ėshtė vlerėsimi i drejtuesve tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar pėr edukimin olimpik nė Kinė."

Lojėrat Olimpike kanė ushtruar ndikim tė madh mbi Kinėn dhe kanė luajtur njė rol nxitės pėr ndėrtimin e infrastrukturės, pėr pėrmirėsimin e mjedisit etj. Por He Zhenliang-u i kushton vėmendje mė tė madhe trashėgimisė shpirtėrore qė do t'i lėnė Kinės lojėrat olimpike.

"Vlerėsimet e vendeve tė ndryshme pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit do t'ia shtojnė shumė popullit kinez ndjenjėn e krenarisė, duke forcuar mė tej vetėbesimin e kombit kinez. Po mė kryesorja ėshtė se populli kinez ka kuptuar se si tė jetojė nė miqėsi me popujt e botės. Unė jam i bindur se, krahas shtimit tė vetėbesimit kombėtar dhe tė patriotizmit, populli kinez do tė respektojė mė tej kulturat e ndryshme tė botės. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė."

Sipas mendimit tė Hė Zhenlaing-ut, organizimi i lojėrave olimpike nė Kinė ka ushtruar ndikime tė mėdha si mbi Kinėn, ashtu edhe mbi botėn, duke thelluar shkėmbimet midis tyre.

"Kur njerėzit vijnė nė Kinė dhe e shohin nga afėr, thellohet njohja reciproke midis Kinės e botės dhe shtohet respekti e besimi midis tyre. Ashtu siē tha z. Zhak Rog, Lojėrat Olimpike tė Pekinit janė njė gur themeltar jo vetėm pėr zhvillimin e Kinės, por edhe pėr lėvizjen olimpike. Unė jam i bindur se ato do tė jenė njė gur themeltar edhe nė historinė e shkėmbimeve midis Kinės e botės."

Lojėrat olimpike janė njė takim madhėshtor sportiv, ku sportistėt e vendeve tė ndryshme konkurrojnė bashkėrisht, por janė edhe njė skenė pėr tė paraqitur kulturat e shumėllojshme tė botės. Hė Zhenliang-u shpreh mendimin se ēdo vend organizator pėrpiqet qė nė lojėrat olimpike tė paraqitė nė mėnyrė tė dukshme kulturėn e vet, vetėm kėshtu do tė mishėrojė me tė vėrtetė karakteristikat e kulturės sė shumėllojshme tė olimpiadės dhe kjo e fundit ka bėrė qė olimpiada tė ketė forcė mė tė madhe tėrheqėse.

"Unė jam i bindur se Lojėrat Olimpike tė vitit 2012 tė Londrės do tė kenė ngjyrėn e kulturės angleze, ashtu si Lojėrat Olimpike tė Pekinit kanė natyrisht elementet dhe ngjyrėn e theksuar tė kulturės kineze. Athina ekspozoi kulturėn e Greqisė dhe Sidnei paraqiti kulturėn australiane. Pikėrisht shumėllojshmėria e kulturės ka bėrė qė olimpiada tė jetė mė tėrheqėse dhe mė mahnitėse."

Olimpiada ka ushtruar ndikim shumė tė madh mbi botėn dhe ėshtė rrėnjosur thellė nė zemrat e njerėzve. Pikėrisht pėr kėtė arsye, disa njerėz shkaktojnė shpesh trazira duke shfrytėzuar lojėrat olimpike. Hė Zhenliang-u ėshtė i mendimit se kjo tregon se tani nė botė nuk ka qetėsi dhe mbrojtja e lėvizjes olimpike e ēuarja pėrpara e frymės olimpike janė shumė tė rėndėsishme.

"Lojėrat olimpike janė e vetmja platformė qė i bashkon tė gjithė, pavarėsisht nga besimet e ndryshme fetare, sistemet e ndryshme politike, racat dhe ngjyra e lėkurės sė tyre, pėr tė zhvilluar konkurrimin miqėsor dhe tė barabartė. Kur sheh pasionin e sportistėve qė kanė fituar, brohoritjet e ngrohta tė shikuesve pėr paraqitjen e mrekullueshme tė sportistėve, ndien se gjėrat e bukura nė botėn tonė janė mė tė shumta se ato kriminale dhe tė errėta." (Pina)