dëgjoni?
Kampioni me historinë më të gjatë në olimpiadë
Sportisti që ka marrë pjesë në më shumë olimpiada është skermisti hungarez A. Greviç. Që nga Olimpiada e 10-të në vitin 1932 deri në Olimpiadën e 17-të në vitin 1960, ai mori pjesë në 6 edicione olimpike. Gjatë kësaj periudhe, si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, dy olimpiada nuk u zhvilluan. Greviçi fitoi gjithsej 7 medalje të arta olimpike, një të argjendtë dhe dy të bronzta, gjatë një periudhe prej 28 vjetësh.
? Kampionia me historinë më të gjatë në olimpiadë
Sportistja që ka historinë më të gjatë në olimpiadë është atletja rumune Manoliu. Gjatë 20 vjetëve nga viti 1952 në Olimpiadën e 15-të deri në vitin 1972 në Olimpiadën e 20-të, ajo mori pjesë me radhë në 6 edicione olimpike. Herën e parë, ajo u radhit vetëm në vendin e 6-të në garën e hedhjes së diskut dhe herën e dytë në vendin e 8-të. Në herën e 3-të dhe atë të 4-t, ajo fitoi medaljen e bronztë. Në herën e 5-të që mori pjesë në olimpiadë, ajo u shpall kampione me rezultatin 58.28 m. Ajo u gëzua pa masë dhe tha se Zoti shpërblen përpjekjet e njerëzve. Mirëpo në herën e fundit të pjesëmarrjes në olimpiadë, Manoliu u radhit vetëm në vendin e 9-të.

? Sportisti që është shpallur kampion olimpik më shumë herë me radhë
Sportisti që është shpallur kampion olimpik më shumë herë me radhë në të njëjtën disiplinë është atleti amerikan A. Ert. Në moshën 20-vjeçare, ai mori pjesë për herë të parë në Lojërat e 16-ta Olimpike dhe u shpall kampion në hedhjen e diskut. Që nga ajo kohë ai u bë i famshëm. Më vonë, në Lojërat e 17-ta, e 18-ta dhe të 19-ta Olimpike, ai u shpall përsëri kampion olimpik i hedhjes së diskut. Ai u quajt si "Zoti i hedhjes së diskut".
? Sportisti që ka shënuar më shumë rekorde botërore
Në Lojërat e 7-ta Olimpike të vitit 1902, epërsia e ekipit amerikan në atletikë u dobësua shumë nga Finlanda. Vrapuesi finlandez i distancës së gjatë Paavo Nurmi arriti sukses të madh. Në edicionin e 7-të, atë të 8-të dhe të 9-të olimpik, ai u shpall kampion përkatësisht në vrapimin 10 000 m, 5 000 m dhe 1 500 m, duke marrë 9 medalje të arta olimpike. Ai shënoi edhe 22 rekorde botërore në garat olimpike, duke u bërë sportisti që ka vendosur më shumë rekorde botërore në olimpiadë. (Wang Lei) (Artan)
|