v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 24th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-22 20:27:01    
Këngët tematike të Lojërave Olimpike(2)

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, sot do të vazhdojmë t'ju flasim për disa këngë tematike të Lojërave Olimpike.

"The power of the dream" dhe "Reach" ? këngët tematike të Lojërave Olimpike të Atlantës të vitit 1996

Pas fitimit të së drejtës për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 1996, Atlanta ftoi mbretëreshën kanadeze të muzikës pop Celine Dion të këndojë këngën tematike. Sipas karakteristikave të zërit të Celine Dionit, muzikanti David Foster krijoi këngën "The power of the dream". Kjo këngë e këndshme u përhap për shumë kohë pas hapjes së Lojërave Olimpike të Atlantës.

Kënga "Reach" e kënduar nga këngëtarja amerikane Gloria Estefan në ceremoninë e mbylljes u la njerëzve përshtypje shumë të thellë. Kjo këngëtare me origjinë nga Kuba dhe muzikantja Diane Warren krijuan së bashku këtë këngë. Gloria Estefan u plagos rëndë në një aksident me makinë. Me vullnetin e fortë, ajo mposhti më në fund plagët dhe u kthye në skenë. Guximi dhe këmbëngulja e saj shfaqën plotësisht frymën olimpike.

"The flame" ? kënga tematike e Lojërave Olimpike të Sidneit të vitit 2000

Pothuajse të gjitha këngët në Lojërat Olimpike të Sidneit u krijuan nga muzikantë australianë. Autori i këngës "The flame" Xhon Foreman nuk ishte shumë i famshëm, para hapjes së Lojërave Olimpike, kjo këngë nuk u mirëprit shumë. Por në ceremoninë e hapjes kur zjarri u ngjit nga uji duke u shoqëruar me këngën "The flame", njerëzit ndien menjëherë pasionin e Lojërave Olimpike.

"Oqeania" ? kënga tematike e Lojërave Olimpike të Athinës të vitit 2004

Në vitin 2004, Lojërat Olimpike u kthyen në vendlindjen e tyre Athinë. Në ceremoninë e hapjes, këngëtarja islandeze Bjork këndoi këngën tematike "Oqeania". Kultura greke vjen nga Deti i Egjeut, kjo këngë shfaqi plotësisht tiparin e oqeanit ? përzierjen. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040