v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Monday    Apr 7th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-21 20:25:48    
Këngët tematike olimpike (1)

cri

dëgjoni

Pa muzikë, Lojërat Olimpike do të humbnin ngjyrat. Pas pjesëmarrjes për herë të parë në vitin 1984 të Kinës së re në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit, sportdashësit kinezë kanë shikuar 7 herë ceremonitë e shkëlqyera të hapjes së Lojërave Olimpike duke dëgjuar 7 këngë tematike olimpike me stile të ndryshme. Të gjitha këto këngë janë shumë të këndshme, disa prej tyre janë bërë edhe këngë klasike në historinë olimpike. Sot do t'u hedhim një sy disa këngëve tematike olimpike.

"Reach out" ? kënga tematike e Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984

Kjo këngë u krijua nga muzikanti i famshëm amerikan Xhon Uilliams dhe u këndua nga këngëtari i njohur po amerikan Lionel Richie.

Kjo këngë me melodinë e gjallë të muzikës amerikane kauntri shfaqi mirë frymën olimpike dhe u bë një nga këngët më të popullarizuara në botë atë vit.

"Hand in hand" ? kënga tematike e Lojërave Olimpike të Seulit të vitit 1988

Kjo këngë mund të quhet kënga më e përhapur tematike në historinë olimpike. Autori i tekstit të këngës është amerikani Tom Whitlock, kompozitori është italiani Giorgio Moroder dhe ajo u këndua nga 4 këngëtarë jugkoreanë. Teksti i këngës u bën thirrje popujve të mbarë botës të bashkohen dorë për dorë dhe të thyejnë të gjitha pengesat duke shfaqur frymën olimpike të barazisë dhe të paqes.

"Barcelona" dhe "Amigos para siempre" ? këngët tematike të Lojërave Olimpike të Barcelonës të vitit 1992

Në Lojërat Olimpike të Barcelonës, kënga tematike do të ishte "Barcelona" e krijuar nga këngëtari i famshëm pop Fredie Mercury. Mercury dhe sopranoja e famshme spanjolle Montserrat Kabelle do të këndonin së bashku këtë këngë. Por para hapjes së Lojërave Olimpike, Mercury vdiq dhe për të nderuar kujtimin e tij, Kabelle refuzoi të bashkëpunojë me këngëtarë të tjerë për ta kënduar këngën.

Më në fund, njerëzit mbajnë mend nga Lojërat Olimpike të Barcelonës këngën "Amigos para siempre" të kënduar nga këngëtarja angleze Sara Brightman dhe tenori spanjoll Hose Karreras.

"Barcelona" është një këngë që lidh muzikën klasike me popin, kurse "Amigos para siempre" mund të quhet një shembull që lidh mirë gjuhën spanjolle me gjuhën angleze. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040