v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-20 18:02:01    
Nė garėn e maratonės tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit shkėlqejnė rrezet prej nėne

cri

Mė 17 gusht, nė garėn e maratonės pėr femra tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, atletja 38 vjeēare Costantina Tomescu dhe 35-vjeēarja Paula Radclife dhanė njė shfaqje tė bukur tė "kalimit tė vetvetes", duke treguar pikėrisht frymėn qė nxjerr ky sport.

Mosha mbi 35 vjeē pėrbėn sfidė pėr sportistet qė marrin pjesė nė lojėrat olimpike, ndėrsa pėr sportin e gjatė dhe tė ashpėr tė maratonės mosha e madhe do tė thotė kalimi i kufinjve truporė dhe psikologjikė tė njeriut.

Duke filluar nga gjysma e garės sė maratonės, rumunja Tomesku u bė "aktorja e vetme". Duke i lėnė shumė larg tė tjerat, ajo vrapoi drejt pikės sė fundit dhe fitoi lehtė medaljen e artė. Nė fakt lodhjet dhe mundimet prapa suksesit di vetėm Tomesku.

Dėmtimi dhe sėmundja e gjatė bėnė qė kjo atlete e vjetėr pėr pak sa nuk doqi dorė nga ky sport. Por mbėshtetja e anėtarėve tė familjes e sidomos tė birit, i dha forcėn e madhe qė tė vazhdojė vrapimin nė pistėn e njohur prej saj dhe mė nė fund ajo u ngjit nė tribunėn e dhėnies sė medaljeve. Pas garės atė e mor malli mė shumė pėr djalin e saj 13 vjeē. Asaj i vjen keq qė gjatė pjesėmarrjes nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit nuk mund tė jetė me tė birin:

"Para lojėrave olimpike djali mė tha: 'Nėnė, jam i bindur se ti do tė radhitesh nė 3 vendet e para'. Ai mė uroi sukses. Pėr shkak tė pėrgatitjes pėr lojėrat olimpike ka njė kohė tė gjatė qė nuk e kam parė. Ai ėshtė nė Rumani, ndėrsa unė isha nė Amerikė. Nesėr do tė fillojė viti i ri shkollor, mė vjen keq qė nuk mund ta shoqėroj dot atė nė shkollė."

Atletes sė njohur angleze 35 vjrēare Paula Radklife, pretedentje kryesore pėr medaljen e artė nė garėn e maratonės tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, para se tė vinte nė Pekin iu nxor befasisht diagnoza se kishte thyer kockėn e kofshės. Por Radclifja e fortė nuk e dėgjoi kėshillėn e mjekut dhe erdhi nė Pekin duke marrė me vete ėndrrėn e saj tė parealizuar 4 vjet mė parė.

Pas gjysmės sė garės, dėmtimi e pengoi shumė vrapimin e saj, dhe nga vuajtja ajo u ndal nė vend. Kur tė gjithė menduan se ajo do tė hiqte dorė nga gara, ajo e vazhdoi atė deri nė fund. Pas garės, kur e pyetėn ēfarė e inkurajoi qė tė kėmbėngulte tė vazhdonte, ajo u tha se i shkuan ndėr mend fėmijėt dhe tė afėrmit e saj.

Radclife-it i vjen keq pėr vendin e 23-tė tė zėnė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, por ashtu si Tomesku ajo ka fituar titullin kampion nė jetėn e saj. (Pina)