v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Tuesday    Apr 8th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-20 20:04:40    
Medalja e artë e qitjes e humbur në mënyrë të pafat

cri

dëgjoni

Në delegacionin olimpik kinez, ka vetëm dy sportistë që kanë marrë pjesë 4 herë në Lojërat Olimpike. Një prej tyre është sportistja e hedhjes në ujë Guo Jingjing dhe tjetri është qitësi Tan Zongliang. Më 12 gusht, në finalen e qitjes së lirë me pistoletë 50 metra për meshkuj të Lojërave Olimpike të Pekinit, Tan Zongliang fitoi medaljen e argjendtë. Kjo është e vetmja medalje e tij në 4 edicionet e Lojërave Olimpike ku ka marrë pjesë.

Në konferencën e shtypit të organizuar pas garës, duke folur për jetën e tij 23-vjeçare të qitjes dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për 12 vjet, Tan Zongliang tha: "Ky është një proces plot me vështirësi, por unë nuk pendohem."

Në fakt, medalja e argjendtë ka vërtetuar se Tan Zongliang është një qitës i shquar. Në finalen e Lojërave Olimpike të Pekinit, në raundin e parë, Tan Zongliang bëri një gabim të madh dhe mori vetëm 7.9 pikë. Megjithatë, ai fitoi më në fund medaljen e argjendtë.

Për trajnerin e Tan Zongliangut Wang Yifu, Tan Zongliang ka rëndësi të madhe për ekipin e qitjes. Ai tha:

"Tan Zongliang është shpallur shumë herë kampion botëror dhe është sportisti përfaqësues në ekipin kinez. Ai ka drejtuar sportistë të rinj të kenë pandërprerë rezultate të mira në gara ndërkombëtare."

Wang Yifu është i mendimit se fitimi nga Tan Zongliangu i medaljes së argjendtë olimpike ka rëndësi historike:

"Rezultati i tij në Lojërat Olimpike të Pekinit nuk është shumë i rëndësishëm, më e rëndësishmja është që ai e ka mposhtur veten."

Tani Tan Zongliang nuk e ka vendosur ende nëse do të largohet nga sporti i qitjes. Duke i hedhur një sy pjesëmarrjes në 4 edicione të Lojërave Olimpike, ai tha: "Më pëlqen qitja." (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040