v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-19 20:24:11    
Duhet tė respektohen si fituesi, ashtu edhe i munduri

cri

Mė 17 gusht, gjatė garės sė qitjes me pushkė me 3 pozicione 50 metra pėr meshkuj tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ndodhi ngjarja mė dramatike deri tani nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Nė gjendjen e mbarė gjatė ndeshjes, qitėsi amerikan Methju Emons arriti "suksesin e paparashikuar" me 4.4 pikė nė fund tė ndeshjes dhe rishfaqi momentin e humbjes nė fund tė medaljes sė artė nė Lojėrat Olimpike tė Athinės tė vitit 2004. Tė gjithė spektatorėt u habitėn dhe shprehėn keqardhje. Me paraqitjen e mirė nė fund tė garės, kinezi Qiu Jian, qė ishte nė vendin e tretė, i kaloi dy qitėsit para tij dhe fitoi medaljen e artė.

Pėr njė sportist, Lojėrat Olimpike qė zhvillohen njė herė nė 4 vjet, janė njė cikėl. Methju Emonsi, qė qėndroi nė skenėn e Lojėrave Olimpike tė Pekinit, nuk e kishte menduar se do tė pėrsėritej historia e Athinės. Por, ai nuk ishte aq i dėshpėruar sa menduan njerėzit:

"Nė atė kohė, veprimi im i qitjes ishte shumė normal. Qė nga sipėr deri poshtė, por pushka ime hapi zjarr para kohe. As unė nuk e dija si ishte puna? Ndoshta ky ėshtė fati. Por tė gjitha kanė kaluar."

Nė kėtė garė ishte njė spektatore e veēantė. Ajo ėshtė fituesja e medaljes sė parė tė artė tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, bashkėshortja e Methju Emonsit Katerina Emons. Ajo i tha korrespondentit se, nė fakt, 9 tė shtėnat e para, Methju i bėri shumė mirė. Por, e papritura ndodhi pėrsėri. Kjo tregon se medalja nuk i pėrket ende Methjuit.

"Ai dėshtoi nė kėtė garė dhe ėshtė ndoshta pak i dėshpėruar. Por, tė gjitha do tė vazhdojnė."

Pas ndeshjes, Methju Emonsi me veshjen e rėndė tė qitjes, dha me durim intervistė pėr korrespondentėt dhe nuk kishte aspak moskėnaqėsi. Madje ai buzėqeshte shpesh me besim:

"Ah, gjėja qė duhet tė bėj unė, ėshtė lehtėsimi. Pėr mua, pushimi ka filluar."

Kurse pėr qitėsin kinez Ciu Jian, kjo ėshtė njė medalje e artė e pritur prej kohėsh. Ai ėshtė veteran i ekipit kinez tė qitjes dhe nuk kishte fituar asnjė titull kampion nė garat e ndryshme tė viteve tė kaluara.

Ai tha:

"Nė atė kohė, unė mendova tė bėja pėrpjekje pėr punėn time dhe tė bėja mirė ēdo tė shtėnė pa keqardhje. Pastaj, unė nuk e dija si ishte gjendja e kundėrshtarėve. Nė fakt, nuk dėgjova pikėt, por dėgjova vetėm duartrokitjet e spektatorėve."

Historia ishte e afėrtė me habi, por, me frymėn olimpike, Ciu Jian me pėrpjekjet e palodhura fitoi medaljen e artė, por edhe Methju Emonsi me vetėbesim dhe optimizėm gjeti gjithashtu respektin nga njerėzit.

Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės Ran Binbin njoftoi nė Pekin. (Du)